LIVE UPDATES
Politike

"Fitorja e Trump ishte hyjnore", Berisha: Ne e mbështetëm që në fillim sepse jemi për familjen, iniciativën e lirë dhe konkurrencën

Gjatë fjalës së tij Berisha tha se bota nuk rrotullohet rreth PD-së por e vërteta është se bota këtë muaj, ka mbështetur këtë parti, me tre rezoluta nga më të fuqishmet, nga më seriozet nga më të rëndësishmet. Ai gjithashtu foli në lidhje me fitoren e presidentit të sapozgjedhur amerikan, Donald Trump.

11 Dhjetor 2024, 16:34 Nga N.F
"Fitorja e Trump ishte hyjnore", Berisha: Ne e mbështetëm
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryesinë e PD Lezhë. Gjatë fjalës së tij Berisha tha se bota nuk rrotullohet rreth PD-së por e vërteta është se bota këtë muaj, ka mbështetur këtë parti, me tre rezoluta nga më të fuqishmet, nga më seriozet nga më të rëndësishmet. Ai gjithashtu foli në lidhje me fitoren e presidentit të sapozgjedhur amerikan, Donald Trump.

Ai u shpreh se fitorja e Trump ishte pothuaj hyjnore. Sipas tij ajo rrymë që kërcënonte të vinte në pushtet ishte ekstremi i ekstremit të majtë. Berisha shtoi se ata morën një goditje të jashtëzakonshme, të merituar dhe perandoria globale e Xhorxh Sorosit mori një goditje fatale. 

Fjala e Berishës:

Në rrafshin ndërkombëtar. Sot ju e keni të qartë. Nuk them se, bota rrotullohet rreth PD, kurrën e kurrës, por e vërteta është se bota këtë muaj, ka mbështetur këtë parti, më shumë se çdo parti tjetër në histori, me tre rezoluta nga më të fuqishmet, nga më seriozet nga më të rëndësishmet.
Ishte dhe duhet të zbërthejmë mirë me anëtarët dhe mbështetësit tanë. Ishte pothuaj hyjnore, fitorja e Donald Trump. Ajo rrymë që kërcënonte të vinte në pushtet, ajo ishte ekstremi i ekstremit të majtë. Absolutisht ishte ekstremi i ekstremit të majtë, e cila në emër të këtij ekstremi gjeti të merrej me identitetin njerëzor.


Tani fuqia do të përdorej për të ndryshuar identitetin e njeriut. Krijimi i njeriut të ri u tejkalua, tani duhej krijuar biologjikisht njeriu i ri. Dhe a pat pasqyrim? Shumë të madh, e sollën ligjin në parlament për fermat e fëmijëve. Ngritën klinikat, u bën të gatshme klinikat. Por ata morë një goditje të jashtëzakonshme, të merituar dhe perandoria globale e Xhorxh Sorosit mori një goditje fatale. Çdo anëtar, çdo simpatizant, çdo mbështetës i yni duhet të ndihet i lehtësuar, duhet të ndihet mirë me veten se i qëndruam kësaj perandorie, nuk u përkulëm, pavarësisht nga çmimi dhe çmimet. Por të keqes duhet ti qëndrosh. Dhe ky ishte mendoj unë, vendimi më i drejtë që morëm.
Tani ky kapitull mbyllet përfundimisht. Ne e përkrahëm.


Në rastin e parë. Në ekzistencën tonë, ne e përkrahëm publikisht, nuk mund të mos e përkrahnim ne, kur shifnim atë valë të ekstremit të majtë që premtonte tatimin e jashtëzakonshëm. Do vendosnin tatimin mbi fitimin e munguar. Çfarë ajo, tatim i jashtëzakonshëm i 1946, si të kesh hapur librat e 46-së në Shqipëri. Bëmë shumë mirë që u shprehëm haptas dhe duhej ta bënim patjetër. Ne për këto jemi, jemi për familjen, për vlerat themelore, patriotizmin, dinjitetin njerëzor. Këto janë shtyllat e programit tonë, iniciativa e lirë, respektimi i iniciativës, konkurrenca. Ato po merrnin fund.

berisha tump

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë