3 Prill 2025, 14:12
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se pas 11 majit, qeveria e PD-së do të fillojë negociata të hapura dhe transparente me SHBA-të për çështjen e tarifave. Duke folur në konferencë për shtyp Berisha theksoi se Shqipëria ka përfituar deri tani tarifa më të ulëta se vendet e tjera dhe se çështja e tarifave është një çështje globale që kërkon një qasje të balancuar dhe paanshme. Berisha gjithashtu tha se në rast se fitojnë besimin e qytetarëve, negociatat do të jenë një prioritet i menjëhershëm pas 11 majit.
"Qeveria e PD-së, pas 11 majit do të ketë në axhendën e vet, negociatat e hapura, transparente me qeverinë e SHBA-së, për çështjen e tarifave. Jam optimist, sepse nëqoftëse ju keni konstatuar, për Shqipërinë janë përdorur, në një shikim të parë, tarifat më të ulëta se në vendet e tjera, edhe për Kosovën e njëjta gjë. Kështu që unë këtë koment kam për tarifat. Një gjë dua të ju them. Që kur ka dalë kjo çështje, unë e kam ndjekur, por çfarë kam konstatuar.
Në disa shkrime serioze, kam konstatuar vendet e tjera kishin vendosur kishin vendosur tarifa shumë më të larta ndaj prodhimeve amerikane se sa SHBA ndaj vendeve të tyre. Ky ishte një studim krejt i paanshëm, madje mund të thosha një studim nga linja që nuk janë shumë në këtë orientim. Nëqoftëse një veturë jo prodhim amerikan, tarifohej me 3% në SHBA, vetura amerikane tarifohej me 10%, me trefishin e saj. Por reale, mund të them se kishte vend që kishte 17% tarifën, ndërkohë që SHBA e kishte tarifën 3% për ta.
Çështja e tarifave është një çështje globale e cila nuk mund të jetë njëanshmëri, nuk shkohet me njëanshmëri se dihet ndikimi që ka në prodhim. Ajo që dëgjuat këtu, ‘Made in Albania’ është drejtim themelor i kohës për ekonominë. Prodhim, prodhim, prodhim. Sepse shpërndarja e pabarabartë e prodhimit, rënia vetëm pas komponentit financiar, rrezikojnë për ekonomi jo të qëndrueshme. Pra ky është komenti im për tarifat, negociata, negociata, negociata, pas 11 majit," tha Berisha.
sali berisha
Politike
3 Prill 2025, 14:09
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Rreth dy javët e mbetura deri te mbajtja e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës janë të mj...
Politike
3 Prill 2025, 14:07
M.L
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Teatri Kombëtar do të ndërtohet siç ka q...
Politike
3 Prill 2025, 14:02
E. D
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët ka prezantuar programin për artin dhe kultur&eum...
Politike
3 Prill 2025, 13:57
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët kritikoi ashpër gjendjen e ...
Politike
3 Prill 2025, 13:45
M.L
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet për familjen Xhepa, pas ndarjes nga jeta e aktores së shq...
Politike
3 Prill 2025, 12:59
I.A
Silvio Gonzato
TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Silvio Gonzato ka folur ditën e sotme në takimin ‘Dialogu s...
Politike
3 Prill 2025, 11:54
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama mori pjesë në takimin “Shqipëria 2030 në BE - Rruga e Reformave” ku u shpr...
Politike
3 Prill 2025, 11:46
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat në takimin “Shqipëria 2030 në BE - Rruga e Reformave”. Drej...
Politike
3 Prill 2025, 11:35
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama, mbajti sot fjalën në takimin e dytë të nivelit të lartë “Shqipëria 20...
Politike
3 Prill 2025, 11:31
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të dytë të lartë “Shqipëria 2030 në BE-Rruga e Refo...