LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Të dhënat e SKY ECC për Taulant Ballën janë shumë më kriminale se ato të Çyrbjes, por ai mbrohet nga Skapi i partisë

Berisha u shpreh se të dhënat dhe përgjimet në Sky ECC për Taulant Ballën janë shumë herë më kriminale se ato të Çyrbjas. Ai shtoi se Çyrbja ka kryer krimin e shëmtuar duke marrë në mbrojtje Altin Hajrin, por Taulant Balla me Vath Stakën, prokuror sot në KLP, me urdhër të bandave, liruan dy terroristë që i vendosën tritolin për ta eksploduar në publik qytetarin Lulzim Kulla.

21 Tetor 2024, 13:23 Nga N.F
Berisha: Të dhënat e SKY ECC për Taulant Ballën janë
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur një konferencë me gazetarët. Gjatë fjalës së tij Berisha komentoi arrestimin e ish-deputeti socialist, Jurgis Çyrbja. Berisha u shpreh se të dhënat dhe përgjimet në Sky ECC për Taulant Ballën janë shumë herë më kriminale se ato të Çyrbjas. 

Ai shtoi se Çyrbja ka kryer krimin e shëmtuar duke marrë në mbrojtje Altin Hajrin, por Taulant Balla me Vath Stakën, prokuror sot në KLP, me urdhër të bandave, liruan dy terroristë që i vendosën tritolin për ta eksploduar në publik qytetarin Lulzim Kulla. Berisha theksoi se shumë më të forta se veprat e kryera nga Çyrbja janë ato të Taulant Ballës, i cili në regjistrime rezulton zëdhënës i interesave të familjes mafioze Bajrët, familjes mafioze Çela, familjes mafioze Rrajat.

Fjala e Berishës:

Sot, kolegët e Erion Veliajt në Skapin e partisë njoftuan, bënë publik për akuzat që kanë ndaj Jurgis Çyrbjes dhe të dhënat që kanë marrë me SKY ECC. Të dashur qytetarë, shumë herë më kriminale janë të dhënat që SKY ECC dhe përgjimet kanë dhënë për kriminelin ministër Taulant Balla. Vërtet Çyrbja ka kryer krimin e shëmtuar duke marrë në mbrojtje Altin Hajrin, por mos harroni se Taulant Balla me famëziun Vath Staka, prokuror sot në KLP, me urdhër të bandave, liruan dy terroristë që i vendosën tritolin për ta eksploduar në publik qytetarin Lulzim Kulla.


Dhe Taulant Balla lëviz si përfaqësues i qeverisë nëpër botë. Shumë më të forta se veprat e kryera nga Çyrbja janë ato të Taulant Ballës, i cili në regjistrime rezulton zëdhënës i interesave të familjes mafioze Bajrët, familjes mafioze Çela, familjes mafioze Rrajat, etj. Kush mund t’i mohojë këto fakte përveç Altin Dumanit, këtij mercenari, më i lig se Nuredini? Edi Rama duhet të japë dorëheqjen në mënyrë urgjente sepse mban ministër Taulant Ballën, ndër të tjera, i cili figuron në regjistrime si njeri që ka porositur vrasje, të gjitha këto të publikuara. Si një njeri që është marrë intensivisht me tenderat e bandave.

Si një njeri i cili ka organizuar kurthe për të arrestuar njerëz për krime që nuk i kishin kryer kurrë.
Edi Rama duhet të japë dorëheqjen sot si kreu i krimit të organizuar në Shqipëri, sepse vëlla Olsi, me dokumente zyrtare, është faktuar eksponent i klanit shqiptaro-kolumbian të Hakmarrjes për Drejtësi të Xibrakës. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen menjëherë sepse është shtylla kryesore e krimit në Shqipëri.

berisha rama taulant balla sky ecc jurgis çyrbja

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen