LIVE UPDATES
Politike

Fjalimi i Ramës, Berisha: Miratoi ndarjen në dysh të kombit shqiptar! KiE të mos ndikohet, të provojë Kosovën

Berisha thotë se KiE duhet të promovojë Kosovën dhe të mos u kuhstojë rëndësi fjalëve të dala nga goja e Ramës. Sipas tij, kryeministri Rama me fjalimin e mbajtur ka miratuar ndarjen në dysh të kombit shqiptar. 

14 Tetor 2022, 12:13 Nga F.M
Fjalimi i Ramës, Berisha: Miratoi ndarjen në dysh të kombit
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka 'dënuar' sërish fjalimin e mbajtur nga kryeministri Edi Rama në Këshillin e Evropës ku kërkoi rrëzimin e raportit të Dick Martyt. Në një konferencë me gazetarët, Berisha thotë se fjalimi i Ramës nuk i ka ndihmuar të arrestuarit që ndodhen në Hagë, por veçse i ka dëmtuar ata. Berisha u shpreh se fjalimi i Ramës në Strasburg ka qenë një thikë pas shpine ndaj Kosovës, ndërkohë që i bëri thirrje KiE-së të mos e marrë parasysh retorikën politike të bërë nga kryeministri shqiptar. Berisha thotë se KiE duhet të promovojë Kosovën dhe të mos u kuhstojë rëndësi fjalëve të dala nga goja e Ramës. Sipas tij, kryeministri Rama me fjalimin e mbajtur ka miratuar ndarjen në dysh të kombit shqiptar. 

FJALA E BERISHËS: 

Mirëdita! Sot jam para jush për të denoncuar me forcën më të madhe fjalimin antishqiptar të Edi Ramës, thikat pas shpine që ky armik i egër i kombit shqiptar i futi kombit tonë Kosovës dhe Shqipërisë në fjalën e tij. Edi Rama në Strasburg me fajlën e tij tërkuzë, dyfishin e kohës së lejuar, të cilën sot mund ta mbante vetëm Lukashenko i Bjellorusisë. Me këtë qëndrim groteskt detyroi Komitetin Presidencial të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe grupin më të madh të kësaj asambljeje, krahas mallkimeve, fyerjeve, sharjeve që lëshoi andaj asamblesë dje KiE, të bojkotojnë zyrtarisht darkën pavarësisht se aty ai ishte kryeministër i një vendi anëtar të KiE. Dhe kryeministër i një vendi anëtar i NATO-s. Ky akt nuk ka ndodhur kurrë në historinë 73 vjeçare  të këtij institucioni. Ndodhi për herë të parë me kryeministrin e Shqipërisë, de facto me kryeministrin e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë. Shqipëria dhe asnjë vend tjetër anëtar i këtij institucioni në 73 vite jetë të tij, nuk ka njohur kurrë një turpërim të tillë. Edi Rama shpalli aktin madhor të tradhëtisë kombëtare pas Enver Hoxhës ndaj Kosovës. Ai shkoi aty dhe shpalosi tezën serbe antishqiptare të kombit Kosovar. Enver Hoxha vërtet e la Kosovën nën pushtimin serb dhe jugosllav, por nuk foli ndonjëherë për kombin kosovar. Gjysmën e dytë të shekullit të kaluar Beogradi promovoi me gjithë propagandën e tij tezën e kombit kosovar dhe kombit shqiptar, apo shqiptarsi të këqinj të Kosovës dhe këta janë për t’u zhdukur. Dhe albanësi të mirë të Shqipërisë dhe këta janë fqinj për t’u respektuar.  Me këtë tezë, Edi Rama jo vetëm miratoi ndarjen në dysh të kombit shqiptar, por indirekt edhe zhdukjen e kombit, pasi ai është kosovar.

Kjo është thika më e rëndë që i futet kombit tonë në 150 vitet e fundit nga një tradhëtar shqiptar. Ai  futi thikën pas shpine Kosovës, pasi dështoi me turp me tezën e luftës civile në Kosovë të elaboruar për 2 vite me rradhë me propagandën e Rilindjes. Barbaritë serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës të bazuara në racizmin e pushtuesve serbë në Strasburg i vlerësoi thjesht si një konflikt humanitar, ndërkohë që ai ishte një gjenocid me bazë racizmin e serbëve ndaj shqiptarëve. Edi rama në Strasburg i futi thikën Kosovën në momentin më të papërshtatshëm për Kosovën, pikërisht kur ajo kishte nevojë për lobim pozitiv për anëtarësim në Këshillin e Europës, ai në sallën e këtij tempulli, lëshoi lumë sharjesh e akuzash të padëgjuara në atë sallë në gjithë ekzistencën e atij institucioni. I bëj thirrje KiE, asamblesë parlamentare  që të votojë Kosovën si anëtar të ri dhe të mos ndikohet nga retorika koprolaike dhe arkaike e një njeriu që është në mision kundër kombit të vet. Edi Rama i futi thikë pas shpine Kosovës, sepse me retorikën e tij ai mbuloi si vasali i Vuçiçit Beogradin. Mbrojti dhe mbuloi Beogradin, prokurorin e krimeve të luftës për Serbinë, Vladimir Vuçeviç, si burimin absolut kryesor të të gjitha trillimeve monstruoze të raportit të Dick Marty dhe kjo është publikisht e njohur. Së fundmi, Edi Rama i futi thikë pas shpine Kosovës, pasi zgjodhi si mbrojtje për udhëheqjen e Kosovës në Hagë,  mjetin më të dëmshëm, presionin e hapur politik ndaj gjykatës.  Reagimi i Edi Ramës zgjoi neveri dhe dënim në komunitetin ndërkombëtar, përfshi edhe te personaliteve që kanë lobuar për të liruar udhëheqjen politike të Kosovës. Unë njerëzisht u bëj thirrje autoriteteve të Kosovës të ndalojnë fushatën politike të Ramës ndaj gjykatës së Hagës si mjet që ai përdor për të maskuar vasalitetin e tij të plotë ndaj Beogradit, por de facto për të rënduar pozitën e kësaj udhëheqje në Hagë pasi kërkon të mbulojë me sulme politike institucionet ndërkombëtare.

Çfarë tha Rama në KiE?

Kryeministri Edi Rama kërkoi nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës që të rrëzonin akuzat kundër Kosovës dhe të pranojnë kërkesën e Shqipërisë, për një raport vijues ndaj atij të Dick Marty-t. Kreu i Qeverisë kërkoi rishikimin e Rezolutës 1782 (të miratuar në vitin 2011) për raportin e Dick Marty, për t'i shpallur të pabazuara akuzat e tij për trafikim të organeve njerëzore gjatë luftës së fundit në Kosovë. Rama e cilësoi raportin si një lajm të rremë që u shndërrua në rezolutë dhe që po dëmton Kosovën. Por kërkesat e kryeministrit shqiptar shkaktuan debate në seancën plenare, ku disa prej të pranishmëve i cilësuan “të pashembullta”.

sali berisha edi rama

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen