20 Qershor 2022, 09:21
Nga A.B
Edi Rama dhe Albin Kurti
KOSOVË- 19 marrëveshje në fushën e drejtësisë, arsimit, bujqësisë, infrastrukturës, turizmit dhe sigurisë publike janë ato të cilat do të nënshkruhen ditën e sotme në mbledhjen mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, thotë se kanë pasur rezultate konkrete nga marrëveshjet e firomsura në nëntor të vitit të kaluar në mbledhjen e përbashkët të mbajtur në Elbasan.
“Deri më tani rezultate konkrete nga ato marrëveshje kemi lehtësimin e procedurave për leje qëndrimin pesëvjeçar të qytetarëve të dy vendeve, hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec-Krushevë, lehtësimin e procedurës për njohjen dhe njehsimin reciprok të diplomave, ndihmën e ndërsjellët juridike në çështje civile dhe tregtare, krijimi i kalendarit të përbashkët kulturor, vjetor 2021-2022 Shqipëri-Kosovë, rritja e bashkëpunimit në fushën e trashëgimisë kulturore, kurse edhe atë të bujqësisë. Disa marrëveshje nga mbledhja e kaluar janë drejt finalizimit praktik të tyre, por iu ka mbetur që të adresohen edhe disa çështje teknike, sikurse ajo rregullimi i regjimit të trafikut lokal kufitar, lehtësimi i procedurave kufitare në pikën Vërmicë-Morinë, studimi i fizibilitetit për segmentin hekurudhor Prishtinë-Durrës, Durrës-Prishtinë, si dhe njohja e ndërsjellë e sigurimeve shoqërore ndërmjet dy vendeve”, tha Kryeziu për gazetën Express.
Gjatë mbledhjes së sotme, Kryeziu ka deklaruar se vëmendje të veçantë do të marrë edhe projekti i ri i portit të Durrësit që pritet të ketë edhe Portin e Thatë në Prishtinë, dhe më pas lidhja me hekurudhën Prishtinë-Durrës.
“Fakti që kemi dy mbledhje të përbashkëta të dy qeverive në më pak se një vit, flet dhe është dëshmi për vullnetin e bashkëpunimit të ndërsjellë mes dy vendeve tona. Në nëntor të vitit 2021 kemi pasur një mbledhje të përbashkët në Elbasan, në qershor të vitit 2022 po mbajmë një mbledhje në Prishtinë. Herën e kaluar kemi nënshkruar 13 marrëveshje, shumica e tyre kanë gjetur tashmë zbatim. Këtë mbledhje po synojmë të nënshkruajmë edhe disa marrëveshje që synim kanë bashkëpunimin dhe lehtësimin e qytetarëve të dy vendeve. Kjo është dëshmia më e mirë e nivelit të bashkëpunimit, pavarësisht mos pajtimeve për çështje të caktuara”, shtoi Kryeziu.
Mbledhja e tetë mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë do të mbahet ditën e sotme në Prishtinë.
mbledhja shqiperi-kosove shqiperi tirane kosove
Politike
20 Qershor 2022, 09:06
F.M
Ministrat shqiptarë
KOSOVË- Kabineti i ministrave shqiptarë është nisur me furgon drejt Kosovës. Fotoja para nisjes së t...
Politike
20 Qershor 2022, 07:27
A.B
Belind Këlliçi dhe Evi Kokalari
TIRANË- Aktivistja Evi Kokalari ka vijuar me akuzat për deputetin e Partisë Demokratike, Belind...
Politike
20 Qershor 2022, 08:06
A.B
Edi Rama
KOSOVË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto albumin që përkon me takimin me familjen e ish-presidentit Hashim Thaçit, i...
Politike
19 Qershor 2022, 23:09
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha e ka konsideruar një mision vizitën e kryeministrit Edi Rama në Kosovë. Në nj...
Politike
19 Qershor 2022, 21:57
F.M
Edi Rama me plis
KOSOVË- Kryeministri Edi Rama është pritur me dhurata nga familja e ish-Presidentit Hashim Thaçi, që ndodhet n&...
Politike
19 Qershor 2022, 21:29
F.M
Edi Rama në familjen Thaçi
KOSOVË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e takimit me familjen e ish-Presidentit Hashim Thaçi. ...
Politike
19 Qershor 2022, 21:07
F.M
Edi Rama
KOSOVË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar katër ministret që ka marrë me vete në Kosovë. Ai tha se ato do t'i hyn...
Politike
19 Qershor 2022, 21:05
F.M
Edi Rama
KOSOVË- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar firmosjen e marrëveshjes për Portin e Durrësit në Kosovë. Gjat&...
Politike
19 Qershor 2022, 21:00
F.M
Edi Rama dhe Endrit Thaçi
KOSOVË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë një dhuratë të veçantë...
Politike
19 Qershor 2022, 20:04
F.M
Edi Rama në familjen Thaçi
KOSOVË- Kryeministri Edi Rama, ka arritur tashmë në Burojë të Skenderajt, për vizit&eu...