Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Politike
PD depoziton kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për udhëtimet me charter të Ramës
36 Deputetë të opozitës, përfshi edhe disa nga grupi i Alibeajt si Dhurata Çupi, Merita Bakiu dhe Kreshnik Çollaku, depozituan kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor.
21 Dhjetor 2022, 15:12Nga A.B
Kuvendi
TIRANË-Partia Demokratike ka depozituar ditën e sotme në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për udhëtimet me charter të kryeministrit Edi Rama. 36 Deputetë të opozitës, përfshi edhe disa nga grupi i Alibeajt si Dhurata Çupi, Merita Bakiu dhe Kreshnik Çollaku, depozituan kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor “Për verifikimin e ligjshmërisë së shpenzimeve të udhëtimeve me avion jashtë shtetit të Kryeministrit në detyrë, nga data 10.09.2013 deri në datë 31.10.2022″.
Në kërkesë theksohet se faktet e publikuara janë tronditëse.
” Kryeministri rezulton të ketë udhëtuar 137 herë jashtë shtetit me avion privat të tipit “charter”, pa llogaritur udhëtimet e tjera me avion të linjave të zakonshme me intervale 3-4 ditore njëri nga tjetri. Rezulton se edhe gjatë krizës së pandemisë Covid-19, Kryeministri ka kryer rreth 20 udhëtime me avion “charter”. Shifra e 137 udhëtimeve “charter” është dy herë më shumë se numri i udhëtimeve të ish-Presidenti amerikan Xhorxh W. BUSH, i cili, në dy mandate, kishte kryer 74 fluturime me avionin presidencial amerikan “Air Force One”.