LIVE UPDATES
Politike

Berisha thirrje studentëve: Historia ka provuar që protestat tuaja kanë qenë vdekjeprurëse për çdo diktaturë

Berisha ka theksuar se ky vend nuk e meriton të humbasë rininë e tij.

16 Janar 2024, 19:54 Nga I.A
Berisha thirrje studentëve: Historia ka provuar që protestat tuaja
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së Sali Berisha ka ftuar çdo student që të marrë pjesë në protestë ditën e sotme. Teksa ftoi studentët në protesta, Berisha tha se protestat e tyre janë vdekjeprurëse për çdo diktaturë. Berisha ka theksuar se ky vend nuk e meriton të humbasë rininë e tij.

"Miqtë e mi! Ju jeni heronj të vërtetë. Ju përballeni me presione të jashtëzakonshme, ju përballeni me propagandën e mashtrimit të Edi Ramës, me lakenjtë e tij, por përsëri ju jeni në këmbë, jeni të vendosur që Shqipëria të ngrihet në këmbë. Përsëri ju jeni të vendosur tu dilni zot idealeve tuaja, tu dilni atyre parimeve që bëjnë të lirë çdo vend, që bëjnë dinjitoz çdo komb dhe vend. Thirrja ime është për çdo qytetar shqiptar; të mendojnë një herë së bashku vetëm për një moment Shqipërinë. A e meriton ky vend të humbasë rininë e tij. A e meriton ky vend të humbasë të ardhmen e tij. A e meriton ky vend të shndërrohet në arenë krimi dhe korrupsioni. Sa lumenj gjaku, sakrificash, djerse, mundi janë derdhu nga paraardhësit tanë për të mbajtur Shqipërinë, dheun e shqiptarëve. Kurse sot para syve tonë vendi rrokulliset ço ditë.

Ne nuk kishim një rrugë të lehtë, por ndryshimi dramatik, rrokullisja dramatike e 10 viteve të fundit, bën përgjegjës para së gjithash një njeri, një albanofob, një armik të shqiptarëve, kryehajdut të kombit, bën përgjegjës Edi Ramën. Një thirrje të veçantë kam për studentet dhe studentët. Sot është një moment historik për ju. Askush më shumë se ju nuk mund në këtë mision të bëjë më shumë në shpëtimin e Shqipërisë. Mos harroni se në mbarë Europën, pavarësisht nga jeta e përditshme, por jeni studentët më të parespektuar, jeni studentët më të përçmuar, jeni studentët të ngarkuar me tarifat më të larta, jeni studentët me qiratë më të larta, jeni studentët në fakt më të papërfillur. Atëherë, çfarë pritet më. A nuk është ku momenti ti dilni zot vetes tuaj, ti dilni zot universiteteve tuaja, ti dilni zot vendit tuaj. Historia ka provuar, jo vetëm e Shqipërisë, por edhe në vende të tjera, studentët, protesta e tyre ka qenë vdekjeprurëse për çdo diktaturë.

Ndaj dhe ngrihuni edhe njëherë, së bashku të përmbysim narkoshtetin, të përballemi me këtë të keqe të madhe, që kërkon një Shqipëri pa opozitë. Që kërkon një Shqipëri me njerëz pa dinjitet. Që kërkon një Shqipëri që braktiset çdo ditë, nga bijat dhe bijtë e tij. Edhe njëherë ju falënderoj shumë. Me shumë mirënjohje ju ftoj të vazhdojmë këtë betejë, me bindjen e plotë se fitorja është e afërt. Me guximin tonë ne do të përmbysim diktaturën e re. Regjimi i narkoshtetit nuk mund të na mposhtë ne kurrë. Së fundi mesazhi nga rruga e shpresës, rruga e dritës për sarajet e Surrelit, sarajet e hajnisë, sarajet e errësirës. Edi Rama je strukur atje, i frikësuar gjer në palcë, i frikësuar nga opozita, i frikësuar nga rruga e shpresës, i frikësuar nga Sali Berisha sepse je i sigurtë se të ardhme nuk ke. Asgjë nuk të shpëton ty nga verdikti i shqiptarëve. Rrofshi ju, rroftë Partia Demokratike, rroftë populli opozitar, rroftë Shqipëria," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion