Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Takimi u kryesua nga Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla dhe morën pjesë përfaqësues nga Komisioni Evropian, Delegacioni i BE-së në Shqipëri, struktura të IPARD-it dhe donatorë ndërkombëtarë.
TIRANË- Në Tiranë u zhvillua sot Takimi i III-të i Komitetit të Monitorimit për Programin IPARD III, një program kyç për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale në Shqipëri. Takimi u kryesua nga Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla dhe morën pjesë përfaqësues nga Komisioni Evropian, Delegacioni i BE-së në Shqipëri, struktura të IPARD-it dhe donatorë ndërkombëtarë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Salla u shpreh se programi IPARD mbetet një instrument i rëndësishëm për modernizimin e bujqësisë, përmirësimin e infrastrukturës rurale, rritjen e konkurrueshmërisë së prodhimit vendas dhe forcimin e ekonomisë rurale.
Ministri Salla theksoi rëndësinë e veçantë që ky takim merr pas hapjes së cluster-it të fundit të negociatave me Bashkimin Evropian, më 17 nëntor, duke nënvizuar progresin e qëndrueshëm të Shqipërisë në bujqësi, zhvillim rural, siguri ushqimore dhe peshkim. Salla nënvizoi rëndësinë e kësaj platforme monitorimi për analizimin e progresit dhe identifikimin e sfidave, si dhe për forcimin e mekanizmave të menaxhimit dhe kontrollit.
Ministri gjithashtu nënvizoi përgatitjen për masat e reja të mbështetjes që do të ofrohen në kuadër të Programit, duke vlerësuar mbështetjen e TAIEX, Delegacionit të BE-së dhe FAO-s, të cilët kanë kontribuar me ekspertizë dhe trajnime për rritjen e kapaciteteve të strukturave të IPARD, veçanërisht në lidhje me masën LEADER.
Ministri u ndal dhe te paketa kombëtare e mbështetjes për sektorin bujqësor, përfshirë Skemën Kombëtare të Investimeve, kreditë e buta me garanci sovrane dhe mekanizmin e ri fiskal të kompensimit të TVSH-së, të cilat synojnë rritjen e investimeve dhe përmirësimin e likuiditetit të fermerëve./Dosja.al
Rama me fermerët Nga foltorja e Kuvendit, gjatë prezantimit të projektbuxhetit 2026, kryeministri Edi Rama iu rikthye ç&eum...
Foto ilustruse TIRANË- Kryeministri, Edi Rama ka reaguar pas vendimit të gjykatës Kushtetuese, e cila vendosi pezullimin nga detyra të ...
Foto ilustruese TIRANA- Partia Demokratike ka tërhequr sot të gjitha firmat e vendosura për kandidatët për postin e Avokatit ...
Ilir Meta TIRANË- Avokati i presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta, Kujtim Cakrani ka paraqitur një ...
SPAK BRUKSEL- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duket se ka bërë gati fletë-arrestet ...
Mirlinda Karçanaj TIRANË- Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Informacionit Mirlinda Karçanaj ka shkuar n...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se foltoret e Partisë Demokratike nuk do të jenë të përditshme, por...
Foto Ilustruese KOSOVË- Bashkësia ndërkombëtare e ka dënuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Kosov&...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati, Sali Berisha deklaroi gjatë konferencës me gazetarët se në Kongresin Amerikan u denoncua ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se kryeministri i vendit nuk ka asnjë lidhje me regjistrat e asnj&e...