LIVE UPDATES
Politike

Maqedonci: Pozicionimi i forcave ushtarake serbe afër kufirit nuk është lajm i ri!

Maqedonci ka thënë se 3 nga 4 Brigadat e kombinuara të ushtrisë serbe, pa përfshirë dhe njësi të tjera të specializuara janë të vendosura në jug të territorit serb jo larg kufirit me Republikën e Kosovës.

28 Maj 2025, 22:47 Nga N.F
Maqedonci: Pozicionimi i forcave ushtarake serbe afër kufirit nuk
Maqedonci

KOSOVË- Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Ejup Maqedonci, ka komentuar deklartën e dhënë një ditë më herët lidhur me pozicionimin e trupave ushtarake serbe në afërsi të kufirit me Kosovën. Maqedonci nw reagimin e tij shkruan se kjo deklaratë është nxjerr nga një intervistë e tij 30 minutëshe për një televizion në Shqipëri, e cila ka qenë e fokusuar në stërvitjen e madhe ushtarake Defender Europe 25.

Ai theksoi se ajo pjesa e vogël e intervistës u tentua të bëhet lajm i ditës dhe të paraqitet si një propagandë me qëllim marrje së vëmendjes.

“Në tentativë për të larguar vëmendjen e qytetarëve nga një ndër ngjarjet më të mëdha që po zhvillohet në Kosovë, atë të ushtrimit Defender Europe 25, nga akterë të ndryshëm në Kosovë, u nis një fushatë e gjerë në portale të ndryshme dhe rrjete sociale rreth deklaratës sime 1 minutëshe rreth pozicionimit të njësive ushtarake serbe e nxjerrë nga një intervistë 30 minutëshe në A2 CNN, intervistë kjo që ka mbizotëruar temën e ushtrimit Defender Europe 25. Ajo pjesa e vogël pak më shumë se një minutëshe e intervistës sime u tentua të bëhet lajm i ditës dhe të paraqitet si një propagandë me qëllim marrje së vëmendjes”, ka shkruar Maqedonci.

Ai shtoi se e ndjen të nevojshme të sqarojë para qytetarëve, se në pothuajse të gjitha paraqitjet e tij publike sa herw ka folur rreth pozicionimit të forcave ushtarake serbe ka dhënë gjithmonë të njëjtën përgjigje dhe ka paraqitur të njëjtat fakte.

“Edhe këtë radhë për pyetjen e njëjtë dhashë përgjigjen e njëjtë. Propagandë do të ishte sikur unë të deklaroja që Serbia ka qasje miqësore, jo-militariste dhe paqësore në raport me Kosovën dhe fqinjët e saj të tjerë. Propagandë do të ishte sikur të deklaroja që Serbia nuk ka angazhuar agjentë dhe spiun për të baltosur ndërkombëtarisht luftën e drejtë të UÇK-së dhe sikur të deklaroja që Serbia nuk ka mbështetur grupet terroriste në veri. Por që jugu i Serbisë është i militarizuar dhe që Serbia vazhdon të ketë qasje hegjemoniste dhe agresive në raport me Kosovën është një realitet që asnjë nga ne nuk do të dëshironte të ishte i tillë”, ka shkruar ai.

Maqedonci ka thënë se 3 nga 4 Brigadat e kombinuara të ushtrisë serbe, pa përfshirë dhe njësi të tjera të specializuara janë të vendosura në jug të territorit serb jo larg kufirit me Republikën e Kosovës.

“Brigada e 2 është e vendosur në Rashkë, Brigada e 3 në Nish dhe Brigada e 4 në Vranjë. Këto tre brigada kanë si tejzgjatje të tyre operacionale 28 baza të përparme operacionale përgjatë vijës kufitare me Kosovën në distancë nga 300 metra deri 5 kilometra nga vija kufitare. Për më tepër përgjatë vijës kufitare janë të vendosura edhe 20 baza të Xhandarmërisë serbe. Këto baza kanë personel ushtarak dhe pajisje luftarake kolektive. Vetëm një brigadë e ushtrisë serbe është e vendosur në pjesën veriore të territorit të Serbisë. Pra ashtu siç kam deklaruar rreth 70% e kapaciteteve dhe instalacioneve të ushtrisë për vite me radhë janë të vendosura në jug të territorit të Serbisë. Krejt këto fakte mund të vërtetohen edhe me një kërkim të thjeshtë në internet”, ka shkruar ministri.

Pavarësisht kësaj, Maqedonci ka thënë se gjatë këtyre viteve, institucionet kanë treguar maturi në qëndrime dhe vendosmëri në veprime për të kontribuar për paqe dhe siguri, kurse militarizimi i Serbisë nuk i kontribuon në asnjë rast stabilitetit dhe paqes në rajon.

“Lajmi për pozicionimin e forcave ushtarake serbe nuk është një lajm i ri, ndërsa intervista kishte në fokus Ushtrimin Defender Europe 25”, ka shkruar ai, duke postuar hartën me lokacionet dhe njësitë e ushtrisë serbe e postuar nga institucionet tona në vitin 2023. 

kosove

Sondazh

Poll

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd