Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Berisha u shpreh se edhe pas 76 vitesh Shqipëria ende është rrezik, duke thënë se ndodhet nën monizmin e Edi Ramës të cilit iu referua me epitetin ‘cub’.
SHKODËR- Kryedemokrati Sali Berisha ishte i pranishëm ditën e sotme në Postribë, aty ku mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të kryengritjes. Së bashku me disa deputetë të Partisë Demokratike, Berisha kreu homazhe në përkujtimoren e ngritur. Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se vendi sot është një rrezik të madh.
Berisha u shpreh se edhe pas 76 vitesh Shqipëria ende është rrezik, duke thënë se ndodhet nën monizmin e Edi Ramës të cilit iu referua me epitetin ‘cub’.
'Është një nder i madh për mua t’u përshëndes përzemërsisht, të përulem me nderimin më të thellë, mirënjohjen më të pakufishme përpara luftëtarëve të lirisë të Postribës dhe Shkodrës, që 76 vjet më parë vendosën t’i përgjigjen me rezistencë të armatosur, me kryengritje, një pushtimi barbar që do instalohej në Shqipëri më 28 nëntor 1944. Ky pushtim për shqiptarët ishte i dyfishtë në ato vite. Ishte pushtim i vendosjes së diktaturës komuniste të Enver Hoxhës. Dhe unë u rikujtoj ju këtu, u rikujtoj shqiptarëve se vrasësi seria që komandoi hordhitë partizane në Shkodër dhe veri, Mehmet Shehu, do i shkruante Enver Hoxhës: se në kufirin ushtarak, Shkodrën e vendosëm nën pushtim. Ai thotë një të vërtetë të pamohueshme. Të tillë, pushtim e konsideruan qytetarët e Shkodrës, banorët e Postribës dhe veriut në tërësi. Krahas këtij pushtimi, Shkodra dhe Shqipëria ishin në një pushtim të dytë. At Zef Pëllumbi përshkruan 28 nëntorin me ndërrimin e simboleve. U hoq flamuri kombëtar dhe u vendos flamuri jugosllav. E vërteta është se në Shkodër u vendosën zyrat e shërbimit famëkeq jugosllav, që grabiste dhe zhdukte nacionalistët e Shkodrës dhe të veriut, i bindur se ata nuk do të pranonin pushtimin serb, barbar të Shqipërisë. Në këtë kontekst, kryengritja e Postribës, si kryengritja e parë antikomuniste në Shqipëri dhe Europë, ishte kryengritje për liri, ishte kryengritje për flamur kombëtar, kryengritje e atdhetarëve dhe patriotëve që donin një Shqipëri të lirë nga diktatura komuniste dhe padronët e tyre jugosllavë. Kanë kaluar 76 vite, sot ne nderojmë veprën heroike të burrave dhe grave të Postribës 76 vite më parë, shumë prej të cilëve, u ekzekutuan me gjyqe dhe pa gjyqe për fajin e vetëm se po luftonin për liri. Fshatra të tjera u dogjën, mbi 1 mijë banorë u internuan në kampet më të egra të regjimit.'- tha Berisha.
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, theksoi rëndësinë që ka kujtesa historike, mos harrimi i së shkuarës dhe mësimi i së vërtetës për fëmijët e sotëm.
'Jemi sot në Postribë për të përkujtuar një nga ngjarjet më të rëndësishme jo vetëm për Shkodrën por për gjithë Shqipërinë. Ishte dita kur Shkodra dhe Malësia u futën kryelartë në histori. Kjo kryengritje sfidoi terrorin dhe propagandën e kohës. Bijtë dhe heronjtë e Postribës u ngritën për të dëshmuar atë që e kanë pasur historikisht të shenjtë, lirinë. Ajo u shtyp me dhunë brutale nga ata që e kishin instaluar terrorin. Ajo dhunë e pamëshirshme dhe shtazarake shënoi nisjen e një kalvari të gjatë vuajtjesh dhe vrasjesh. Pasojat e saj ishin të rënda mbi familjet e Jup Kasazit, Osman Haxhisë. 23 bij të asaj treve u pushkatuan pa gjyq. Terrori u shtri më gjatë në Malësi. Kjo ngjarje e asaj kohe jehon fort dhe sot. Historia na ka mësuar se të gjitha regjimet bien me turp, edhe pse lënë plagë pa fund të hapura. Kohët ndryshojnë, por shpesh rreziqet përsëriten ndaj nuk duhet të gabojmë e ta harrojmë të shkuarën , por t‘ua kujtojmë fëmijëve këtë pjesë të historisë, të vërtetën. Koha dhe momentet që po kalon vendi ynë janë dëshmi se çfarë kujdesi duhet treguar me brezin e ri që të mos rrëshqasë në drejtime të rrezikshme.”- tha Bardhi.
Kryengritja e Postribës më 9 shtator 1946 është njohur si lëvizja e parë anti-komuniste në Shqipëri, e organizuar një vit pas instalimit të regjimit. Ajo zgjati shumë pak dhe u shtyp shpejt nga forcat e shumta komuniste në qytetin e Shkodrës dhe rrethinat.
Tedi Blushi TIRANË- Çështja e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit dhe përfshirja ose jo e kreut të Partisë së...
Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve Gentiana Sula TIRANË- Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve Gentiana Sula thotë se nuk kanë nxje...
Gentjana Sula TIRANË- Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve Gentiana Sula tha se ka pasur një rast kur një person publik ka kërkuar k...
Gentiana Sula TIRANË- Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve Gentiana Sula tha se ende nuk ka marrë një letër zyrtare për pa...
Gentiana Sula TIRANË- Kreu i Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula u shpreh se Autoriteti për publikimin e emrave ndjek dy rrugë të...
Gentiana Sula TIRANË- Kreu i Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula u shpreh se një dokument arkivor ka ka dy elemente, autentiuciteti ...
Gentiana Sula TIRANË- Kreu i Autoritetit të Dosjeve Gentiana Sula, tregoi sot se pse i është drejtuar parlamentit në lidhje me ras...
Gentiana Sula TIRANË- Kreu i Autoritetit të Dosjeve Genta Sula tregoi sesi u vu në lëvizje Autoriteti i Dosjeve për rastin e ...
TIRANË- Grupi i deputetëve të Partisë Demokratike që mbështesin Enkelejd Alibeaj kanë bërë sot prezantimin e...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II. Me anë ...