LIVE UPDATES
Politike

"Projektligji mos të futet fshehurazi në Kuvend", Alibeaj: Jemi pro amnistisë për lirimin e protestuesve dhe kundër lirimit të zyrtarëve që po gjykohen nga SPAK

Alibeaj tha se nuk është e qartë nëse projektligji për amnistinë do të votohet nesër në Kuvend pasi deri tani nuk është përfshirë në rend dite.

3 Prill 2024, 21:12 Nga r.ll
"Projektligji mos të futet fshehurazi në Kuvend", Alibeaj:
enkelejd alibeaj

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së së vulës,  Enkelejd Alibeaj, ka folur për projektligjin e amnistisë penale në një deklaratë për mediat. 

Alibeaj tha se nuk është e qartë nëse projektligji për amnistinë do të votohet nesër në Kuvend pasi deri tani nuk është përfshirë në rend dite.

Sipas tij, projektligji duhet të mos futet fshehurazi, por të bëhet transparent, ndërsa theksoi se qëndrimi i tyre vijon i njëjtë, pro amnistisë për lirimin e protestuesve nga qelitë dhe kundër amnistisë të zyrtarëve që po gjykohen nga SPAK.

DEKLARATA E PLOTË:

Përshëndetje, jam sot së bashku me sekretarin ligjor të Partisë Demokratike, edhe me zotin Murizi i cili është edhe avokati në fakt i të gjithë protestuesve ndjekur në mënyrë kohore që nga viti 2018-të e në vazhdim. Protestuesve qoftë atyre të penalizuar dhe në rastin kur është organizuar protestat dhe manifastimet nga ana e Partisë Demokratike, apo dhe protestat e tjera të organizuara nga shoqëria civile, apo edhe në rastet e tjera. Dal sot për të bërë një sqarim pasi sipas mediave jemi njohur së pari me një pretendim nga ana e mazhorancës që ditën e enjte, nesër pra në seancë plenare do të kalonte edhe ligjin e shumëpërfolur tashmë të amnistisë.

Fakt është që deri në këto momente, rendi i ditës për seancën e nesërme nuk e përfshin projektligjin për amnistinë. Jam njohur nga ana tjetër me një amendament të paraqitur nga një grup deputetësh dhe nga kjo mora spunto sot për të bërë këtë sqarim publik. Së pari, që nesër të mos futet në mënyrë të vjedhur, fshehtas një projektligj kaq i rëndësishëm në errësirë, të panjohur, se cili është versioni mbi të cilin do të diskutohet.

Do të jetë versioni fillestar i qeverisë ndaj të cilit ne kemi paraqitur amendamente. Do të jetë versioni i dalë nga komisioni i ligjeve ku tashmë dihet publikisht që janë shtuar përfitues të amnistisë edhe subjekte që janë në ndjekje penale nga SPAK-u apo të dënuar nga gjykata kundër korrupsionit, e për këtë arsye sqaroj sot se cili është pozicioni ynë nën optikën e këtyre pikpamjeve apo versioneve që qeveria ka mbajtur gjatë gjithë kësaj kohe dhe të amendamenteve të paraqitur nga ana e deputetëve. Së pari do të duhet të sqaroj qëndrimi ynë ka qenë publik dhe i qartë. Amnistia do të duhet të kalojë, subjektet të cilat do të duhet të përfitojnë do të duhet të jenë vetëm ata të cilët përfitonin sipas versionit fillestar të qeverisë, që do të thotë: asnjë i ndjekur penalisht, asnjë i gjykuar, asnjë i dënuar nga SPAK-u dhe GJJKKO-ja, nuk duhet të përfitojë nga amnistia. Ky është rasti për t’i dhënë një mbështetje drejtësisë së re.

Së dyti, e kemi bërë publike, ne do të jepnim votën tonë pro amnistisë në qoftë se do të përfitonin edhe protestuesit gjatë protestave të organizuara nga Partia Demokratike, nga shoqëria civile, protestuesit e Astirit, të Teatrit, të Shkozës, ata që u ngritën për vrasjen e të riut Klodian Rasha, e me rradhë. Nga analiza e të gjitha versioneve të sjella nga qeveria sipas Komisionit të Ligjeve, ku lejohen ata të dënuar apo të ndjekur nga SPAK-u dhe GJKKO-ja që të përfitojnë nga amnistia, apo dhe nga amendamentet e paraqitura nga një grup deputetësh sipas së cilës nuk përfitojnë protestuesit e organizuar, të protestave të organizuara nga Partia Demokratike, qëndrimi ynë është ky: As njëri variant dhe as tjetri nuk përmbush kushtet. Kushtet për të cilat besojmë ne, janë kushtet që i çojnë sinjale të interesit publik dhe ruajnë të paprekur mbështetjen që do të duhet të japimndaj SPAK-ut dhe drejtësisë së re. Po ju marr një shembull, lidhur me protestuesit, protestuesit të cilët janë ngritur në protesta sipas thirrjeve të bërë nga Partia Demokratike, nga shoqëria civile, apo të organizuar spontanisht, janë përjashtuar sipas versionit të qeverisë, sipas versionit të komisionit të ligjeve, apo sipas amendamentit të sjell nga grupi i deputetëve, këto dispozita penale.

Neni 151, paragrafi i dytë, shkatërrimi i pronës me zjarr. Neni 235, paragrafi i dytë, kundërshtimi i punonjësve që kryejnë një deyrë shtetërore si një shërbim publik. Dhe sidomos neni 236 paragrafi i dytë, për nenin që titullohet kundërshtimi i punonjësve të rendit publik. Po ju bëj me dije që shumica dërrmuese e protestuesve janë të akuzuar mes shumë e shumë veprash penale, por ka një emërues të përbashkët për këtë dispozitë, neni 236 paragrafi i dytë “kundërshtimi i punonjësve të rendit publik”. Dhe kjo është e kuptueshme, në një shtet policor protestuesit akuzohen për këtë dispozitë penale. Si në versionin e qeverisë, si në versionin e komisionit të ligjeve, ashtu dhe në versionin e amendamentit të sjellë nga deputetë nuk përfshihet kjo dispozitë. Do të thotë, protestuesit nuk përfitojnë.

Ndaj e bëj të qartë sot që qëndrimi final i yni është ai që kemi mbajtur në vazhdimësi. Amnistia do të duhet miratohet, por do të duhet të përfitojnë vetëm ata të cilët nuk janë produkt i ndjekjes penale, i dënimit, i gjykimit, i kallëzimit nga SPAK, BKH dhe GJKKO, pra nga drejtësia e re. Dhe do të duhet të përfitojnë protestuesit sipas opinionit dhe amendamentit tonë. Cënimi i njërit prej këtyre dy kushteve, e bën që qëndrimi ynë të jetë i qartë. Të mos e mbështesim një produkt të këtillë. Së fundi do të uroja që për sa kohë në rendin e ditës nuk është i përfshirë amnistia, do të uroja që nesër të mos përfshihet në rendin e ditës pa bërë dritë se mbi cilin version do të votojë nesër parlamenti. Amendamentet mbi cilin version janë sjellë, që mos të jetë një produkt i një kulise, i një pazari, i një marrëveshjeje e cila nuk bën asgjë dhe nuk i shërben interesit publik, por se është dhe vetëm një produkt i një marrëveshjeje okulte dhe në fshetësi. Do të presim nesër. E bëra që sot të qartë qëndrimin tonë, të shohim nesër se cili do të jetë qëndrimi i palëve të tjera lidhur me amnistinë. Faleminderit!

enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë