25 Janar 2025, 18:35
Nga r.ll
anastas janullatos
FIER- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar nga burgu i Fierit për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos.
Salianji shprehet se për më shumë se 33 vjet, Kryepeshkopi kontribuoi në ringritjen nga hiri të besimit ortodoks dhe rindërtimin e infrastrukturës kishtare.
Më tej në reagimin e ish-deputeti thuhet se edhe në ditët e fundit të jetës së tij ai u kujdes për plotësimin e klerit me peshkopë të rinj shqiptarë si një misionar i Krishtit.
POSTIMI I PLOTË:
Me keqardhje u njoftova për ndarjen nga jeta të Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastas Janullatos. Primati i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë është një hierark i dimensioneve botërore, akademik dhe teolog me kontribut shumëvjeçar në dialogun dhe harmoninë ndërfetare, pajtimin mes popujve dhe paqen në botë.
Ai për më shumë se 33 vjet kontribuoi në ringritjen nga hiri të besimit ortodoks dhe rindërtimin e infrastukurës kishtare, që ishin shkatërruar plotësisht nga persekutimi komunist. Edhe ditët e fundit të jetës së tij ai u kujdes për plotësimin e klerit me peshkopë të rinj shqiptarë si një misionar i Krishtit.
Mendimet e mia sot, bashkohen me komunitetin ortodoks shqiptar dhe lutem bashkë me ta që Zoti ta prehë shpirtin e Kryepiskopit Anastas së bashku me rrjeshtat e shenjtorëve dhe martirëve të Kishës, së cilës ai i shërbeu me vetëmohim. I përjetshëm qoft kujtimi i Tij.
ervin salianji
Politike
25 Janar 2025, 18:17
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Në fushatën për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, partitë garuese ndër tjerash kanë pre...
Politike
25 Janar 2025, 17:27
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas fjalimit të Ramës për shtetin Bektashi në nj...
Politike
25 Janar 2025, 15:22
r.ll
kryepeshkopi, berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Jan...
Politike
25 Janar 2025, 12:52
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama tha sot se askush nuk ka pse i trembet ides së dhënies së një statusi të posa&cce...
Politike
25 Janar 2025, 12:47
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama teksa mori pjesë sot në një aktivitet ku u përkujtua 95-vjetori i vendosjes së Kryegjy...
Politike
25 Janar 2025, 12:43
N.F
Mitsotakis dhe Kryepeshkopi
ATHINË- Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anasta...
Politike
25 Janar 2025, 12:29
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në një aktivitet ku u përkujtua 95-vjetori i vendosjes së...
Politike
25 Janar 2025, 12:22
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka folur sot në një aktivitet ku u përkujtua 95-vjetori i vendosjes së Kryegjyshat&eum...
Politike
25 Janar 2025, 12:21
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë pezantimit të programit të qeverisjes për shënd...
Politike
25 Janar 2025, 12:10
N.F
Blendi Himçi
ELBASAN- Kryetari i Partisë Demokratike Elbasan, Blendi Himçi ka njoftuar ditën e sotme se ka dhënë do...