Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Boçi tha se Shqipëria ka mekanizma ligjorë, por nuk zbtohen siç duhet.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi tha se Shqipëri ka një progresion të çuditshëm, pasi sa më të forta bëhen ligjet, aq më shumë shtohet korrupsioni sipas tij. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Boçi tha se Shqipëria ka mekanizma ligjorë, por nuk zbtohen siç duhet.
Ai akuzoi kryeministrin Rama se hap rrugë për pastrimin e parave. Boçi foli edhe për reportazhin e Rai 3, në të cilin thuhej se paratë e drogës, të korrupsionit të zyrtarëve të lartë pastrohen lehtësisht në Shqipëri.
"Paskemi kaluar dhe Gjermaninë. Po çfarë gallate më të madhe nuk ka, sepse ju i dashur ministër, keqinterpretoni një gjë shumë të rëndësishme. Indeksi i Bazelit, Manivali, FATF-ja, masin riskun e pastrimit të parave dhe përcaktojnë a ka një shtet mekanizma për ta parandaluar këtë gjë dhe nuk mat sasinë e parave të pista të pastruara në një ekonomi. Nuk e mat këtë. Dhe nuk e mat. Po mekanizmat, cilat janë? Po zoti ministër, mekanizmat janë ligjorë, kjo është e vërtetë. Dhe fatmirësisht Shqipëria ka mekanizma ligjorë, se këtë po themi ne. Ka mekanizma, se e tha dhe zoti Braçe kur bëri krahasimin me Vatikanin.
Por sa zbatohen mekanizmat ligjorë? Sa sy mbyllni ju dhe sa vesh i bëni shurdh? Sepse sot ne miratojmë shtesa ligjore që vërtet mbyllin ca shtigje, por Rama me zotësinë e tij hapi 100 shtigje të reja për pastrimin e parave. Këto ndryshime mbyllin pesë porta, por Rama hap 50 porta për pastrimin e parave. Dhe kjo është e vërteta. Dhe ky pastrimi i parave është edhe i dëgjueshëm, është dhe i shikueshëm, edhe i nuhatshëm, edhe i shijueshëm, kapet nga të gjitha shqisat, nga të gjithë secili prej nesh dhe qytetarëve. Jo më i arsyeshëm dhe i mendueshëm. Sepse ky është realiteti. Ky është realiteti që ju doni ta fshihni. Dhe në Shqipëri ka një progresion të çuditshëm. Sa më të forta bëhen ligjet, aq më shumë shtohet korrupsioni dhe shtohet pastrimi i parave. Sepse ligje të bukura, po, kemi ne. Ky ligj ka dhe korpuse të tjerë partnerë dhe unë do t'ju listoj vetëm dy prej tyre.
Është i lidhur ngushtë me ligjin për pronësinë përfituese. Apo jo, zoti ministër? Po ky ligj i pronësisë përfituese që duhet të zbulojë pronarët e fshehur, a di gjë ku janë 200 milionë euro të Edi Ramës të deklaruara në vitin 2013 nga OSBE-ODIHR, i ka zbuluar ky ligj? Jo, sepse nuk funksionon. Nuk funksionon mekanizmi. Mekanizmi ekziston? Po, ekziston. Po, ekziston dhe ligji antimafia, i lidhur ngushtë është me këtë, pastrimin e parave. Po ç'ndodh në Shqipëri? Sa para sekuestrohen në bazë të këtij ligji antimafia? A janë të prekshëm pushtetarët dhe bosët e krimit në Shqipëri, sipas këtyre ligjeve që ne i miratojmë? Jo, fare, aspak. Sepse nuk ndodh. Paratë pastrohen. Pastrohen në sy të të gjithë shqiptarëve.
Jo më larg se para një jave, a e patë reportazhin e Rai 3? Ku qartazi argumentohej që paratë e drogës, të korrupsionit të zyrtarëve të lartë pastrohen fare lehtësisht në Shqipëri. Por Shqipëria i ka mekanizmat, ja ka kaluar Gjermanisë. Por si është e vërteta? Ku është e vërteta? E thanë dhe kolegët e mi këtu. Jua tha zoti Balliu, shumë e thjeshtë. Duhet t'i vini alarmin. Vetëm 22% e kullave i kanë para bankare. I kam në qarkullim bankar. 78% nuk i kanë. Atëherë ç'na tregoni përralla, vini na tregoni përralla këtu? Po mirë, e dini ju se jeni në pushtet, 1 metër katror, 1 metër katror sot shtëpi, e di sa kushton? Sa paga vjetore e pagës minimale të një shqiptari. Paga vjetore. 1 metër katror biznes, dyqan, e di sa kushton? Sa paga vjetore e një mësuesi. A e kuptoni çfarë alarmi? Po mirë, si ka mundësi? Po marr një tregues tjetër që lidhet me jetën e përditshme të shqiptarëve. Se përmendët remitancat. Madje lavdëroheni, janë rritur remitancat. Po, janë rritur remitancat sepse është zhvlerësuar euroja," tha Luçiano Boçi./Dosja.al
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me sipërmarrësit në sektorin e ndërtimit sulmoi gazetarët. Gj...
Taulant Balla Me propozim të deputetit Taulant Balla, mazhoranca socialiste po përgatitet sërish që të liberalizojë kriteret...
Foto nga takimi TIRANË- Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kreun e “Shqipëria Bë...
Foto ilustruse TIRANË- Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka debatuar me Kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla gja...
Edi Rama DURRËS- Kryeministri Edi Rama, duke folur nga Durrësi tha se të gjitha deklaratat e për bllokimin e procesit të...
Edi Rama DURRËS- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka folur për integrimin e vendit në BE. Gjatë fjalës së tij në...
Edi Rama DURRËS- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria duhet të bëjmë çmos që t&eum...
Gazmend Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka deklaruar ditën e sotme se çdo projekt që...
Oerd Bylykbashi TIRANË- Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi deklaroi nga foltorja e Kuvendit se gjykata ka vendosur vlerën e kom...
Sali Berisha TIRANË- Seanca e sotme plenare është shoqëruar me debate të shumta, pasi mazhoranca rrëzoi nismat e Partis&...