16 Shkurt 2023, 11:46
Nga F.M
Ilir Meta, kryetar i PL
TIRANE- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta falenderoi pjesëmarrësit në protestën e thirrur nga opozita para Parlamentit. Meta e quajti Ramën një "kastravec" që provokon shqiptarët në dinjitetin e tyre kombëtar, ndërsa e akuzoi se po ndërhyn edhe në gjyqin për ndarjen e vulës së Partisë Demokratike.
PJESE NGA FJALA E METES:
Edhe njëherë mirënjohjen më të thellë për të gjithë ju dhe të gjithë, çdo ditë këtu! Solidaritet me deputetët e vërtetë opozitarë! Me ata që justifikojnë sakrificat e 750 mijë votuesve, por njëkohësisht edhe me Partinë Demokratike, sepse nuk kemi në diskutim çështjen e Partisë Demokratike, sepse atë e kanë zgjidhur demokratët vetë, në mënyrën më transparente, në mënyrën më evropiane, në mënyrën më demokratike.
Këtu kemi një “kastravec”, i cili kërkon të provokojë shqiptarët në ndjenjën më të fortë të dinjitetit njerëzor dhe të atij kombëtar. Ne, pluralizmin politik nuk e këmbejmë me asgjë sepse pluralizmi është shtylla e Shqipërisë demokratike, është garancia për të mbrotur e çdo qytetari, sepse një “kastravec” që kërkon të marrë vulën e një partie që e ka shkruar historinë e saj me sakrifica, me dëshmorë dhe sakrificat më sublime, pa asnjë diskutim mendoni se çfarë bën ky “kastravec” me pronat e shqiptareve, me hipotekat e tyre.
A e dëgjuat se çfarë tha drejtori i Hipotekave?! Edhe Presidenca, tha ai, nuk i ka letrat në rregull!!! A e kuptoni se çfarë do të thotë kjo?! A e kuptoni se çfarë do të thotë kjo?! A e kuptoni se çfarë do të thotë kjo?! Po atëherë, më thoni ju mua, në rast se as Presidenca nuk i ka letrat në rregull, kush këtu në këtë vend, kush qytetar ndien siguri se i ka letrat në rregull?! Kush investitor vendas dhe i huaj ndien siguri se i ka letrat në rregull?!
Prandaj të gjithë në këmbë kundër këtij regjimi të pashpirt dhe antinjerëzor dhe jam i sigurt se të gjithë shqiptarët e ndershëm dhe të gjithë socialistët e ndershëm që ky ua rrëmbeu dhe ua përdhosi dhe ato vlera të mira që kishin, të partisë, do t’ia tregojnë vendin atij çdo ditë dhe në zgjedhjet më të shpejta.”/Dosja.al
ilir meta protesta e opozites 16 shkurt 2023
Politike
16 Shkurt 2023, 11:45
F.M
Foto ilustruese
TIRANE- Që në nisje të seancës së sotme plenare deputetët e Partisë Demokratike kër...
Politike
16 Shkurt 2023, 11:36
F.M
Sali Berisha, kryetar i PD
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i quajti "pengje" të kryeministrit Edi Rama ambasadorët e hu...
Politike
16 Shkurt 2023, 11:34
F.M
Sali Berisha
TIRANE- Kryedemokrati Sali Berisha iu kërkoi forcave të Policisë që u vendosën para Kuvendit që të mos prov...
Politike
16 Shkurt 2023, 11:33
F.M
Sali Berisha, kryetar i PD
TIRANE-Kryedemokrati Sali Berisha i akuzoi kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe kryeministrin Edi Rama se po ...
Politike
16 Shkurt 2023, 11:26
f.g
Pamje nga seanca
TIRANE- Nënkryetarja e Parlamentit Ermonela Felaj vendosi pezullimin me 10 minuta të seancës plenare pasi deputetët e ...
Politike
16 Shkurt 2023, 11:11
f.g
Dash Sula
TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike, Dash Sula kërkoi nga nënkryetarja e Parlamentit, Ermonela Felaj që Kuvendi t&eum...
Politike
16 Shkurt 2023, 11:19
I.A
Jorida Tabaku
TIRANË- Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka kërkuar të plotësohet një nga kërkesat e opozitës në m&e...
Politike
16 Shkurt 2023, 11:16
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha i është bashkuar protestës së Opzitës. I pranishëm mes protestuesve, Ber...
Politike
16 Shkurt 2023, 11:02
I.A
Charles Mcgonigal dhe Edi Rama
SHBA- Media amerikane 'New York Post' i ka dedikuar një artikull ish-zyrtarit të FBI-së Charle...
Politike
16 Shkurt 2023, 11:07
F.M
Ermonela Felaj
TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka kërkuar ndërprerjen e seancës plenare. I pranish&eu...