31 Tetor 2024, 19:58
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur para mbështetësve tij bëri edhe njëherë thirrje për protestën sensibilizuese ditën e shtunë në Shkodër. Berisha gjithashtu u shpreh se Shkodra ka qenë gjithmonë për Shqipërinë, në momentet e saj më të vështira dhe sot shqiptarët do të jenë për Shkodrën në momentet e saj më të vështira.
"Miqtë e mi, e keqja luftohet vetëm me qëndresë. Luftohet vetëm me mosbindje. Luftohet me sulm. Luftohet me sakrifica.
Prandaj ditën e shtunë, çdo qytetar nga çdo qytet i Shqipërisë, të bashkohet në Shkodër në marshin, në mosbindje civile, për Shkodrën, për Shqipërinë. Ta çlirojmë Shkodrën nga qelbësirat dhe Edi Rama. Të çlirojmë Shqipërinë nga e keqja. Nuk ka mision më të madh për shqiptarët Që nesër fëmijët tanë të mos shkojnë në shkollë dhe të bien viktima të breshërive të bandave.
Që ne të mos shohim prindërit tanë të mbeten të vrarë rrugëve për shkak të bandave me licencë. Që nesër t’i japim fund këtyre akteve nga bandat e qeverisë. Kurrë ndonjëherë nuk ka pasur shprehja "ç'më duhet mua?" një kosto më të madhe sot për shqiptarët. Prandaj të gjithë ne, le të solidarizohemi të shtunën me Shkodrën. Shkodra ka qenë gjithmonë për Shqipërinë, në momentet e saj më të vështira. Sot shqiptarët do të jenë për Shkodrën në momentet e saj më të vështira.
Shkodra nuk përkulet, nuk mposhtet kurrë. Dhe bashkë, si shqiptarë, në mosbindje civile, ne do i kthejmë përgjigjen e merituar Edi Ramës, për këto krime monstruoze që ka bërë ndaj shqiptarëve. Ditën e shtunë në ora 12:00, të gjithë në Shkodër. Të gjithë në marshim. Të gjithë në mosbindje civile. Rrofshi ju. Rroftë Shkodra heroike. Rroftë Shqipëria. Është radha jonë. Është radha jonë. Është radha jonë. Fitore, fitore, fitore!" tha Berisha.
sali berisha
Politike
31 Tetor 2024, 19:56
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalimit tij para mbështetësve bëri një tjetër...
Politike
31 Tetor 2024, 19:49
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalimit tij mbrëmjen e sotme u ka bërë thirrje qytetar&...
Politike
31 Tetor 2024, 19:39
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit tij mbrëmjen e sotme ka folur për atentati në Sh...
Politike
31 Tetor 2024, 19:25
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalimin para mbështësve të mbledhur poshtë banesë...
Politike
31 Tetor 2024, 17:28
r.ll
ervin salianji
FIER- Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar nga burgu i Fierit lidhur me atentatin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në...
Politike
31 Tetor 2024, 17:02
r.ll
silvio gonzato dhe edi rama
TIRANË- Shqipëria ka bërë pak progres në luftën kundër korrupsionit dhe kjo falë pun&eu...
Politike
31 Tetor 2024, 16:51
r.ll
pamje nga forumi
TIRANË- Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku...
Politike
31 Tetor 2024, 14:27
M.B
Foto nga takimi
KANADA- Në Konferencën e Ministrave mbi Dimensionin Humanitar të Formulës së Paqes në Ukrainë, Mini...
Politike
31 Tetor 2024, 14:12
ZH.LL
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shpallur protestën e radhës të opozitës në Shkod&...
Politike
31 Tetor 2024, 14:08
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi se Shqipëria është i vetmi vend në Europë me tre liderët e...