LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Nuk më vjen mirë që Turqia forcon një ushtri që përbën rrezik për rajonin! Rama ishte i vetmi që bllokoi xhaminë e Namazgjasë

Gjatë fjalës së tij Berisha foli edhe në lidhje me inagrurimin e xhamisë së Namasgjasë. Ai u shpreh se ka dënuar dhe dënon me forcën më të madhe përpjekjet primitive antishqiptare të Edi Ramës, të pashembullta ndonjëherë në historinë e këtij vendi, të cilat janë dokumentuar me akte madhore të këtij antishqiptari këtë vjeshtë.

12 Tetor 2024, 13:46 Nga N.F
Berisha: Nuk më vjen mirë që Turqia forcon një ushtri
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë para mediave ku ka folur në lidhje me buxhetin e vitit 2025. Gjatë fjalës së tij Berisha foli edhe në lidhje me inagrurimin e xhamisë së Namasgjasë. Ai u shpreh se ka dënuar dhe dënon me forcën më të madhe përpjekjet primitive antishqiptare të Edi Ramës, të pashembullta ndonjëherë në historinë e këtij vendi, të cilat janë dokumentuar me akte madhore të këtij antishqiptari këtë vjeshtë.

Sipas tij Rama shfrytëzoi përfaqësimin e shqiptarëve në OKB për të dalë aty si me qenë i biri i Ajatollahut dhe të shpallë për interesat e tij mafioze apo të tjera, por fund e krye antishqiptare, krijimin e shtetit islamik bektashi, duke harruar se nuk ekziston besim fetar bektashi. Berisha shtoi se përpjekjet e Edi Ramës për politizim janë përpjekje satanike, antishqiptare dhe antikushtetuese.

Fjala e Berishës:

Komplekse. Por, lidhur me pjesën në Shqipëri. Unë kam një thirrje të veçantë sot për besimtarët myslimanë shqiptarë, të mos pranojnë kurrë që asnjë lloj ndërhyrje politike e kujtdo qoftë ajo, t’i përçajë ata. Të plagosë apo të dëmtojë vlerën supreme morale që kemi ne shqiptarët, tolerancën fetare dhe bashkëveprimin ndërfetar, të shkëlqyera. Ajo që mund të them unë, kam dënuar dhe dënoj me forcën më të madhe përpjekjet primitive antishqiptare të Edi Ramës, të pashembullta ndonjëherë në historinë e këtij vendi, të cilat janë dokumentuar me akte madhore të këtij antishqiptari këtë vjeshtë.


Edi Rama shfrytëzoi përfaqësimin e shqiptarëve në OKB për të dalë aty si me qenë i biri i Ajatollahut dhe të shpallë për interesat e tij mafioze apo të tjera, por fund e krye antishqiptare, krijimin e shtetit islamik bektashi, duke harruar se nuk ekziston besim fetar bektashi. Se bektashinjtë shqiptarë janë myslimanë të shkëlqyer, janë atdhetarë, kanë kontribute njësoj si katolikët apo ortodoksët në këtë vend. Por Edi Rama nuk u ndal me këtë thikë pas shpine që u përpoq t’i fusë nga pozita armiqësore antishqiptare besimit mysliman shqiptar.


Edhe në disa elementë të inaugurimit të xhamisë synonte pikërisht këtë gjë. Edhe njëherë, uroj nga zemra ta gëzojnë xhaminë e mrekullueshme të Namazgjasë besimtarët shqiptarë. Por nëse ka pasur një kundërshtar absolutisht të saj, që e ka mbajtur peng për vite e vite, ky quhet Edi Rama, i cili njëlloj si i biri i Enver Hoxhës, nxirrte tezën se nuk mund të ndërtohet xhami ngjitur me parlamentin. Ua them unë shqiptarëve këtë. U desh të largohej ai nga bashkia që qeveria vendore të firmoste lejen për ndërtimin e xhamisë. Do bëj edhe një sqarim të dytë këtu, ndërtimi i xhamisë së Namazgjasë, sepse projekti më ka ardhur në zyrë me kryearkitektin e studios, çdo gjë ka qenë marrëveshje mes KMSH dhe familjes pronare apo familjeve pronare, të cilat bujarisht i dhuruan një sipërfaqe toke komunitetit.


Dhe komuniteti pranoi që në plotësim të kushteve urbanistike, pa shkelje, të ndërtonin edhe ata një pronë në pronën e tyre. Kurse Edi Rama sillej me një maket që e ngrinte herë këtu dhe aty, por ishte kundër Namazgjasë. Pra, e mbyll këtë fjalë me një thirrje shumë miqësore për besimtarët, por edhe ortodoksë dhe katolikë, mos lejoni kurrë të politizojë, të përdorë nga politika.
Kushtetuta ka një nen të artë që ndan shtetin nga feja dhe ky është interesi më i mirë i besimeve fetare. Përpjekjet e Edi Ramës për politizim janë përpjekje satanike, antishqiptare dhe antikushtetuese.


Sigurisht nuk më vjen mirë absolutisht që Turqia të kontribuojë në forcimin e një ushtrie, e vetmja në rajon që përbën rrezik për paqen dhe stabilitetin. Dhe në vend që të shpallet një embargo ndaj një vendi që nuk respekton embargon ndaj Rusisë, deklarohet se do investohet dhe do ketë shitje armësh, etj, etj. Në fund të fundit, shqiptarët duhet ta dinë, ne jemi për marrëdhënie miqësore me Turqinë, por marrëdhëniet nuk mund të jenë kurrë ato që duhet kur kanë autokracitë. Me opozitën laike turke, e cila i përmbahet parimeve të kemalizmit, ne kemi dhe do kemi marrëdhëniet më të mira midis partive dhe vendeve tona.

berisha rama xhamia e namasgjase

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë