LIVE UPDATES
Politike

Një platformë për zgjedhjet, PD hap faqen 'Transparenca.com': Raportoni blerjen e votave, punësimet, tenderat për zgjedhje!

Në momentin që hapni në internet faqen "Transparenca.com" në të jepen të gjitha sqarimet e nevojshme duke filluar që nga pyetja pse duhet të raportohet një shkelje, cilat konsiderohen manipulime zgjedhore dhe çfarë ndodh konkretisht me denoncimin që qytetari bën në PD.

19 Prill 2023, 14:03 Nga f.i
Një platformë për zgjedhjet, PD hap faqen
Floriana Garo, Albana Vokshi dhe Ivi Kaso

TIRANË- Partia Demokratike ka hapur një platformë denoncuese në mbështetje të qytetarëve shqiptarë. Faqja 'Transparenca.com' do të përdoret për denoncimet, abuzimet dhe shkeljet e ligjit nga zyrtarët e shtetit në këtë fushatë elektorale. Deputetja Albana Vokshi, Sekretari për çështjet ligjore në PD Ivi Kaso dhe zëdhënësja e PD, Floriana Garo në një deklaratë për mediat, kanë dhënë detaje mbi platformën.

Në momentin që hapni në internet faqen "Transparenca.com" në të jepen të gjitha sqarimet e nevojshme duke filluar që nga pyetja pse duhet të raportohet një shkelje, cilat konsiderohen manipulime zgjedhore dhe çfarë ndodh konkretisht me denoncimin që qytetari bën në PD.

"PD po e bën për të sensibilizuar dhe trajtuar çdo shqetësim që kanë qytetarët në lidhje me aktivitetet e paligjshme qe po kryhen në fushatë nga ana e përfaqësuesve të PS. Kemi krijuar një Task Force që do të monitorojë abuzimet zgjedhore, ka koordinatorët e saj në çdo bashki, në degë të PD të cilët raportojnë çdo ditë pranë saj për çdo shkelje apo abuzim zgjedhor. Deri më sot kanë mbërritur me qindra abuzime, të cilat do trajtohen në vijim. Ne i diskutojmë me Task Force-n dhe vendosim nëse abuzimi duhet të shkojë në një formë kallëzimi në KQZ apo SPAK. Jemi përqendruar në raportin final të misionit ODIHR dhe atyre të zgjedhjeve të 2017-2019, për të sensibilizuar qytetarët që të denoncojmë çdo shitblerje të votës, abuzime me postin dhe Buxhetin”,- tha deputetja Vokshi.

Transparenca.com: Raporto! Jep ndihmën tënde!

Keni nje material sensitiv per te ndare me ne? Ne ju ofrojme disa menyra anonime per te na derguar materiale.

Pse duhet të raportosh një shkelje?

Për të gjitha këto, dhe raste të tjera të pahasura më pare, e kemi ngritur këtë website. Le të shërbejë si databazë e shtrembërimit të votës, të vullnetit dhe të drejtës tuaj për të zgjedhur të lirë, këdo dëshironi dhe mendoni se ju përfaqëson më mirë dhe më drejt.

Transparenca zgjedhore

Para, gjatë dhe pas fushatave elektorale në Shqipëri, ka qenë përherë një çështje e nxehtë. Por, gjatë dekadës së fundit ka patur përshkallëzim të pretendimeve dhe ashpërsim të raporteve ndërkombëtare, sa i takon standardit. Ilustrim i këtij fakti është raporti i OSBE-ODHIR për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.Shembuj të manipulimeve zgjedhore përfshijnë që nga blerja e votës, përdorimi i administratës shtetërore, punësim për zgjedhje, tendera dhe punë publike që jepen për zgjedhje, përdorim i burimeve shtetërore, (që njihet në zhargon me emrin ‘asfalt elektoral) etj. Me kalimin e viteve janë intensifikuar trysnitë dhe shtuar metodat. Një prej tyre është, për shembull, ‘blerja’ e kartave të identitetit, gjë që neutralizon votën kundër dhe shton votën pro të partisë në pushtet. Një element, gjithashtu i ndeshur dhe i përshkallëzuar, është edhe intimidimi, kanosja apo përhapja e frikës dhe panikut te individë apo pjesë të elektoratit që shihen si kundërshtarë.

Çfarë ndodh me materialin që na dërgon?

Materialet që na dërgoni skanohet nga juristët tanë dhe, sipas llojit të shkeljes futet në dosjen përkatëse që do të krijojmë. Ne duam të krijojmë një databazë të shkeljeve zgjedhore, së pari sepse një votë e tjetërsuar është një krim, dhe së dyti se manipuluesit me votën tuaj duhet të mbajnë përgjegjësi. Me këtë databazë ne do t’u drejtohemi gjykatave të vendit, europiane dhe institucioneve ndërkombëtare.

pd platforma e pd-se

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit