LIVE UPDATES
Politike

Lista për këshilltarë nuk e mbështet! Kandidatja e Alibeajt për Vaun e Dejës: Unë do fitoj! Asnjë presion s’më ndal

Ajo shprehet se kandidatët e listës që kanë firmosur janë shumica anëtarë të familjes së kryetarit të degës.

10 Prill 2023, 17:01 Nga A.B
Lista për këshilltarë nuk e mbështet! Kandidatja e Alibeajt
Klomentina Drini

TIRANË- Kandidatja e Partisë Demokratike për Bashkinë e Vaut të Dejës, Klomentina Drini, në një lidhje me ‘Sot Live në Shqipëri’ ka shprehur vendosmërinë e saj për të vazhduar garën, edhe pse paraditen e sotme 30 kandidatët e listës së PD për Këshillin Bashkiak shprehën mbështetjen për kandidatin e Berishës Zef Hila. 

 “Unë jam duke bërë fushatë. Nuk jam e befasuar nga deklaratat që po bën i pari i listës së Këshillit, Gjon Marku. E dimë të gjithë se cc’ka bërë ai në kreye të Bashkisë. Asnjë gozhdë nuk ka ngulur që ta hasnim. Këto janë qëndrime të varura nga kulti i individit. Gjithsecili mban qëndrim e tij. Unë jam zyrtarisht në garë për PD-në. Nuk tërhiqem pavarësisht presionit politik. I bëj edhe një thirrje që ‘burri që është burrë nuk fshihet pas gishtit’”, ka deklaruar Drini.

Ajo shprehet se kandidatët e listës që kanë firmosur janë shumica anëtarë të familjes së kryetarit të degës.

“Listat janë anëtarë të familjes së kryetarit të partisë të degës, Gentian Ndoj. Nuk jam pyetur për ato lista. Ka edhe njerëz që janë burrë e grua aty. Shikoni listën e firmosur ndaj meje. Gentiana Ndoj është gruaja e Gentian Ndojit, kryetarit. Edhe një çift tjetër gjithashtu. Ata janë familjarë të afërm. Lista është bërë pa përfaqësuar demokratët e vërtetë”, vijoi Klomentina Drina, e cila më tej u shpreh e bindur se do fitojë.

“Unë nuk i kam problem këto deklaratat, thjesht ata po më faktorizojnë dhe i falënderoj shumë. Nuk do të ndalem, edhe sikur të jetë gjëja e fundit që bëj në jetë. Po të mos kishin frikë nuk do të dilnin me kështu deklaratash. Unë jam këtu për të gjithë qytetarët e ndershëm të Vaut të Dejës. Unë do ta fitoj atë bashki për Partinë Demokratike të Shqipërisë”, u shpreh ndër të tjera Drini.

Ditën e sotme, kandidatët për Këshillin Bashkiak të PD-së në Vaun e Dejës zgjodhën që të mbështesin kandidatin e koalicionit 'Bashkë Fitojmë' Zef Hila dhe jo të PD-së Klomentina Drini. Me anë të një deklarate, ata e cilësuan Drinin si kandidaturë personale e nxjerrë në kundërshtim me vullnetin e demokratëve të Vaut të Dejës./Dosja.al

klomentina drini

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë