LIVE UPDATES
Politike

Fushë loje e pabarabartë/ Bylykbashi: ODIHR konfirmon abuzimin e qeverisë me pushtetin! Nuk ka kapituj pa zgjedhje të ndershme dhe drejtësi

Sipas tij votimi i diasporës ishte një zhvillim pozitiv në dukje, por u shoqërua me mashtrime masive, sidomos në dërgimin dhe marrjen e fletëve të votimit.

18 Qershor 2025, 17:55 Nga E. D

 

Fushë loje e pabarabartë/ Bylykbashi: ODIHR konfirmon abuzimin e
Oerd Bylykbashi

 

STRASBURG- Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi duke folur në Komisionin e Stabilizim-Asocimiit në Strasburg tha se Shqipëria sapo ka dalë nga një proces zgjedhor i cili do të mbahet mend si një nga ato që e ka kthyer vendin pas më shumë se 20 vjet në standardet zgjedhore.

Gjatë fjalës së tij ai theksoi se ODIHR konfirmon abuzimin e qeverisë me pushtetin. Sipas tij votimi i diasporës ishte një zhvillim pozitiv në dukje, por u shoqërua me mashtrime masive, sidomos në dërgimin dhe marrjen e fletëve të votimit. Ndër të tjera Bylykbashi theksoi se nuk ka kapituj pa zgjedhje të ndershme dhe drejtësi.

Fjala e plotë e Oerd Bylykbashit:

Të nderuar kolegë, të nderuar pjesëmarrës në këtë takim të rëndësishëm.
Po, sapo kemi dalë nga një proces zgjedhor i cili do të mbahet mend si një nga ato që e ka kthyer Shqipërinë pas më shumë se 20 vjet në standardet zgjedhore. Është hera e parë që raporti i auditit hapet në fjali të parë me konstatimin se nuk ka pasur një fushë loje të barabartë. Dhe kjo thotë shumë, sepse përmbledh një sërë angazhimesh të tjera që vijnë nga standardet e OECD-së apo të Këshillit të Europës.

Në paragrafin e parë të deklaratës paraprake, jo ende në raportin përfundimtar, ODIHR thekson se qeveria ka përfituar nga pozita e saj si mazhorancë gjatë garës zgjedhore. Pra, në teori ka pasur garë, por garuesit nuk janë lejuar të garojnë në të njëjtat kushte, në të njëjtat pista dhe me të njëjtën liri. Mendoj se të gjithë do të duhet të presim edhe pak për të kuptuar më shumë. Ne si opozitë, këtë e dimë. Po e provojmë çdo ditë. Po sjellim prova të reja që shkojnë edhe më tej se sa çfarë ka raportuar ODIHR deri më tani.

ODIHR nuk po thotë që ka pretendime për mungesë barazie në garë. Po jep përfundime. Nuk po thotë që ka pretendime për përfitim nga pushteti. Po jep përfundime. Kështu që, për raportin përfundimtar, duhet të presim për të parë se çfarë tjetër do të dalë në dritë.

Tani është në proces një ankimim i plotë me prova të forta për shkelje serioze të standardeve themelore të zgjedhjeve. Përfshirë shkeljen e fshehtësisë së votës, manipulimin e kutive të votimit, manipulimin e fletëve të votimit, mbushjen e kutive, votimin familjar dhe shumë shkelje të tjera që tregojnë qartë se janë shkelur angazhimet bazë.

Votimi i diasporës ishte një zhvillim pozitiv në dukje, por u shoqërua me mashtrime masive, sidomos në dërgimin dhe marrjen e fletëve të votimit. Shumë votues, për fat të keq, nuk e morën kurrë fletën e votimit, ose nuk e morën vesh se kush kishte votuar në emër të tyre.

Tani dua të ndalem në diçka të rëndësishme. Reforma e fundit zgjedhore që kemi bërë me konsensus ka qenë në vitin 2012, kur Partia Demokratike ishte në qeveri. Që nga ajo kohë nuk ka pasur më reforma me konsensus. Ka pasur tentativa, por janë shkelur më pas, kështu që nuk ka pasur konsensus real.

Kjo flet shumë për frymën me të cilën kjo qeveri po i trajton çështje kaq të rëndësishme. Reformat e rëndësishme duhen bërë me konsensus, sepse qëllimi ynë është i përbashkët: të kemi një vend që është i denjë për Bashkimin Europian, por më e rëndësishme, i denjë për qytetarët e vet në aspektin e demokracisë.

Kemi dhjetëra rekomandime ndër vite që nuk janë zbatuar, madje as nuk janë trajtuar. Dhe nga ana tjetër flitet për sa është “kampione” Shqipëria në letra.

Kështu që, për mua, pyetja është: Çfarë mekanizmi do të arrijmë të vendosim së bashku për të siguruar që procesi i integrimit europian – përfshirë hapjen e kapitujve, të jetë i ndërlidhur me zhvillimet reale në vend, përfshirë demokracinë, zgjedhjet, të drejtat e njeriut? Që progresi në letra të reflektojë edhe zhvillimin real të vendit, jo të jenë dy gjëra të ndara.

A do të arrijmë t’i bashkojmë këto gjëra apo do të vazhdojmë në dy rrugë të ndara, një realitet në vend dhe një tjetër në letër?

Faleminderit.

oerd bylykbashi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës