5 Maj 2023, 12:45
Nga F.M
Tepsia
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë publik spotin e ri për zgjedhjet e 14 majit. Këtë herë, Berisha ka publikuar një video ku shihet një tepsi me mbishkrimin “Shqipëria nuk është e varfër, Shqipëria është e vjedhur”.
‘Tepsia e Edi Ramës’, kështu e konsideron Berisha tepsinë me byrek që është e ndarë në gjashtë pjesë dhe në secilën shkruhet një prej aferave për të cilën Opozita akuzon qeverinë. Mes tyre shihen tenderat, inceneratorët, fluurimet e kryeministrit Rama dhe jo vetëm.
Teksti i spotit:
Shqipëria nuk është e varfër, Shqipëria është e vjedhur. Kjo është tepsia që Edi Rama u kërkonte shqiptarëve. Çfarë bëri këto vite Edi Rama me këtë tepsi? Miliona euro u vodhën për luksin e shfrenuar të rilindjes. 21 milionë euro për fluturimet e Ramës me avion taksi. Darkat 10 mijë euro në restorante të shtrenjta. 4 milionë euro për oborrin e Kryeministrisë, që vetëm Edi Rama mund ta shohë. Në një vit shqiptarët kanë humbur një rrogë. Inceneratorët që nuk ekzistojnë janë vjedhja më e madhe në historinë e Shqipërisë. 430 milionë euro, me vet firmat e Ramës dhe Veliajt. Me aq para pensionet dyfishoheshin. KLSH ka raportuar 1.2 miliardë euro të vjedhura në 10 vite. Me aq para çdo rrogë do të ishte rritur me dyfish.
Sulmet që Edi Rama u bën mediave dhe shqiptarët do t’i paguajnë deri në 1.6 miliardë euro. Një tjetër faturë që rroga do të mund të mbidyfishoheshin. Vjedhja tjetër ndodh me bashkitë. Me rilindjen urbane 2.3 miliardë janë hedhur në fasada dhe sheshe. Ky çmim nuk justifikon as përafërsisht kostot e investimit. Këto janë thërrimet që Edi Rama ka lënë te tepsia për shumicën e shqiptarëve, qofshin ata demokratë, socialistë, apo pa parti. Këto thërrime janë arsyet pse shqiptarët ikin, vriten me njëri-tjetrin dhe jetojnë në mjerim. Tepsia e Edi Ramës iu kushtoi shqiptarëve 5.9 miliardë euro. Ku shkoi e gjithë pasuria e shqiptarëve? Tepsia u vodh nga Edi Rama dhe familja e tij që marrin çdo tender. Tepsia u vodh nga ministrat e rilindjes, nga kryebashkiakët kriminelë dhe krimi i organizuar. Në datën 14 maj nuk votojmë vetëm bashkitë. Votojmë kundër vjedhjes. Ndryshimi në duart e tua! Në 14 maj voto numrin 1, “Bashkë Fitojmë”!
edi rama sali berisha
Politike
5 Maj 2023, 12:19
k.m.
Sali Berisha dhe Ismail Uka
DIBËR- Nga Dibra, ish-kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje votuesve të votojnë kandidatin e koalicionit...
Politike
5 Maj 2023, 11:52
k.m.
Arben Ahmetaj
TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po merr në pyetje disa persona lidhur me...
Politike
5 Maj 2023, 11:48
k.m.
Ilirjan Celibashi dhe Lealba Pelinku
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizoi sot testimin operacional për pajisjet e identifikimit elekt...
Politike
5 Maj 2023, 11:14
f.g
Edi Rama ne Kukes
TIRANE- Fushatë me këngë dhe me valle për të sfiduar kundërshtarët politikë. Kryeministri Edi Ram...
Politike
5 Maj 2023, 11:04
k.m.
Rexhep Tajip Erdogan
TURQI- Vlerësimi i "Economist" ka nxitur një reagim të keq nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan. Pas publikimi...
Politike
5 Maj 2023, 11:07
F.M
Martin Schulz
TIRANË- Ish-Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz, drejtues i partive socialdemokrate ka porositur qeverinë shqiptare q&...
Politike
5 Maj 2023, 10:21
A.B
Posteri i fushatës
DURRËS- Kandidatja për Bashkinë e Durrësit, Emiriana Sako ka ndarë një shkrim publik, që i kush...
Politike
5 Maj 2023, 10:05
A.B
Erion Veliaj
TIRANË- Zëdhënësja e fushatës së kandidatit të 'Bashkë Fitojmë", Silvi Bardhi ka ndarë dit&e...
Politike
5 Maj 2023, 09:00
A.B
Pjese nga emisioni
TIRANË-Aktori i njohur Bujar Asqeriu ndryshoi mendim për çështjen e Teatrit Kombëtar, pasi u kërcën...
Politike
4 Maj 2023, 23:14
k.m.
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka paralajmëruar zgjedhje të parakohshme parlamentare. Në fjal&eum...