LIVE UPDATES
Politike

BIRN përgënjeshtron Ramën: Ministria e Drejtësisë, kontribuese dhe koordinuese e Kodit të ri Penal

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u përpoqën që të minimizojnë rolin e qeverisë në hartimin e draftit të Kodit të ri Penal, por të dhënat e mbledhura nga BIRN tregojnë ndryshe.

2 Gusht 2025, 13:09 Nga Edmond Hoxhaj
BIRN përgënjeshtron Ramën: Ministria e Drejtësisë,
Ulsi Manja dhe Edi Rama

TIRANA- I përballur me një lumë kritikash nga drejtues të sistemit të drejtësisë, përfaqësues të Dhomës së Avokatisë, juristë dhe organizata të shoqërisë civile, kryeministri Edi Rama tentoi të distancohej nga përgjegjësia e qeverisë për hartimin e draftit të Kodit të ri Penal, i cili u publikua për konsultim publik një javë më parë.

Në një deklaratë në rrjetin social “X”, Rama tha se “Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Ministrave nuk kanë marrë pjesë në hartimin e draftit, por ia kanë besuar një grupi ekspertësh të nderuar, nën udhëheqjen e drejtorit të Shkollës së Magjistraturës, profesor Arben Rakipi.”

“Kështu, hëpërhë, qeveria është thjesht njëra nga shumë palët në këtë proces dhe e kemi marrë e po e studiojmë draftin, për të ballafaquar më pas qëndrimet tona me ato të grupit të ekspertëve,” shtoi Rama.

Por ndryshe nga sa deklaron kreu i qeverisë, ekspertët e përfshirë në hartimin e draftit i thanë BIRN se Ministria e Drejtësisë ka pasur rol koordinues dhe kontribues në mënyrë të drejtpërdrejtë në hartimin e tij, përmes përfaqësuesve të saj në grupin e punës. Edhe pse drafti iu dorëzua Ministrisë së Drejtësisë në vitin 2023, ai mbeti në sirtar për gati dy vite, deri sa u bë publik në një ceremoni pompoze më 25 korrik.

Drafti i Kodit të ri Penal është produkti final i një nisme të iniciuar nga Ministria e Drejtësisë në vitin 2019, kur ky institucion drejtohej nga ish-ministrja Etilda Gjonaj. Puna për hartimin e tij nisi gjashtë vite më parë, nga një grup pune i drejtuar nga Arben Rakipi. Ky grup mori dhe miratimin zyrtar nga Ministria e Drejtësisë në vitin 2023.

Në një komunikim telefonik, Rakipi i dërgoi BIRN listën e ekspertëve të përfshirë në procesin e hartimit. Ai sqaroi se për hartimin e draftit kishte kontribuar Sekretariati Teknik pranë Ministrisë së Drejtësisë, si dhe magjistrati i komanduar në pozicionin e përgjegjësit të sektorit të së Drejtës Penale në Drejtorinë e Kodifikimit dhe Harmonizimit të Legjislacionit, ish-prokurori Bledar Mustafaraj. Ky i fundit dha dorëheqjen nga detyra pas përfundimit të procesit të vetingut nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili ngriti dyshime për lidhje të tij me krimin e organizuar.

Sipas Rakipit, anëtarë të tjerë të grupit të punës ishin: pedagogu Skënder Kaçupi; gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Sokol Binaj; gjyqtarja e Apelit të Posaçëm, Tereza Merkaj; gjyqtari i Shkallës së Parë të Posaçme, Erjon Bani; dhe gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Gerd Hoxha. Nga organi i akuzës, pjesë e grupit ishin prokurorët Kujtim Luli, Arqile Koça, Ylli Pjetërnika dhe Andi Pogaçe.

Rakipi tha për BIRN se për draftin kontribuan edhe përfaqësues të organizatave joqeveritare, pa përmendur emra konkretë.

Disa prej ekspertëve të grupit të punës që pranuan të flasin në kushte anonimati thanë për BIRN se puna nisi me kërkesë të Ministrisë së Drejtësisë në vitin 2019. Ata sqaruan se secili ekspert punoi mbi disa nene që i përkisnin fushës së tij të ekspertizës. Përveç magjistratëve dhe përfaqësuesve të ministrisë, pjesë e grupit ishin edhe pedagogë, këshilltarë ligjorë dhe avokatë.

“Përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë në grupin e punës kujdeseshin që të na informonin dhe orientonin lidhur me zbatimin e direktivave të Bashkimit Evropian, që në nenet e draftit zënë mbi 30% të neneve,” tha njëri prej eskpertëve.

“Po ashtu, gjatë gjithë kohës kemi kërkuar komente dhe kemi marrë opinione prej institucioneve të drejtësisë, por edhe nga institucione të tjera publike, me qëllim që përcaktimi i parashikimeve të jetë sa më pranë situatës faktike”, tha një prej ekspertëve, i cili shtoi se është ndjerë i pavarur në punën e tij, duke sqaruar se ka qenë vullnetare, pa pagesë”.

Sipas ekspertëve, nenet u hartuan bazuar në direktivat e Bashkimit Evropian, të përcjella nga përfaqësues të ministrisë që ishin pjesë e grupit. Ata pohuan gjithashtu se gjatë hartimit të draftit u morën opinione dhe komente nga institucione të drejtësisë dhe organe të tjera publike.

Ekspertët theksuan se drafti përfundoi në vjeshtën e vitit 2023 dhe iu dërgua Ministrisë së Drejtësisë. Disa prej tyre u shprehën të habitur për faktin që ai u mbajt dy vjet në sirtar, për t’u publikuar vetëm tani.

Publikimi i draftit të ri të Kodit Penal ka shkaktuar debat mes aktorëve të sistemit të drejtësisë. Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, deklaroi gjatë një konference se as ai dhe as komuniteti i juristëve nuk ishin njohur me versionin përfundimtar të projektit. Sipas tij, i vetmi dokument i aksesueshëm ishte një version i përgjithshëm i vitit 2023, i cili më vonë u zgjerua në një tekst me mbi 900 nene.

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, nuk ishte i pranishëm në konferencën e prezantimit dhe në deklaratat publike është shprehur se nuk ishte njohur me draftin dhe se grupi i punës nuk kishte përfshirë ekspertë nga institucioni që ai drejton. Ai e cilësoi procesin si të nxituar dhe tha se rrezikon të dëmtojë funksionimin e sistemit penal. Sipas Çelës, duhej të ishte diskutuar më parë nevoja për një kod të ri penal, duke vënë në dukje se aktualisht më shumë nevojitet rishikimi i Kodit të Procedurës Penale.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, deklaroi se as atij nuk i ishte kërkuar mendim dhe as i ishte vënë në dispozicion drafti. Ai shtoi se ka nevojë për ndryshime në Kodin aktual.

Komuniteti i avokatëve reagoi gjithashtu, duke kundërshtuar disa nga nenet e propozuara. Kryetari i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia, u shpreh se një Kod Penal i ri nuk është rrjedhojë e nevojave të sistemit të drejtësisë.

Kodi Penal aktual ka hyrë në fuqi në vitin 1995 dhe përmban 335 nene. Ai ka pësuar ndryshime deri në vitin 2017. Draft-Kodi i ri, i publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë, përmban 952 nene. Pas Kushtetutës, ai është një nga dokumentet më të rëndësishme ligjore të vendit./ BIRN

kodi i ri penal

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen