Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sula theksoi se në dokument identitetet kanë qenë me iniciale.
TIRANË- Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve Gentiana Sula thotë se nuk kanë nxjerrë asnjë dokument me emrin e ish-Presidentit Ilir Meta si person i dyshuar për bashkëpunëtor të ish-Sigurimit të Shtetit.
Në një intervistë për emisionin Opinion, Sula theksoi se në dokument identitetet kanë qenë me iniciale. Sula i hedh poshtë të gjitha akuzat e bëra nga Ilir Meta në padinë që ky i fundit ka bërë në SPAK ndaj Autoritetit të Dosjeve.
“Ne nuk kemi nxjerrë, ne kemi nxjerrë iniciale. Në të gjithë personat e verifikuar ne përdorim iniciale. E njëjta gjë është edhe në rastin e Ilir Metës. Në parlament asnjë nga partitë nuk verifikon kandidatët. Parlamenti ka përdorur ligjin gjerman. Ne kemi verifikuar mijëra figura. Më duket që edhe interesi publik nuk është aq i ulët, më duket që kjo gjë duhet bërë”.
Si u bë publike çështja e ekzistencës së dosjes së Metës?
Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në Shqipëri tha që ish-presidenti Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit Shtetëror në kohën e komunizmit. Meta i hodhi poshtë këto akuza duke thënë se janë të motivuara politikisht. Sipas dokumentit që Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në Shqipëri ka dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë, kërkohet miratimi i disa ndryshimeve ligjore, të cilat më pas japin mundësinë e riverifikimit të figurave që janë pajisur me “certifikatën e pastërtisë”. Në dokument thuhet se emri i Metës (Ilir Metaj) ka rezultuar në dosjet e Sigurimit të Shtetit. Ky lajm u bë i ditur vetëm pak ditë pasi Meta përmbylli mandatin e tij 5-vjeçar si President dhe u rikthye në partinë që e kishte themeluar vetë, Lëvizjen Socialiste për Integrim, të cilës me rikthimin e tij iu ndryshua emri në Partia e Lirisë. Tashmë Meta e ka paditur Autoritetin e Dosjeve.
Gentjana Sula TIRANË- Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve Gentiana Sula tha se ka pasur një rast kur një person publik ka kërkuar k...
Gentiana Sula TIRANË- Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve Gentiana Sula tha se ende nuk ka marrë një letër zyrtare për pa...
Gentiana Sula TIRANË- Kreu i Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula u shpreh se Autoriteti për publikimin e emrave ndjek dy rrugë të...
Gentiana Sula TIRANË- Kreu i Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula u shpreh se një dokument arkivor ka ka dy elemente, autentiuciteti ...
Gentiana Sula TIRANË- Kreu i Autoritetit të Dosjeve Gentiana Sula, tregoi sot se pse i është drejtuar parlamentit në lidhje me ras...
Gentiana Sula TIRANË- Kreu i Autoritetit të Dosjeve Genta Sula tregoi sesi u vu në lëvizje Autoriteti i Dosjeve për rastin e ...
TIRANË- Grupi i deputetëve të Partisë Demokratike që mbështesin Enkelejd Alibeaj kanë bërë sot prezantimin e...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II. Me anë ...
Ambasada iraniane TIRANË- Katër diplomatë janë dëbuar dhe një i pestë është larguar me dëshirë nga S...
Gentiana Sula TIRANË- Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve Genta Sula, u shpreh se është e gatshme t'i shkojë deri në fund...