All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Ligji për ‘dosjet’/ “S’mund të kalohej me hije që shfaqen natën”, Ervin Salianji kundër: PD duhet të kërkonte shtyrjen!

Ervin Salianji tha se PD duhet të kërkonte shtyrjen e votimi për ligjin për hapjen e dosjeve, pasi koha sipas tij do të tregojë se ligji nuk ka asnjë lidhje dhe se Partia Socialiste do ta përdorë si të dojë për përfitime politike.

22 Tetor 2022, 18:16 Nga k.m.
Ligji për ‘dosjet’/ “S’mund të kalohej me hije
Ervin Salianji
All - Paragraf - 1

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka komentuar kalimin e ligjit për hapjen e dosjeve. Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë”, Salianji tha se PD duhet të kërkonte shtyrjen e votimi për ligjin për hapjen e dosjeve, pasi koha sipas tij do të tregojë se ligji nuk ka asnjë lidhje dhe se Partia Socialiste do ta përdorë si të dojë për përfitime politike. E po ashtu, dha edhe arsyet e tij. 

Pyetje: 94 deputetë votuan pro për hapjen e ligjit për dosjen ju nuk votuat pse?

Salianji: Ky është një ligj i thjeshtë që do të kalonte me votat e mazhorancës, thelbësore për të diskutuar është nëse do hapen dosjet apo jo. Por nuk mendoj se jemi para kësaj situate. Amendimi i PS do ti japë një instrument tjetër Ramës për të hapur debate. Një votim i tillë i rëndësishëm kur të dy pjesët e PD kanë bërë propozime për lustracioni, s’mund të kalohet me hije që shfaqen natën. Hijet që shfaqen natën i kemi parë. Cilido që ka pas interes nga personat për tu njohur e dosjet, tashmë do ta përcaktojë Autoriteti i Dosjeve që kontrollohet nga Rama. Në këtë sens Edi Rama dhe partia e tij nuk janë ndarë dot nga e shkuara. Aty ka hetues të komunizmit që kanë manipuluar. në institucione publike ka akoma…Ky është ky distancim i PS që i drejtohen njëri tjetrit me shokë e shoqe. Si mundet që PD të bjerë në grackë!? Kjo është për të hedhur hi syve. Po të gjithë ata që kanë torturuar ,vrarë e persekutuar në këtë vend. Rama tha lustracionin ta harroni…Pra shiheni se si manipulon në publik. mendoj se këtë do ta faktojë koha që nuk është hapje e dosjeve, pa diskutim që në parim nuk besoj ka njeri kundër. Nëse ka qëndrime që në të ardhmen do të bëhen publike do të duket kur të vijë lustracioni. Nëse paska këtë darkodësi PS hajde kalojmë ligjin e PD. Po cili është qëllimi sot!?Si mund të fokusohet vëmendja e publikut vetëm tek bashkëpunëtorët? Po ata që kanë bërë krime.

Po ashtu, ndër të tjera, Salianji ka deklarua se nxjerrja e një dokumenti mbi shtetasin I.M në një kohë që po kryhej rithemelimi i Partisë së Lirisë, tregon se e gjitha ishte një luftë politike që godet një nga drejtuesit e opozitës. 

“E tha vetë kryeministri një pjesë e madhe e fjalimit nëse ishte apo jo I.M. I.M. që ai pretendon e ka sjellë në pushtet në 2013 e kanë pasur një bashkëpunim të gjatë e njihen më mirë se kushdo. Autoriteti i Dosjeve nxjerr një dokument ditën kur rithemelohet një parti të bën të mendosh që bëhet për luftë politike për të goditur një nga drejtuesit e opozitës. Pse Rama nuk ka shqetësim për personat që kanë emrin dhe janë pjesë e gjyqësorit? Mendoj që këtë kanë menduar të shfrytëzojnë momentin për të hapur një çerek por nuk funksionon kështu me Ramës ai i keqpërdor gjithçka që merr në dorë.

Nëse bëhet lustracioni i plotë kjo është vlera. Të gjithë ata që janë përdorur për të mbajtur në këmbë një regjim kriminal, marrja e ndëshkimit është mesazh për shoqërinë. PS ende nuk dënon krimet e komunizmit nuk ndahet dot nga firma e paraardhësit të vet politik. Luftë meskine politike. E keni parë si në publik ish të përndjekur kanë kërkuar prej vitesh dosjen e tyre në Autoritetin e dosjeve e nuk e kanë akoma. Pse mos të bëhej me një institucion të besueshëm? Të dimë së pari kush janë punëtorët e Sigurimit,”- u shpreh Salianji.

ervin salianji hapja e dosjeve te sigurimit

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd