LIVE UPDATES
Politike

Blushi: KE çertifikon shkatërrimin e Reformës në Drejtësi dhe paralajmëron stanjacion të negociatave

Sipas tij Raporti i fundit i Komisionit Europian për sundimin e ligjit e denoncon hapur këtë degradim dramatik. Ndër të tjera Blushi theksoi se është domosdoshmëri nisja urgjente e një hetimi për ndërhyrjet kriminale politike në mandatin e gjyqtares kushtetuese dhe gjithë procesin e deformimit të sistemit.

17 Qershor 2025, 15:45 Nga E. D
Blushi: KE çertifikon shkatërrimin e Reformës në
tedi blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar se Komisioni Europian ka çertifikuar shkatërrimin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri, duke e lidhur këtë dështim me kapjen dhe presionin e paprecedentë mbi sistemin. Duke folur në një deklaratë Blushi theksoi se kjo situatë mund të çojë në bllokimin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Sipas tij Raporti i fundit i Komisionit Europian për sundimin e ligjit e denoncon hapur këtë degradim dramatik. Ndër të tjera Blushi theksoi se është domosdoshmëri nisja urgjente e një hetimi për ndërhyrjet kriminale politike në mandatin e gjyqtares kushtetuese dhe gjithë procesin e deformimit të sistemit.

Deklarata e plotë:

Komisioni Europian çertifikon shkatërrimin e Reformës në Drejtësisë si pasojë e presionit dhe kapjes së paprecedentë, duke paralajmëruar stanjacion të procesit të negociatave dhe mos-hapje të kapitujve për integrimin pa plotësuar standardet.

Një “non paper” i Komisionit Europian i bërë publik së fundmi së bashku me raportin e këtij institucioni për sundimin e ligjit evidentojnë qartë se dështimi i theksuar në luftën kundër krimit të rëndë e të organizuar, kundër korrupsionit e sidomos kapja e sistemit të drejtësisë e shndërrojnë në farsë përpjekjen gjoja të qeverisë për përshpejtimin e integrimit europian.

Reforma në Drejtësi, e votuar unanimisht me 140 vota në Kuvend si një moment historik për ndarjen e drejtësisë nga politika dhe për dhënien fund të pandëshkueshmërisë, është shndërruar tanimë qartësisht në Ramaformën me 69 vota të betimeve të gjyqtarëve kushtetues te noteri te Lana, në një instrument të pisët politik për amnistimin e korrupsionit dhe krimit elektoral, që ka për qëllim vetëm konsolidimin e Narkoshtetit.

Raporti i fundit i Komisionit Europian për sundimin e ligjit e denoncon hapur këtë degradim dramatik, duke evidentuar qartë edhe përpjekjen kriminale për të uzurpuar dhe asgjesuar përfundimisht pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese.

Në konkluzionet e Komisionit Europian evidentohet fakti se “Ekzistojnë mangësi lidhur me punën, mungesën e transparencës, gjithëpërfshirjes, metodologjinë dhe ndikimin real të komisionit ad hoc…” një referencë e qartë ndaj të ashtuquajturit Komision Xhafaj, i cili po përdoret si vegël politike për të rishkruar reformat me prapavijë okulte dhe klienteliste

Raporti evidenton gjithashtu se “moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe pasiguria ligjore mbi kohëzgjatjen e mandateve të anëtarëve të saj”, që është një akuzë e drejtpërdrejtë e Komisionit Europian ndaj puçit institucional të orkestruar nga Sokol Sadushi, si në rastin flagrant të rrëmbimit të mandatit të dy gjyqtarëve kushtetues.

Kjo ndërhyrje brutale dhe ekstraligjore për ta shndërruar Gjykatën Kushtetuese në një objekt pazari të korporatave politike është një minim i thellë i besimit qytetar në drejtësi.

Tentativa për të zeruar çdo mendim pakice edhe në Gjykatën Kushtetuese, duke hequr gjyqtarët e pavarur, është një shkelje shumë e rëndë e Kushtetutës, që vërteton tmerrin e Edi Ramës nga e vërteta, argumenti, logjika, objektiviteti dhe integriteti i gjyqtarëve të pavarur që i nxjerrin zbuluar të besuarit e “Rilindjes”.

Qytetarët e Shqipërisë po shohin çdo ditë se “drejtësia e re” nuk është një tjetër veçse një patericë e Narkoregjimit, një mburojë e shëmtuar politike jo vetëm për korrupsionin, por edhe për krimin elektoral, që nisi me rrëmbimin terrorist të Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe u vulos me terrorin zgjedhor të 11 Majit.

Tanimë edhe me vulën e Komisionit Europian, “Ramaforma” në drejtësisë po damkoset si një makineri politike nën kontrollin e Narkoshtetit dhe veglave të tij politike: Fatmir Xhafaj dhe Sokol Sadushi.

Konkluzionet e Komisionit Europian dhe akuzat e drejtpërdrejta ndaj komisioni Xhafaj, si instrument i një puçi institucional antikushtetues, janë një tjetër argument solid dhe i pavarur pse ky komision duhet të shkrihet menjëherë.

Me ç’te drejte do te beje vleresim dhe analize mbi drejtesine Komisioni i Posacem i Rames?

Perse u be Reforma ne Drejtesi, per te cilen u prek me shume se 1/3 e Kushtetutes?

A ka sistem te pavarur vleresimi dhe kontrolli drejtesia?

A u be reforma ne drejtesi per te larguar duart e politikes mbi Drejtesine?

Me ç’te drejte Kushtetuese do te beje nje proces te thelluar reformimi mbi Drejtesine nje Komision i Posaçem 100% politik dhe i njeanshem vetem me deputete rilindas?

Është domosdoshmëri nisja urgjente e një hetimi për ndërhyrjet kriminale politike në mandatin e gjyqtares kushtetuese dhe gjithë procesin e deformimit të sistemit.

Beteja për çlirimin e drejtësisë nga kapja dhe korporatizmi është jetike për mbijetesën e shtetit ligjor.

Nëse kjo situatë nuk ndalet, Shqipëria rrezikon të mbetet një Narkoshtet, ku drejtësia është në funksion të pushtetit dhe qytetarët pa mbrojtje ligjore.

Reforma nuk duhet të mbetet një fasadë – por të rikthehet tek fryma e saj kushtetuese dhe konsensuale e 140 votave: drejtësi e pavarur dhe e barabartë për të gjithë.

tedi blushi

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit