LIVE UPDATES
Politike

Porti i Durrësit, Tabaku: Një nga marrëveshjet më të paqarta e të fshehta që parlamenti kalon

Jorida Tabaku u shpreh se askush nga qeveria nuk tregoi se pse projekti u dha pa garë.

24 Nëntor 2022, 23:40 Nga k.m.

 

Porti i Durrësit, Tabaku: Një nga marrëveshjet më të
Jorida Tabaku

 

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në fjalën e saj në Kuvend tha se marrëveshja për Portin e Durrësit është një nga më marrëveshjet më të paqarta që historia e parlamentit shqiptar po kalon. Në fjalën e saj në Foltoren e Kuvendit, Tabaku u shpreh se askush nga qeveria nuk tregoi se pse projekti u dha pa garë.

"Sot po kalon një marrëveshje në parlament e cila vendos një kosto e detyrime por nga ana tjetër jep dhe asete si porti i Durrësit pa minimumin e llogaridhënies. Ndërsa debatonim në komisionet parlamentare askush prej nesh nuk mundi të kuptojë se si ka mundësi që qeveria shqiptare zgjodhi një procedurë pa garë në kundërshtim me MSA në lidhje me projektin në fjalë. Ndërsa pyeteshin ekspertët e qeverisë por edhe ministrat e qeverisë, përgjigja për mungesën e garës ishte si vijon “Nga ana tjetër legjislacioni e parashikon mungesën e nevojës për të hapur gara pasi liria ekonomike për të operuar në Shqipëri është një liri ekonomike që sigurohet nga Kushtetuta e vendit dhe në këtë procedurë është realizuar.”,"-tha Tabaku.

FJALA E JORIDA TABAKUT NË EMËR TË GRUPIT TË PD PËR MARRËVESHJEN E PORTIT TË DURRËSIT

Në Shqipëri, sot ka dy emergjenca!

Emergjenca e parë është ajo e gjendjes në veri të vendit dhe në Durrës. Një emergjencë që vjen jo si pasojë e natyrës më shumë se sa si pasojë e keqqeverisjes. Të shkosh deri në 2010 për të justifikuar gjendjen e 2022, kur për vite me radhë ke deklaruar se ke investuar më shumë se sa 30 vite së marra së bashku është të pranosh dështimin.

Ajo emergjenca atje, në Shkodër, Lezhë dhe Durrës është në fakt një shenjë për këtë qeveri që përditë krekoset me arrogancë për arritje imagjinare. Arrogancë që e dëgjon në çdo fjalë dhe fjali pasi këto 3 mandate thjesht ju kanë shtyrë më shumë në qiellin e mendjemadhësisë tjetër gjë se deklaroni se jeni kokëulur dhe punëtorë. Ca pika shiu dhe ja ku jeni, duke u kacafytur me të shkuarën që e keni alibi që të mos lejoni të ardhmen.

Emergjenca e dytë është ajo e gjendjes së qeverisjes në vend, më saktë emergjenca e ligjeve me porosi që ka shkuar në 12 apo 13 të cilët nuk po numërohen dot më. Pikërisht më të fundit nga këto ligje ne po diskutojmë edhe sot në një seancë që mazhoranca tenton ta kalojë sa më shpejt, sa pa shumë zhurmë për një projekt që ajo pretendon se ka vite që e negocion me investitorin strategjik.

Pyetja e parë që lind nga debati është se sa kohë i duhet një kryeministri dhe një qeverie të justifikojë një projekt me shumë pikëpyetje? 30 minuta? 45? 60? Apo sa një ndeshje futbolli me shtesa?

Për një projekt 2 mld euro, negociuar sipas qeverisë prej mbi 1 viti, me rreth 31 folës të nderuar mes të cilëve Ministria e Financave dhe Ekonomisë që nuk gjeti asnjë fjalë shpjeguese për këtë kontratë.

Nuk dëgjuam asnjë shpjegim real.

Asnjë fjalë nga Ministrja e Financave që dëgjuam të përsëriste strofa, paragrafe të fjalimeve të kryeministrit.

Dhe nuk mund t’i vë faj. Pasi edhe i zoti i punës, nuk tha asnjë fjalë, asnjë gërmë për t’iu përgjigjur dyshimeve tejet legjitime kur bëhet fjalë që përballë kemi këtë qeveri dhe këtë mazhorancë që vetëm prezumimin e pafajsisë politike nuk mund ta kërkojë.

Prezantimi me kujtoi si déjà-vu skemen e perdorur per inceneratoret. Te gjithë e dimë historinë e inceneratorëve.

Për t’iu shmangur debatit me faktet, thirri në ndihmë Mit’hatin dhe më tej Faik Konicën. Duke na rrëfyer këtu një përrallë në stilin e Konicës, më tej të Frashërit, më tej të Fishtës në stilin e viteve 30 për të mos na thënë kurrgjë nga çduan qytetarët të dëgjojnë.

Tani, ne le të kthehemi tek faktet, sepse koha është e shkurtër për t’iu përgjigjur siç e meriton. Por është e mjaftueshme për të artikuluar faktet që janë aty në letrat që i sollën shpejt e shpejt në kuvend.

Nga viti 2013 e deri më sot, sa herë që kam parë këtë nxitim nga mazhoranca, sa herë që kam parë marshin e fundit për të vrapuar drejt miratimit me procedurë të përshpejtuar ka qenë gjithnjë pas dere një kleçkë e madhe apo një manipulim i madh.

 

Në emër të Partisë Demokratike, kam bërë disa shkresa dhe kam pasur disa komunikime të vazhdueshme shkresore me sekretarin e përgjithshëm të KM, për çështjen e projektit Marina Bay and Yacht. Dhe sigurisht që përgjigja është refuzimi.

Dhe sot e kësaj ditë që është në prag votimi ky është një nga ligjet e marrëveshjet më të paqarta që ky parlament po kalon.

Sot po kalon një marrëveshje në parlament e cila vendos një kosto e detyrime por nga ana tjetër jep dhe asete si porti i Durrësit pa minimumin e llogaridhënies.

Ndërsa debatonim në komisionet parlamentare askush prej nesh nuk mundi të kuptojë se si ka mundësi që qeveria shqiptare zgjodhi një procedurë pa garë në kundërshtim me MSA në lidhje me projektin në fjalë. Ndërsa pyeteshin ekspertët e qeverisë por edhe ministrat e qeverisë, përgjigja për mungesën e garës ishte si vijon “Nga ana tjetër legjislacioni e parashikon mungesën e nevojës për të hapur gara pasi liria ekonomike për të operuar në Shqipëri është një liri ekonomike që sigurohet nga Kushtetuta e vendit dhe në këtë procedurë është realizuar.” Sot qytetarët shqiptarë akoma nuk kanë përgjigje për elementët më thelbësorë të kësaj kontrate:

Pse përjashtimi nga rregulli po kthehet në rregull. Pse projekti ndoqi rrugën e shkurtër, nga Komiteti Investimeve Strategjike dhe jo AIDA.

Pse qeveria fillimisht ka menduar që këtë investitor strategjik t’i japë statusin për 7 vite dhe më pas e ndryshoi në 10 e në fund në 20 vite. As sot kur do ngrini kartonat nuk e dimë akoma.

As fjalët teknike, as terminologjia e përdorur, as ekipet e ecjaket në komisione të mbushura me ofendime e arrogancë nuk i dhanë të kuptohet publikut se në fakt qeveria është shumë kompetente dhe se projekti qe serioz.

Fjala vjen ne nuk mësuam kurrë se si është arritur konkluzioni që qeveria shqiptare të marrë 33% të aksioneve? As ekspertët e qeverisë dhe as ministrat në qeveri nuk mundën të na përgjigjen as dje në komision dhe as sot në parlament se përse është zgjedhur kjo formë e investimit!

Sikundër nuk arritëm të kuptojmë se si qeveria ka arritur në konkluzionin dhe në llogaritjet që shteti shqiptar duhet të marrë vetëm 2% të xhiros të portit të jahteve dhe jo më shumë se sa aq.

Nuk kemi asnjë të dhënë se si do të jetë situata në raport me rrezikun iminent të hedhjes në arbitrazh nga akompanitë aktuale në portin e Durrësit. I pyeta qartësisht të tre përfaqësuesit e qeverisë dhe nuk morra asnjë përgjigje në lidhje me rrezikun në fjalë, ndërsa ditën e djeshme morrëm një e-mail nga një kompani gjermane në portin e Durrësit që jam e sigurtë do të dërgojë në Arbitrazh qeverinë shqiptare.

Kush do ti marrë përsipër kostot e ndërtimit të portit të ri? Kalatave sa është vlera totale e invesitmit a do kemi një koncesion të ri?

390 mln euro ka ministria!

Kështu, nëse dikush priste që nga gjithë kjo seancë do të ishin zhdukur shumë pyetje ne prapë se prapë nuk arritëm të kuptojmë realisht se si e njohu qeveria shqiptare investitorin strategjik?!

Përgjigja e vetme që mund të na jepet është se këtë investitor e njeh gjithë bota!

Askush nuk e mësoi se si ka mundësi që prej dy vitesh negociohet një kontratë e cila është produkt jo i një gare siç edhe legjislacioni por edhe kushtetuta shqiptare detyron e mbi të gjitha MSA e nënshkruar mbi dhjetë vite më parë nga qeveria shqiptare e sanksionon?!

Ende nuk kemi të qartë se si do të kontrollohen financimet e kompanisë Eagle Hills State Development. Madje as nuk e kemi të qartë se cilat janë masat që qeveria shqiptare do të përdorë për të kontrolluar futjen e parave në këtë projekt.

Ajo që ne e dimë për të sigurtë, është se qeveria po mendon të përdorë këtë investitor strategjik për të zbatuar projektin e Apartamenteve të Arta për të përfunduar më pas tek Pasaportat e Arta.

Apartamente të cilat kanë filluar të shiten, me zyra shitje të cilat janë hapur pa kaluar kjo kontratë në parlament.


Një kujtesë cinike për të gjithë ne që ende mendojmë dhe besojmë tek ky parlament, tek këto kartona dhe tek demokracia institucionale në një vend që ka rrëshkitur në Autokracinë Partiake.

Një akt që dëshmon së pari sigurinë absolute që ky parlament është thjesht noter. E së dyti, pandershmërinë e këtij projekti që në vend të ishte sa më transparent dhe i debatuar është i fshehtë, hilacak dhe manipulator. Si çdo projekt tjetër që kjo opozitë ka denoncuar përfshirë dhe inceneratorët e jo vetëm e që më vonë ka rezultuar abuziv, korruptiv dhe me dëme të mëdha për buxhetin e shtetit.

Më kot u lodhën dhe ekspertët e qeverisë që u përpoqën me gjithë artilierinë e justifikimeve elokuente dhe teknikës së ligjërimit si juristë që të fshehin hilenë e Pasaportave të Arta.

Ky investim për të cilin qeveria duhet të ishte përpjekur që ta mbante sa më larg hijeve të pasaportave të arta, rezulton që në fakt të jetë ombrella e projekteve që na largojnë nga Bashkimi Europian.

- Avropi ku është Avropi?

Sot, askush nuk mundi të na sqarojë se si ky projekt me më shumë hije se sa dritë, do t’i shpëtojë pastrimit të parave dhe përfshirjes së investitorëve me të shkuar të errët për t’u kthyer në investorë strategjik në vendin tonë! Kontrata e paraqitur përpara nesh i jep të drejtë thuajse çdokujt, që të jetë pjesë e këtij investimi.

Prandaj unë si rrallëherë kam një kërkesë për kolegët e mi socialistë, ne ndahemi në shumë tema, nuk biem dakord për shumëçka, bëjmë debatin tonë politik me tone tejet të ashpra hera herës.

Por, ne duhet të biem dakort bashkë sot se nuk mundet dot të vazhdojë dhënia pa garë e çdo aseti strategjik, e çdo porti edhe aeroporti sa tek oligarku strategjik pranë qeverisë ashtu dhe tek i ashtuquajturi investitor strategjik.

Nuk mund dhe nuk ka asnjë arsye që të përdoret fabula e zhvillimit për t’i hapur rrugë një projekti që ka kaq shumë pak informacion, ka kaq shumë pak të dhëna dhe që qartazi nuk e fsheh trajtën abuzive dhe korruptive. E së pari kjo duhet të jetë sinjal për deputetët e Durrësit të kësaj mazhorance e cila ka frymëzuar kasaphanën e siteve historike.


Prandaj ky parlament sot ka një përgjegjësi të madhe, kjo mazhorancë sot ka një detyrim të madh. T’ u shpjegojë shqiptarëve pse ka zgjedhur të besojë një projekt që më shumë do t’i bëjë dëm buxhetit, shoqërisë se sa do t’u ofrojë zhvillimin.

 


Duke parë çfarë ka ndodhur në këto tre mandate; mbi 40% e PBB-së në kontrata koncesionare, tendera falur kompanive që kanë falsifikuar dhe firmën e kryebashkiakëve në SHBA, inceneratorët që nuk ekzistojnë dhe ende marrin para nga buxheti, rrugët e florinjta që ndërtohen me 3 fishin e kostove.

Duhet të jesh shumë i verbër apo shumë i korruptuar nëse e sheh pa asnjë skepticizëm këtë projekt 2 mld euro kur akuzat për korrupsion kanë rënë dhe për koncesione dhe tendera shumë herë më të ulëta.

Sot, shumica e deputetëve duhet të ishte në krahun tonë!

Duhet t’i kërkonte llogari një më një një qeverie që duket se bashkëjeton me pasanikun më shumë se sa me qeverisjen.

Duhet t’u kërkonte llogari jo për hatrin tonë, as për hatrin e kushtetutës, as për hatrin e integrimit por për hatrin e socialistëve që e votojnë. Çfarë fitojnë ato?! Çfarë kanë fituar ato nga Durrësi që është kthyer në një eksperiment betoni deri më tani?!

Sot nuk ka të djathtë e të majtë që nuk e kupton që me një karton nuk mund të mbyllni portin për një investim kapriçioz, që të jepni 312 asete publike, kujtdo qoftë, qoftë ky dhe investitori më i madh i botës në mënyrë të përshpejtuar.

Askush nuk mund të fshihet pas justifikimit se ne nuk duam zhvillimin ndërsa ju po e doni. Kjo është alibia e atyre që janë zënë duke gënjyer, të atyre që nuk kanë më asnjë argument në favorin e tyre.

Sidomos sot, kur situata ekonomike dhe kriza e thellë në buxhet kërkon më shumë vëmendje tek qytetarët, tek tavolina e tyre e ushqimit.

Sidomos sot, kur gjithë Shqipëria po sheh se si ky vend po braktiset.

Arsyeja përse bashkëatdhetarët tanë, marrin çantën në kurriz dhe ikin me familjet e tyre, përse shtresa e mesme preferon që kursimet t’i investojë në një biletë pa kthim është sepse sa herë shohin projekte të tilla ato nuk shohin parajsën e propaganduar por ferrin që i pret.

E vërteta është se frika e gjithe atyre qe shkruan, punuan dhe luftuan për këtë vend ka qenë pikërisht kundrejt atyre që e vjelin këtë tokë me kostum pushteti prej kostumit.

Një prej tyre, i nderuar Hafiz Ali Korça në veprën e tij “7 ëndrrat e Shqipërisë” shkruan për ëndrrën e tretë; "Një ari i madh me gojë të stërmadhe u shfaq befas, i jepnin ushqim, por ai nuk ngopej asnjëherë, ishte gjithnjë i uritur, dëshironte të hante gjithçka…"

jorida tabaku seance plenare 24 nentor 2022

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend