10 Nëntor 2022, 13:52
Nga A.B
Fatmir Xhafaj
TIRANË- Vota e deputetit socialist, Fatmir Xhafaj nuk reflekton ato që ai deklaroi në seancën parlamentare. Sot, në seancën maratonë të Kuvendit për buxhetin e vitit 2023, Xhafaj, ishte i vetmi nga socialistët që shfaqi rezerva, madje dhe kritika për buxhetin. Ai u shpreh se në kushtet që ndodhet vendi, buxheti për vitin e ardhshëm duhet të ishte më i fokusuar në grupet e interesit dhe tek xhepat e qytetatëve apo pensionistëve që nuk kanë mbështetje.
'Buxheti edhe në këto kushte shtërngese mund e duhej të ishte shumë më i fokusuar te grupet e interesit apo xhepin e të pamundurit, veçanërisht për pensionistët pa mbështetje shtesë, dhe mbi të gjitha duhet të programojmë më mirë disa politika shumë më incentivuese për rininë'- tha Xhafaj.
Po ashtu, ai u shpreh se situata në të cilën është vendi duhet ta bëjë qeverinë akoma më të përulur dhe më komunikuese me grupet e interesit. Ai specifikoi se Qeveria duhet të jetë dhe transparente dhe më e angazhuar në luftën kundër korrupsionit.
'Situatat aktuale duhet ta bëjnë qeverinë shumë më të përulur, shumë më komunikuese me grupet e interesit dhe kryesorja edhe më transparente e të angazhuar realisht në luftën kundër korrupsionit në menaxhimin dhe mirëpërdorimin e fondeve buxhetore.'- shtoi më pas ish-ministri.
Por, pak minuta më pas, kur erdhi koha e votimi, Xhafaj nuk rrezikoi të dilte jashtë 'linjës' së socialistëve dhe të kryeministrit Edi Rama. Ai votoi pro projektligjit 'për buxhetin 2023', së bashku me 75 parlamentarë të tjerë socialistë.
Kritikat të cilat i bën shpesh në komisione, Xhafaj nuk hezitoi t'i bënte dhe në Kuvend, mirëpo siç u pa, fjalët dhe deklaratat e tij nuk përkthehen në vepra...
fatmir xhafaj seance plenare 10 nentor 2022
Politike
10 Nëntor 2022, 13:49
F.M
Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj
TIRANË- Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është treguar mjaft kritik me të tij&eu...
Politike
10 Nëntor 2022, 13:34
e.k
Blendi Klosi
TIRANË- Është shoqëruar me debate dhe disktutime të forta seanca e ditës së sotme në Kuvend ku po disk...
Politike
10 Nëntor 2022, 12:11
f.g
Edi Rama, kryeminister
TIRANE- Akademia e Shkencave të Shqipërisë zhvilloi sot konferencën Jubilare me rastin e 50-vjetorit të Kon...
Politike
10 Nëntor 2022, 12:33
F.M
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë ka denoncuar investimin në Portin e Durrës, të cilin e konsideron një...
Politike
10 Nëntor 2022, 12:19
F.M
Fatmir Xhafaj
TIRANË- Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nuk i ka kursyer kritikat ndaj qeverisë. Teksa komentonte Buxhetin për vit...
Politike
10 Nëntor 2022, 11:54
F.M
Fatmir Xhafaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Fatmir Xhafaj ka kritikuar të tijët në Kuvendin e Shqipërisë. Nga fo...
Politike
10 Nëntor 2022, 12:04
e.k
Mustafa Pashja
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, dega Peqin, Mustafa Pashja ka shpallur sot kandidaturën e tij për të marr&e...
Politike
10 Nëntor 2022, 11:51
e.k
Ilir Meta në takim me përfaqësuesit e OSBE/ODHIR
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka pritur sot në nj...
Politike
10 Nëntor 2022, 11:44
I.A
Luçiano Boçi
TIRANË- Deputeti demokrat Luçiano Boçi deklaroi sot se maxhoranca vjedh paratë e qytetarëve, pasi n...
Politike
10 Nëntor 2022, 11:49
f.g
Erion Veliaj dhe Papa
TIRANE- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u prit dje në një takim nga Papa Françesku n&eu...