Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha u shpreh se Rama ka frikë të vij të përballet në Parlament me opozitën.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama se i ka ngulur thikën pas shpine procesit të integrimit evropian të shqiptarëve. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha u shpreh se Rama ka frikë të vij të përballet në Parlament me opozitën.
Lideri i opozitës e cilësoi cinik heqjen e subvencionit për naftën, ndaj fermerëve vendas, kur vendi ndodhet në kulmin e krizës për naftën. Ai krahasoi çmimet e Gjermanisë me Shqipërinë, ku nafta atje shitet me 2 euro ndërsa në vendin tonë shitet me 2.2 euro.
Sali Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare, zonja dhe zotërinj të vërtetë, zonja drejtuese e seancës. Nuk ka akt më absurd se kjo që propozoni sot në parlament. Nuk ka akt më cinik ndaj 30, 40% të shqiptarëve që jetojnë me çurkën e djersës së ballit. Nuk ka qëndrim më cinik ndaj tyre, më të pashpirt. Vini këtu pasi keni hequr subvencionin për naftën fermerëve në kulmin e krizës për naftën. Njeri normal në botë që mund të imagjinojë një vendim të tillë nuk ka, përveç atij që tani e ka kapur tmerri nga tërmeti, tmerri nga ky tjetri, tmerri nga ai, tmerri nga ky, tmerri nga vetja e tij, që s'vjen në parlament fare, se ka frikë dhe ty, të ka frikë tani.
Që është i tmerruar dhe që s'di ç'bën. Pra, vini këtu... ç'ka kaq të turpshëm? Po uli marzhin se kur të kalojë mbi 220. Fshatarëve më të varfër të Evropës. Kjo është politikë shpopullimi. Shpopullimi. Është politikë çupëviçi. Është politikë anti-shqiptare. Fermeri i Maqedonisë e merr me 1000 lekë naftën, me 100 lekë naftën. Qytetari me 150 lekë. Si e shpjegoni ju këtë? Ky hajduti në Shqipërisë me taksën më të lartë në botë mbi litrin e naftës, i detyron shqiptarët të blejnë atë me 2.2 euro.
A doni t'ua lexoj? Një, prisni të nxjerr një tabelë këtu. Në Gjermani, dje nafta në pompë ishte 2 euro. Në Shqipëri, nafta në pompë 2.2 euro. Pardje, më falni, pardje. Pardje. Rrogat në Gjermani gjashtë herë më e lartë se në Shqipëri, tetë herë më e lartë. Pra, këto janë akte cinike. Po a e dini ju sa i merrni, sa u merrni qytetarëve me TVSH-në e naftës me 220 ALL litri? A e dini apo jo? Dhjetëra milionë euro. Inkasuat ju për rritjen... rri ti mos u përziej.
Se më mirë mos flisni të paktën. Derisa ai ju braktis, braktiseni. Derisa ai nuk guxon të vijë këtu, s'keni pse e mbroni ju atë mor. Nuk keni pse e mbroni ju atë. Nuk guxon. Refuzon çdo interpelancë. Tani zonja drejtuese e seancës, absurdi më i madh është diskutimi i këtyre problemeve dhe injorimi i raportit të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian. Lexojeni mirë atë raport dhe del secili nga ju të kuptojë se me atë votë krimi që ka dhënë për Ballukun, i ka futur një thikë pas shpine procesit të integrimit evropian të shqiptarëve./Dosja.al
Skender Hita TIRANË- Drejtori i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka prezantuar ndryshimet e reja që do të vihen në zbati...
Albin Kurti KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se vendimi i fundit i Gjykatës Speciale, e cila e shtyu me dy muaj dh&...
Eno Bozdo TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Eno Bozdo deklaroi se, Shqipëria është e papërgat...
Enno Bozdo TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo u shpreh se Shqipëria ndodhet e papërgatitur përballë një ...
Enea Karakaçi TIRANË- Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi ka deklaruar se javën e ardhshme do të...
Erjona Ismaili TIRANË- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili ka hedhur poshtë akuzat e deputetit Bel...
Belind Këlliçi TIRANË- Deputeti Belind Këlliçi ka zhvilluar një interperlancë të kërkuar me krye...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh se pa mbështetjen e Bashkimit Evropian, Shqipëria do të ishte si afganët apo...
Bardhi- Peleshi TIRANË- Kreu i grupit parlmentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi akuzoi kreun e Kuvendit Niko Peleshin në Kuven...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pa mbështetjen e Bashkimit Evropian, Shqipëria nuk do të kishte një dr...