LIVE UPDATES
Politike

Berisha në Belsh: Përshëndes ata socialistë që po refuzojnë të shkojnë përfaqësues të partisë së krimit në komisionet zgjedhore

Ai shtoi se programi i PD-së është program që synon të ndryshojë jetën për mirë të çdo qytetari shqiptar.

1 Maj 2025, 13:08 Nga M.B
Berisha në Belsh: Përshëndes ata socialistë që po
Sali Berisha

BELSH- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim elektoral në Belsh. Berisha tha se dëshironte të përshëndeste ata socialistë që, sipas tij, po refuzojnë të shkojnë përfaqësues të PS-së në komisionet zgjedhore. Ai shtoi se programi i PD-së është program që synon të ndryshojë jetën për mirë të çdo qytetari shqiptar. 

Berisha premtoi se 100 ditët e para, nëse fitojnë zgjedhjet, do të vendosin minimumin jetik për çdo shqiptar, për çdo pensionist që merr nën 200 euro. Ai tha se sot janë 560 mijë pensionistë me pensione jo të plota, por të pjesshme, çka do të thotë se marrin nën 172 euro. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Të dashur qytetare dhe qytetarë, banorë të Belshit dhe Cërrikut, një përshëndetje të përzemërt për të gjithë ju, një mirënjohje të thellë dhe të pakufishme për mbështetjen që dhatë në zgjedhjet vendore dhe fitoren tuaj. Dua të përshëndes sot gjithashtu udhëheqësin politik të qarkut të Elbasanit, zotin Tomorr Alizoti, kryetarin e PD të Belshit dhe kryetaren e PD të Cërrikut, kandidatët e shkëlqyer për deputetë të qarkut të Elbasanit dhe t’u japim fjalën se së bashku me këta përfaqësues që janë krenaria e banorëve të Elbasanit dhe mbarë Shqipërisë, projektin e Belshit madhështor, Cërrikut madhështor, do e bëjmë realitet në të gjitha zbatimin e premtimeve tona.

Të dashur miq, ju do çuditeni pak, por unë prapë dua të përshëndes përzemërsisht të gjithë ata socialistë që këto ditë po refuzojnë të shkojnë përfaqësues të partisë së krimit në komisionet zgjedhore. Jeni dëshmi e shkërmoqjes para disfatës e Edi Ramës dhe regjimit të tij. Unë u them atyre se jeni patriotë të vërtetë dhe ne na bashkon dashuria për Shqipërinë, për vlerat që ndajmë njëri me tjetrin. Dhe i garantoj se ky program është program për çdo shqiptar. Është program që synon të ndryshojë jetën për mirë të çdo qytetari shqiptar. Me këtë rast, edhe njëherë i bëj thirrje administratës, çdo punonjës t’i qëndrojë besnik ligjit, t’u shërbejë ju në përputhje me ligjin dhe ne e konsiderojmë atë shërbëtor të vyer të shtetit.

Natyrisht ata që zgjedhin patronazhistin, ata janë terroristë elektoralë, do ndiqen gjithë jetën për krimin antidemokratik që kanë kryer. Miqtë e mi, unë vij sot tek ju për të parashtruar projektin tonë, i cili ka dy qëllime madhore. Së pari, t’u kthejë paratë ju, qytetarëve shqiptarë, t’u kthejë taksat ju në rroga, pensione, mbështetje ekonomike, mbështetje papunësie, shërbime shëndetësore, shërbime arsimore, infrastrukturë. Së dyti, një mundësi të re për secilin prej jush. Në këtë mënyrë ne jemi të bindur se ecim drejt Dumresë madhështore, Cërrikut madhështor, Elbasanit madhështor dhe Shqipërisë madhështore. Ndaj dhe ne në 100 ditët e para, ua them këtu, ne betejën më të egër me të këqijat që kanë zënë këtë vend do e kemi 100 ditët e para.

Do i mundim ato. 100 ditët e para ne zotohemi para jush se do vendosim minimumin jetik për çdo shqiptar, për çdo pensionist që merr nën 200 euro. Dhe sot janë 560 mijë pensionistë me pensione jo të plota, por të pjesshme, çka do të thotë se marrin nën 172 euro. Që të gjithë këta do marrin 200 euro. 200 euro do marrë çdo qytetar i papunë dhe çdo qytetar në ndihmë ekonomike, çdo student me bursë dhe çdo fëmijë që jeton në familje me një prind, çdo jetim. Në këtë mënyrë ne nxjerrim jashtë varfërisë ekstreme çdo qytetar shqiptar, përjashtojmë nga Shqipëria mjerimin.

sali berisha

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen