9 Maj 2025, 10:53
Nga r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot sërish një thirrje për emigrantët shqiptarë lidhur me kthimin e zarfeve me votën në Shqipëri. Rama shprehet se shqiptarët e diasporës që kanë zarfet në shtëpi, kanë ende kohë të mbetur për tu bërë e asaj që ai e cilëson "takimi historik i 11 majit".
Kryeministri shprehet se këto zgjedhje janë më shumë se sa zgjedhje për partitë apo se kush do të qeverisë dhe kush do të qëndrojë në opozitë. Sipas tij këto zgjedhje janë për të përcaktuar se ku do të jetë Shqipëria në 2030, apo se si Shqipëria do të përballojë dhe mbyllë negociata në 2027.
"Është dita e fundit e ballafaqimit mes të gjithë palëve përpara gjykimit të popullit Sovran, gjykimit të të gjithëve ju me votën tuaj të dielën, më 11 Maj. Ky është mesazhi i fundit që dua tu përcjell të gjithë motrave e vëllezërve tanë në diasporë ku ende ka zarfe që janë nëpër shtëpia, ku ende ka kohë për tu bërë pjesë e takimit historik të 11 Majit
Për të takuar historinë së bashku me shumicën dërrmuese të shqiptarëve që më 11 Maj, do të përcaktojnë pa asnjë ekuivok rrugën e fatit europian të Shqipërisë. Ju lutem, keni marrë mundimin të regjistroheni, jeni në kushtet kur për herë të parë mund të votoni nga jashtë kufijve, por keni shansin të merrni pjesë në një palë zgjedhje që janë më shumë se sa zgjedhje për partitë, se kush do të qeverisë dhe kush do të qëndrojë në opozitë. Janë zgjedhje për të përcaktuar se ku do të jetë Shqipëria në 2030, se si Shqipëria do të përballojë dhe mbyllë negociata në 2027.", shprehet Rama.
edi rama zgjedhjet e 11 majit vota e diaspores
Politike
9 Maj 2025, 10:48
N.F
Foto
KOSOVË- Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha sot se kanë përgatitur një k&eum...
Politike
9 Maj 2025, 10:37
N.F
Haxhiu
KOSOVË-Konstituimi i parlamentit të ri të Kosovës ka dështuar për herë të 13-të. Seanca e radhës &...
Politike
9 Maj 2025, 10:25
N.F
Lapaj
TIRANË- Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj është paraqitur mëngjesin e sotëm pranë ambiente...
Politike
9 Maj 2025, 10:28
M.L
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se do të zhvillojë një takim me liderët e partive politi...
Politike
9 Maj 2025, 10:05
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar së fundmi një intervistë për Corriere della Sera...
Politike
9 Maj 2025, 09:31
N.F
LaCivita
TIRANË- Strategu republikan që udhëhoqi ringjalljen politike të Donald Trump në vitin 2024 po ndihmon partinë kryeso...
Politike
9 Maj 2025, 09:36
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale për Ditën e Europës. Rama shkrua...
Politike
9 Maj 2025, 09:00
N.F
Rama dhe Berisha
TIRANË- Sot, të premtën e 9 majit do të mbyllet zyrtarisht fushata e elektorale për të gjitha partit&eu...
Politike
9 Maj 2025, 08:43
N.F
Terras
KOSOVË- Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras përmes një reagimi në "X" shkruan se n&e...
Politike
9 Maj 2025, 08:44
dhurata çupi
TIRANË- Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, ka folur sot për problematikat që ...