Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Këto janë vetëm disa nga pyetjet që shtroi Ditmir Bushati në episodin më të fundit të Public Square, ku i ftuar ishte analisti i njohur politik rumun.
TIRANË- A po jetojmë në dekadën e populistëve? A është demokracia e rrezikuar nga vetë format e reja të komunikimit politik? Këto janë vetëm disa nga pyetjet që shtroi Ditmir Bushati në episodin më të fundit të Public Square, ku i ftuar ishte analisti i njohur politik rumun.
Në një bashkëbisedim të thellë dhe të drejtëpërdrejtë, Bushati dhe Magdin analizuan sesi zgjedhjet e fundit në vende kyçe si Polonia, Gjermania, Rumania dhe Shqipëria kanë reflektuar jo vetëm prirjet globale drejt polarizimit politik, por edhe një ndikim gjithnjë e më shqetësues të rrjeteve sociale dhe aktorëve ndërkombëtarë në demokracitë e brishta.
“Jemi duke kaluar nga një demokraci e audiencës, ku qytetarët ishin aktivë përmes debatit dhe përfshirjes publike, drejt një demokracie digjitale ku algoritmet, emocionet dhe klikimet ndikojnë fuqishëm mbi zgjedhjet tona politike,” tha Magdin.
Biseda përfshiu edhe dimensionin ballkanik dhe shqetësimet për ndërhyrje të huaja në zgjedhje, përfshirë përdorimin e strategjive të stilit “MAGA” nga forcat opozitare në rajon. Magdin theksoi se respekti tradicional ndaj SHBA-ve në Europën Lindore nuk përkthehet më automatikisht në sukses elektoral, pasi votuesit janë bërë më kritikë, më të ndjeshëm ndaj manipulimeve digjitale dhe më kërkues ndaj lidershipit.
“Demokracia sot kërkon më shumë transparencë, më shumë komunikim, më pak arrogancë dhe më shumë dëgjim të qytetarit,” u shpreh Magdin, duke theksuar rolin vendimtar të edukimit politik dhe rezistencës ndaj ekstremizmit digjital.
Episodi sjell një paralajmërim, por edhe një apel: partitë tradicionale duhet të rilidhen me njerëzit. Përndryshe, hapësira bosh do të mbushet nga anti-sistemi, nga thjeshtësia e rreme dhe nga emocionet e pavlerësuara.
Ervin Salianji TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji tregoi përjetimet e tij gjatë qëndrimit në burgun e...
Ervin Salianji TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ndarë përvojën e tij pas dënimit për kall&...
Yuri Kim SHBA- Departamenti Amerikan i Shtetit ka vendosur të pushojë nga puna më shumë se 1,300 punonjës. Sip...
Vjosa Osmani SHBA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se do t’i drejtohet sërish Gjykatës Kushtetuese për të ...
Foto ilustruese TIRANA- Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një paralajmërim të gjithë tregtarët që shes...
Foto nga Vlora VLORA- Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në rrjetet sociale lidhur me lirimin e hapësirave publike. Ram...
Genta Vangjeli TIRANA- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike Genta Vangjeli, ka bërë një deklar...
Foto ilustruese KOSOVA- Ndërsa presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se ka “informacione të besueshme” se preside...
Edi Rama “Kryetarët e PS, të gjithë kryetarët e njësive administrative duhet të shkarkohen dhe t’u rijepet mund&e...
Kristjan Shkreli TIRANË- Kristjan Shkreli, kryetari i Bashkisë Vau i Dejës është paraqitur sot në SPAK ku ka qëndruar p&...