Dita e 56-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh për largimin e Ramës: Shqipëria kërkon revolucion!
Protesta kundër qeverisë hynë në ditën e 56-të/ Qytetarët zbresin sërish sot në shesh për larg...
Protesta kundër qeverisë hynë në ditën e 56-të/ Qytetarët zbresin sërish sot në shesh për larg...
Berisha: Gjesti i Ramës për fëmijën autik tregon se është një birbo që e ka ndjeshmërinë n&eum...
Dita e 55-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin ‘Skënderbej’ 24 Korrik, 19:30 ...
"Rilindja 2.0 është emri i ciklit të ri politik"/ Rama: Besa është metoda që ky cikël të kthehet në...
Gjatë fjalimit të tij, Berisha deklaroi gjithashtu se qeveria përdori fondet publike për organizimin e koncertit të reperit Kanye West, duke e cilësuar atë si një përpjekje për të larguar vëmendjen nga protestat qytetare.

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një transmetimi live me ndjekësit në Facebook, hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se gjatë javës që lamë pas mazhoranca miratoi në Kuvend ligje dhe ndryshime ligjore që të cilat favorizojnë oligarkët dhe interesat e qeverisë.
Gjatë fjalimit të tij, ai deklaroi gjithashtu se qeveria përdori fondet publike për organizimin e koncertit të reperit Kanye West, duke e cilësuar atë si një përpjekje për të larguar vëmendjen nga protestat qytetare. Sipas tij, protesta po fiton mbështetje çdo ditë dhe po ushtron presion në rritje ndaj qeverisë.
Në fjalën e tij, kreu i opozitës akuzoi autoritetet për përdorimin e forcës dhe të lëndëve kimike ndaj protestuesve paqësorë, teksa theksoi se kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Berisha e konsideroi Ramën një kryeministër jolegjitim dhe e akuzoi për korrupsion dhe manipulim zgjedhor, duke pretenduar se këto janë të dokumentuara në raportet ndërkombëtare.
"Java që lamë pas ishte një javë e nxehtë. Këtë javë, Edi Rama përdori forcën e kartonave të tij të krimit për të votuar në parlament ligje dhe amendime të kodit civil, të kodit detar, me të cilat ai mbështet fuqishëm oligarkët dhe interesat e tij kriminale. Edi Rama përdori kartonat e tij të krimit për të votuar në parlament dhuratën e parave që u grabiti pensionistëve shqiptarë, qytetarëve shqiptarë dhe për t’ua dhuruar ato miliarderit Kanye West. Në një koncert që synonte mbi të gjitha një sfumim apo zhurmim të kryengritjes paqësore më të fuqishme që ka njohur Shqipëria që nga vitet ’90.
Përveç kësaj, ai përdori dhunën më të egër, lëndët helmuese, djegëse, kimike njëlloj si ato që përdoren në llogoret e luftës kundër armiqve, i përdori ndaj protestuesve paqësorë të protestës rinore qytetare. Por, duhet theksuar se dallgët e kësaj lëvizje jo vetëm që nuk po shuhen, por po bëhen gjithnjë e më tronditëse për Edi Ramën dhe regjimin e tij. Miq, ju që e ndoqët dje në Pallatin Presidencial, ju patë aty një dyfytyrësh, një cinik dhe një njeri të falimentuar. Një njeri që injoroi de facto totalisht kërkesat e ligjshme të protestuesve që po bëhen prej dy muajsh.
Kërkesat më themelore të kësaj proteste janë pesë pikat, nga të cilat e para është, Edi Rama jep dorëheqjen të parevokueshme, të panegociueshme. Nuk ka kërkesë më legjitime se Edi Rama nuk është kryeministër legjitim. Edi Rama është instaluar në pushtet nga zgjedhjet e plaçkitura, të vërtetuara tashmë nga të gjithë raportet ndërkombëtare. Edi Rama qëndron në pushtet pasi kanë vjedhur qindra e qindra milionë euro së bashku me Lubi Ballukun dhe e mbrojti atë për të mbrojtur veten e tij në një akt të paprecedent. Dhe në një shkallë të plotë papërgjegjësie u thoshte dje se në 100 vitet e fundit, nuk është dënuar ndonjë zyrtar për korrupsion, paçka se vetëm 30 vitet e fundit, dy ish-kryeministra socialistë kanë bërë burg për veprën penale të korrupsionit. Por kur nuk ke turp, bën çdo gjë dhe thua çdo gjë," tha Berisha./Dosja.al
Erion Braçe TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar pas lajmeve për një përplasje mes tij dhe ...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është përgjigjur Edi Ramës, pas deklaratave të k&eu...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër postim lidhur me “Paketën e Maleve”, duk...
TIRANË- Ka kohë tashmë që kur Edi Rama flet me deputetët e Partisë Socialiste nuk dëgjohet as miza. Brezi i ri deputetë...
Kuvendi TIRANE- Kuvendi i Shqipërisë nuk e ka mbyllur më 23 korrik sesionin e tij parlamentar. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka n...
Ina Zhupa TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me protest&e...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar ashpër pas fjalimit të kryeministrit Edi Rama, sot në ...
Erion Veliaj TIRANË- Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Administrative pë...
Nena dhe djali TIRANË- Rrjeti i Organizatave të Personave me Aftësi të Kufizuara ka reaguar pas incidentit të ndodhur gjatë p...
Boçi dhe Mazniku TIRANË- Deputetët e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit të enjten për të mos lejuar prezantimin e n...