10 Prill 2023, 19:09
Nga k.m.
Damian Gjiknuri
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka komentuar kandidatët socialistë që rrezikojnë garën për zgjedhjet lokale të 14 majit, për shkak se nuk janë treguar të rregullt me plotësimin e formularit të dekriminalizimit. Në një intervistë që ka dhënë për "Klan News", Gjiknuri tha se PS nuk ka pasur informacione konkrete. Ai foli për rastin e Kuçovës ku u shpreh se kundravajtja e Kreshnik Hajdarit nuk futet tek ato vepra që e ndalojnë kandidimin.
“E para njëherë nuk besoj se PS ka pasur informacione konkrete. E dyta ligji i dekriminalizimit është bërë i tillë që edhe kur ne nuk kemi informacion të veprojë sepse shqiptarët sidomos, të lokalitetit të caktuar janë të mirinformuar ndonjëherë ose të paktën informohen në lidhje me të kaluarën e kandidatëve. E treta në rastin e Kuçovës mesa di unë, e para punës është një kundravajtje penale që nuk e pengon atë të kandidojë aq më tepër një djalë që në moshën 17-vjeçare paska kaluar kufirin me Greqinë si mijëra e mijëra shqiptarë të tjerë, na qenka ndëshkuar me gjobë nga autoritetet greke për kalimin e kufirit, gjë që nuk është fare nga ato veprat që e ndalojnë kandidimin,”- u shpreh Gjiknuri.
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së është shprehur se nëse ndonjëri prej këtyre kandidatëve ndalohet të kandidojë, PS është gati të paraqesë të tjerë nëse u lejohet nga KQZ. Deri më tani rrezikojnë garën e 14 Majit për shkak të dekriminalizimit, Rezeart Tusha, kandidat i “Bashkë Fitojmë”; Qerim Ismailaj në Mallakastër dhe Kreshnik Hajdari, kandidatë të PS-së në Mallakastër dhe Kuçovë.
damian gjiknuri zgjedhjet lokale 14 maj 2023
Politike
10 Prill 2023, 18:58
A.B
Erion Veliaj
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ironizuar premtimet e Belind Këlliçit në zg...
Politike
10 Prill 2023, 18:33
A.B
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta iu përgjigj ditën e sotme pyetjeve të publikut. Nga zyra e tij,...
Politike
10 Prill 2023, 18:10
k.m.
Taulant Balla
LUSHNJE- Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla është ndalur në një takim t&...
Politike
10 Prill 2023, 18:08
A.B
Mbledhja
TIRANË- Kandidati për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi zhvilloi ditën e sotme një bashkëbisedim m...
Politike
10 Prill 2023, 17:45
A.B
Igli Cara
DURRËS- Kandidati për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara u premton qytetarëve se hapi i parë që do bëjë ...
Politike
10 Prill 2023, 17:41
k.m.
Gabriel Escobar
TIRANË- Nesër në Shqipëri do të vijë i dërguar i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të...
Politike
10 Prill 2023, 17:37
k.m.
Pamje nga takimi
TIRANË- Fushata ende nuk ka nisur zyrtarisht, por takime po. Sot, kandidati i koalicionit të opozitës "Bashkë fitojm&e...
Politike
10 Prill 2023, 17:01
A.B
Klomentina Drini
TIRANË- Kandidatja e Partisë Demokratike për Bashkinë e Vaut të Dejës, Klomentina Drini, në një li...
Politike
10 Prill 2023, 16:54
A.B
Jim Trusty
SHBA- Një avokat i ish-presidentit të SHBA-ve, Jim Trusy ka thënë se fokusi i tij kryesor është në manovrat l...
Politike
10 Prill 2023, 16:13
A.B
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, ishte i pranishëm ditën e sotme në takimin prezantues t&...