12 Tetor 2023, 13:19
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha me tone të ashpra ka reaguar pas deklaratave që bëri sot në Kuvend, Edi Rama.
Ai tha se fjalimi i kryeministrit ishte shkruar në zyrën e Vuçiçit, ndërsa shtoi se qëllimi ishte që të sulmonte Albin Kurtin. Sipas Berishë, fjalimi i Ramës kishte qëllim që të bllokonte çdo përpjekje për të bërë hap pozitiv në përparim të klimës mes Serbisë dhe Kosovës, të krijuar klimë konflikti pas agresionit të grupeve terroriste të dërguar nga Serbia.
“Sot zonja kryetare nderove në mënyrë hipokrite deputetë të PD. Ke përjashtuar 8 deputetë në çdo shkelje të ligjit dhe normave, me arbitraritetin e padronit tënd si skllave e tij. Sot jam këtu për të denoncuar përsëri atë që populli i Kosovës e quan vëllai i Vuçiçit. Analistë pro perëndimor e quan Pashiqi, apo dhe argati i Vuçiçit dhe Beogradit. E denoncoj sot se në një kohë kur u arrit një konsensus për një rezolutë, ai lexoi këtu një fjalim të shkruajtur fjalë për fjalë dhe rresht për rresht në Beograd. Sot kreu juaj kishte ndërruar fjalëshkruesin. Fjalimi që lexoi para jush, është fjalimi i shkruar në zyrat e Aleksandër Vuçiç. Ky fjalim kishte qëllim kryesor në prag të Samiti të Procesit të Berlinit në Tiranë të portretizonte si djall me zile kryeministrin e Kosovës. Kishte qëllim që të mbronte padronin e tij, serbomadhin Vuçiç. Kishte qëllim që të bllokonte çdo përpjekje për të bërë hap pozitiv në përparim të klimës mes Serbisë dhe Kosovës, të krijuar klimë konflikti pas agresionit të grupeve terroriste të dërguar nga Serbia. A e shihni pra se si u përdor sot kjo platformë. Unë i garantoj shqiptarët se Rama vazhdon si çdo ditë si argat i Vuçiçit, projektin për ndarjen e Kosovës.”, tha Berisha.
sali berisha
Politike
12 Tetor 2023, 12:30
A.B
Arben Ahmetaj
TIRANË- Reagon sërish Arben Ahmetaj. Ish-zëvendëskryeministri, nga arratia ka reaguar në lidhje me hetimet e SP...
Politike
12 Tetor 2023, 12:10
a.l
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh në Kuvend se mendon shpesh sa herë mund të rrotullohet në varr Ibrahim ...
Politike
12 Tetor 2023, 12:14
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka vendosur sot kusht në Kuvend opozitës sa i takon rezolutës për Kosovën. Ai tha se...
Politike
12 Tetor 2023, 12:09
r.ll
ervin salianji
TIRANË- Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka marrë fjalë pasi kryeministri Edi Rama përfundoi fjalimin e tij. Salianji e...
Politike
12 Tetor 2023, 12:08
A.B
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, reagoi pas fjalimit të gjatë të kryeminist...
Politike
12 Tetor 2023, 12:06
a.l
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama shprehet se do të vazhdojë të takojë presidentin Aleksandër Vuçiç ...
Politike
12 Tetor 2023, 12:06
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Serbia do të dorëzohet diplomatikisht dhe të pranojë Kosovën si n...
Politike
12 Tetor 2023, 11:52
A.B
Deputetja
TIRANË- Deputetja socialiste Mirela Pitushi po ndjek fjalimin e kryeminstrit Edi Rama në rrjetin e saj social 'Facebook'. Ajo ka shp&eu...
Politike
12 Tetor 2023, 11:47
foto nga kuvendi
TIRANË- Prej më shumë se 30 minutash kryeministri Edi Rama po mban fjalën e tij në lidhje me situatën n&eum...
Politike
12 Tetor 2023, 11:37
a.l
Edi Rama dhe Albin Kurti
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se me Albin Kurtin kanë divergjenca kuptimore dhe se e ka më...