Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Përmes një postimi në "X", Hoxha shprehet se në kto zona historia shqiptare vazhdon të jetojë e të flasë prej më shumë se pesë shekujsh.
TIRANË- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka zhvilluar një takim me arbëreshët në Vena di Maida, Itali.
Përmes një postimi në "X", Hoxha shprehet se në kto zona historia shqiptare vazhdon të jetojë e të flasë prej më shumë se pesë shekujsh. Ministri Hoxha shprehu mirënjohje edhe kryetarit të bashkisë Salvatore Paone për mikpritjen.
Postimi i plotë:
"Një ditë vërtet e veçantë dhe emocionuese me arbëreshët në #Vena di Maida, në zemër të #Kalabrisë, një nga ato hapësira në #Itali ku historia shqiptare vazhdon të jetojë e të flasë prej më shumë se pesë shekujsh, ku gjuha, traditat dhe identiteti ynë kombëtar janë ruajtur me përkushtim të jashtëzakonshëm nga brezi në brez. Së bashku me Kryetarin e Bashkisë, z. Salvatore Paone, të cilin e falënderoj për mikpritjen e ngrohtë, si dhe me personalitete të shquara të botës akademike dhe kulturore arbëreshe, ndër ta Prof. Francesco Stirparo, Prof. Cettina Mazzei dhe Prof. Francesco Altimari, morëm pjesë në edicionin e XXXI të Manifestimit Kulturor Folklorik për Vlerësimin e Pakicave Gjuhësore, organizuar nga Shoqata Kulturore “Progetto Caraffa”.
Ishte një tjetër dëshmi e gjallë e forcës së identitetit arbëresh dhe e kontributit të pashlyeshëm që komunitetet arbëreshe kanë dhënë e vazhdojnë të japin në ruajtjen e trashëgimisë sonë kombëtare. Përmes familjes, shkollës, shoqatave kulturore dhe jetës komunitare, ata kanë arritur të mbajnë gjallë gjuhën shqipe, zakonet, kujtesën historike dhe ndjenjën e përkatësisë shqiptare për më shumë se pesë shekuj. Shpreha mirënjohjen time më të thellë për çdo individ dhe familje arbëreshe që e ruan këtë trashëgimi me aq dashuri, krenari dhe përkushtim. #Arbëreshët nuk janë vetëm ruajtës të kujtesës sonë historike; ata janë një pjesë e gjallë e kombit shqiptar dhe një pasuri e çmuar e kulturës #evropiane. Rikonfirmova angazhimin e plotë të #Shqipërisë, të institucioneve tona dhe të #Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve akademike, shkencore, kulturore dhe shoqërore me komunitetet arbëreshe.
Në këtë drejtim, vlerësova veçanërisht rolin e rëndësishëm të universiteteve, të katedrave të gjuhës dhe letërsisë shqipe, të studiuesve dhe intelektualëve arbëreshë, të cilët prej dekadash kanë dhënë një kontribut të pazëvendësueshëm në studimin, mbrojtjen dhe promovimin e gjuhës e kulturës sonë. Po aq i rëndësishëm mbetet edhe mbështetja e vazhdueshme e institucioneve italiane, e autoriteteve qendrore dhe vendore, të cilat kanë ndihmuar në ruajtjen dhe promovimin e këtij mozaiku të pasur kulturor që përbën një vlerë të shtuar për Italinë dhe për gjithë #Evropën. Arbëreshët janë sot një urë e gjallë lidhëse mes Shqipërisë dhe Italisë, mes dy brigjeve të Adriatikut dhe Jonit, një urë e ndërtuar mbi histori, kulturë, kujtesë dhe miqësi. Ata përfaqësojnë një shembull të vyer e të veçantë se si identiteti mund të ruhet dhe të pasurohet përmes bashkëjetesës, dialogut dhe integrimit.
Në këtë kuadër, mirëpritëm edhe projektet e reja që synojnë forcimin e lidhjeve me komunitetet arbëreshe, përfshirë #Muzeun e ri të Arbëreshëve në #Vuno, i cili pritet të shërbejë si një qendër moderne kujtese, studimi, edukimi dhe dialogu kulturor, duke afruar edhe më shumë Shqipërinë me bijtë dhe bijat e saj arbëreshe. Historia jonë e përbashkët nuk është vetëm një kujtim i së kaluarës; ajo është një pasuri e gjallë që na frymëzon të ndërtojmë së bashku të ardhmen.", shkruan Hoxha./Dosja.al
Një ditë vërtet e veçantë dhe emocionuese me arbëreshët në #Vena di Maida, në zemër të #Kalabrisë, një nga ato hapësira në #Itali ku historia shqiptare vazhdon të jetojë e të flasë prej më shumë se pesë shekujsh, ku gjuha, traditat dhe identiteti ynë kombëtar janë ruajtur me… pic.twitter.com/uIlJHmTDrC
— Ferit Hoxha???????? (@HoxhaFer) May 30, 2026
Edi RAMA TIRANË- Pas publikimit të raportit të Reporterëve pa Kufij mbi situatën e lirisë së medias në Shqip&e...
Agron Gjekmarkaj TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka lëshuar akuza të ashpra ndaj qeveris&e...
TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar procesin e votimit për përzgjedhjen e strukturave të reja...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur votën e tij për zgjedhjen e anëtarëv...
Floriana Garo TIRANË- Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka publikuar rezoluten ku deklaron se Shqipëria ndodhet në nj&eu...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në Kuvendin Kombëtar se besimi te fitorja ka qenë shtysa kryesore q&eu...
Arlind Qori ZVËRNEC- Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori e ka quajtur të papranueshëm faktin që Policia e Shtetit nuk ka ...
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, prezantoi në Kuvendin Kombëtar të PD-së ndryshime...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike ka ‘spastruar’ listën e vjetër të Këshillit Kombëtar të...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, prezantoi në Kuvendin Kombëtar prioritetet kryesore të programit politik të...