Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas vendimit, rinumërimi realizohet në 24 tavolina, ku janë të pranishëm vëzhgues të autorizuar nga 3 subjektet ankimuese: Koalicioni PD-ASHM, PS dhe Partia Mundësia.
TIRANA- Lëvizja Bashkë ka kundërshtuar vendimin e kryekomisionerit Ilirian Celibashin, duke çuar në KAS çështjen e të mos paturit vëzhgues në procesin e rinimumërimit. Sipas vendimit, rinumërimi realizohet në 24 tavolina, ku janë të pranishëm vëzhgues të autorizuar nga 3 subjektet ankimuese: Koalicioni PD-ASHM, PS dhe Partia Mundësia.
Në ankimimin e Lëvizjes Bashkë thuhet se përjashtimi nga kjo e drejtë përbën shkelje të parimeve të barazisë së subjekteve në garë dhe cenon besueshmërinë e procesit zgjedhor.
Lëvizja Bashkë kërkon rishikimin e vendimit dhe pranimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve, në mënyrë që të na garantohet e drejta ligjore për mbikëqyrjen e procesit të rinumërimit të votave si dhe dhënien e një përgjigjeje të arsyetuar me shkrim, ku të sqarohen bazat ligjore të refuzimit të kërkesës, nëse ky refuzim do të mbahet në fuqi.
Pjesë nga ankimimi:
Në vijim të kërkesës sonë nr. 5175 të paraqitur më 13.06.2025 për përfshirjen e vëzhguesve të Lëvizjes BASHKË në procesin e rinumërimit të votave që po zhvillohet në kuadër të vendimeve të KQZ-së, jemi njoftuar për një përgjigje negative nga KQZ
Me këtë ankimim dëshirojmë të theksojmë sa vijon:
E drejta për të pasur vëzhgues është e garantuar nga ligji: Sipas nenit 119 dhe nenit 120 të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, subjektet zgjedhore që marrin pjesë në zgjedhje kanë të drejtë të akreditojnë vëzhgues në të gjitha fazat e procesit zgjedhor, përfshirë procesin e rinumërimit të votave. Përjashtimi i Lëvizjes BASHKË nga kjo e drejtë përbën shkelje të parimeve të barazisë së subjekteve në garë dhe cenon besueshmërinë e procesit zgjedhor.
Procesi i rinumërimit ka rëndësi përcaktuese për rezultatin përfundimtar: Përfaqësimi i votës së qytetarëve, për të cilën Lëvizja BASHKË është subjekt pjesëmarrës në zgjedhje, lidhet ngushtë me transparencën dhe monitorimin e çdo faze, përfshirë rinumërimin. Refuzimi për akreditimin e vëzhguesve tanë cenon të drejtën tonë për të garantuar integritetin e votës.
Ne kemi respektuar çdo procedurë ligjore. Kërkesa jonë është bërë në përputhje me afatet dhe format e përcaktuara nga ligji, dhe kemi shprehur gatishmërinë për të depozituar listën e vëzhguesve dhe dokumentacionin shoqërues brenda afateve.
Për sa më sipër, kërkojmë:
Rishikimin e vendimit dhe pranimin e kërkesës sonë për akreditimin e vëzhguesve, në mënyrë që të na garantohet e drejta ligjore për mbikëqyrjen e procesit të rinumërimit të votave.
Dhënien e një përgjigjeje të arsyetuar me shkrim, ku të sqarohen bazat ligjore të refuzimit të kërkesës sonë, nëse ky refuzim do të mbahet në fuqi.
Në pritje të një përgjigjeje tuaj sa më të shpejtë dhe në përputhje me parimet e ligjshmërisë.
Punë të mbarë!
Arlind Qori
Plarent Ndreca TIRANA- Deputeti socialist Plarent Ndreca ka dalë nga ambientet e SPAK ku u paraqit ditën e sotme teksa ka bërë dhe...
Edi Rama TIRANA- Në selinë e Partisë Socialiste do të zhvillohen "seancat" e akademisë politike nga datat 20 qershor deri m&e...
tedi blushi TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar se Komisioni Europian ka ç...
Plarent Ndreca TIRANË- Deputeti socialist Plarent Ndreca është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. ...
salianji FIER- Gjykata e Fierit ka shtyrë seancën ku pritej të shqyrtohej kërkesa për liri e ish-deputetit të Partisë De...
Galit Peleg TIRANË- Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka folur për përshkallëzimin e konfliktit mes Izraelit d...
Eglantina Zere TIRANË- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka marr&e...
Pamjet ELBASAN- Rivlerësimi i votave në Elbasan, po vijon ditën e sotme, por sipas PD-së kanë vërtetuar manipulimin e votave&...
veliaj TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në burg kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn. Ndërkohë për bizne...
Veliaj dhe Xoxa TIRANË- Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin për sekuestrimin e një apartamenti në zonën e K...