15 Maj 2023, 07:11
Nga A.B
Votim
Ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjet lokale në të gjithë vendin.
Sipas të dhënave paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), të deklaruara nga kreu i saj Ilirian Celibashi pjesëmarrja në këto votime ishte rreth 34.7%, më e ulëta historike, me përjashtim të vitit 2019, kur zgjedhjet u bojkotuan nga opozita dhe si rrjedhojë pjesmarrja ishte e ulët, në 22.3%.
Celibashi tha se këto janë të dhëna paraprake rreth 34%, për 3.2 milionë zgjedhës, që kanë raportur, nga 3.56 që është numri total i votuesve.

Përgjatë gjithë ditës, çuditërisht QKZ ka raportuar pjesëmarrjen vetëm nga të dhënat e gjysmës së qendrave të votimit (nga 5213 që janë gjithsej), ndonëse këto ishin zgjedhjet më të kushtueshme për shkak të investimeve në pajisje elektronike.
Nga 3.65 milionë shtetas shqiptarë, që kishin të drejtë vote, sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, nëse kjo përqindje do të jetë përfundimtare vlerësohet se në zgjedhjet e sotme kanë votuar vetëm 1.26 milionë persona, sërish numri më i ulëti historik, me përjashtim të 2019-s. Në zgjedhjet e përgjithshme 2021 votuan 1.66 milionë persona dhe në zgjedhjet vendore 2015 ishin 1.61 milionë votues.
Që nga vitet 2000, përqindja e pjesëmarrjes në zgjedhjet vendore ishte luhatur midis 45-50%, ndërsa në zgjedhjet qendrore ka qenë pak më e lartë, duke e kaluar edhe nivelin e 50%.
Emigrimi i lartë i cili shënoi një rigjallërim vitet e fundit, sidomos në vitin 2022, vlerësohet të jetë një nga faktorët kryesorë që ka ndikuar në këtë pjesëmarrje të ulët në zgjedhje. Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, popullsia mbi 18 vjeç, që vlerësohet se jeton në Shqipëri (censi i fundit i përket vitit 2011), ishte 2.23 milionë banorë deri në fund të vitit 2021.
Në tre bashki, Elbasan, Kamëz dhe Vorë, numërimi do të jetë elektronik dhe pritet që të përfundojë brenda mbrëmjes të së dielës.
Në Vorë, fitues rezulton kandidati i Patrisë Socialiste dhe në Kamëz fitoi po kandidati i PS-së dhe në Elbasan fitoi sërish PS-ja./MONITOR
zgjedhjet lokale 14 maj 2023
Politike
15 Maj 2023, 07:02
A.B
Procesi i numerimit
TIRANË- Në orët e para të mëngjesit ka përfunduar numërimi i të gjitha kutive të votimit n...
Politike
15 Maj 2023, 06:57
A.B
Benet Beci
SHKODËR- Në Bashkinë Shkodër vijon ende numërimi.
Sipas rezultateve të deritanishme të publikuara nga Komisi...
Politike
15 Maj 2023, 06:49
A.B
Procesi i votimit
TIRANË- Procesi i numërimit të votave po vijon me ritme të shpejta në të gjitha bashkitë e vendit. N&e...
Politike
15 Maj 2023, 06:45
A.B
Zgjedhjet
PUKË- Kur kanë mbetur vetëm tre qendra votimi pa hapur ende, Pukën e fiton kandidati i “Bashkë Fitojmë”...
Politike
15 Maj 2023, 05:10
I.A
Numerimi
KRUJË- Procesi i numërimit po vijon pa ndërprerje në Krujë, ku deri më tani janë numëruar 13 kuti. Sipas r...
Politike
15 Maj 2023, 04:54
I.A
Numerimi
DELVINË- Procesi i numërimit të votave në bashkinë e Delvinës ka përfunduar. Mësohet se fituesi ë...
Politike
15 Maj 2023, 04:31
I.A
Numerimi
TIRANË- Vijon numërimi në të gjitha bashkitë e vendit përveç 6 bashkive që është mbyllur proce...
Politike
15 Maj 2023, 04:15
I.A
Numerimi
TIRANË- 140 kuti janë numëruar në Tiranë deri më tani. Mësohet se sipas rezultateve nga KQZ, kandidati i P...
Politike
15 Maj 2023, 03:59
I.A
numerimi
LIBOHOVË- Numërimi i votave në Bashkinë Libohovë ka përfunduar. Kjo ka çuar në 6 numrin e bashkinë ...
Politike
15 Maj 2023, 03:55
I.A
Numerimi
LUSHNJE- Janë numëruar 44 kuti deri më tani në Lushnje. Mësohet se deri në rezultatet e tanishme kandidatja e P...