LIVE UPDATES
Politike

"Boll se shumë të kemi përkëdhelur", Rama reagon pa empati ndaj Braçes në mbledhje

Por me këtë trend nuk po përshtatet dot Erjon Braçe. Siç duket ky refuzon ta pranojë realitetin; edhe ai si gjithë të tjerët, është thjesht një ushtar më shumë në garnizonin e Edi Ramës.

24 Korrik 2026, 19:00 Nga E. D

"Boll se shumë të kemi përkëdhelur", Rama reagon

TIRANË- Ka kohë tashmë që kur Edi Rama flet me deputetët e Partisë Socialiste nuk dëgjohet as miza. Brezi i ri deputetëve nuk e konceptojnë dot të ngrenë një shqetësim apo të hedhin për diskutim një ide ndryshe. Është në bindjen e tyre më të thellë urdhri se kur flet shefi, këta duhet të mbajnë shënime, të pohojnë me kokë dhe të memorizojnë çdo detaj nga vija e partisë.

Por me këtë trend nuk po përshtatet dot Erjon Braçe. Siç duket ky refuzon ta pranojë realitetin; edhe ai si gjithë të tjerët, është thjesht një ushtar më shumë në garnizonin e Edi Ramës.

Herë pas here, Braçe ankohet në publik, ngre zërin për ndonjë problem të dorës së dytë apo shpall kandidatura të pakonsultura, sa për t’ dhënë kuptim disi ekzistencës së tij në politikë.

Kështu ndodhi edhe në mbledhjen e grupit këtë të premte, kur Erjon Braçe u ankua për një moskoordinim gjatë votimit në parlament për emrin e kryetarit të Komisionitt ë Prokurimeve Publike.

Siç raportoi Lapsi.al një ditë më parë në seancën parlamentare, grupi parlamentar i PS pati një moment amullie si pasojë e përplasjes mes Bledi Çuçit dhe Ulsi Manjës, të cilët kishin secili propozimin e tyre për kreun e KPP. U desh ndërhyrja e Edi Ramës që t’i jepte përparësi kandidatit të Ulsi Manjës, pasi kishte "kthjelluar" Bledi Çuçin në një takim kokë më kokë.

Braçe e ngriti shqetësimin e tij si një fenomen problematik në parlament, ku grupit parlamentar i vijnë emra për t’u votuar, pa u diskutuar më parë, pa u prezantuar, pa ia njohur meritat apo qofte edhe kontributin në parti apo në ekspertizën e tyre.

Mes tyre ai ngriti si shqetësim historine e një antareje të propozuar pak kohë më parë për në Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, që rezultoi se ishte bashkëshortje e një prej emrave të tjerë që ishin votuar nga parlamenti. Shqetësimin, Braçe e përcolli edhe për komisione dhe borde të tjera, ku ndodh e njëjta gjë; vijnë emra direktpër votim pa u njohur më parë nga grupi parlamentar.

Në fillim, Rama ndërhyri qetë duke i thënë Erjon Braçes se ai ua kishte lënë në përgjegjesinë e deputetëve që të merren me emërime të këtij niveli dhe nuk kishte ndërhyrë në punën e tyre.

Por kjo përgjigje nuk e kënaqi deputetin e Tiranës. Braçe vazhdoi duke folur më tej, duke u ankuar sërish për këtë çështje, deri kur Edi Ramës, që është mësuar të rrethohet vetëm nga punonjës të kurdisur për t'i thënë "po po po" nuk i mbajtën më nervat.

“Boll se ngelëm duke të të përkëdhelur ty” ishte përgjigjia e shkurtër por e ashpër, që erdhi Braçes në formë hakërrimi.

Një përgjigje që e preu në mes diskutimin aty për aty, duke mos lënë asnjë shteg për fjalë të mëtejshme. Një episod aspak i përshtatshëm në ditën kur Edi Rama shpali filozofinë e re të empatisë ndaj qytetarëve, empatisë ndaj flamingove, empatisë ndaj njerëzve dhe ndaj natyrës. Aq shumë empati për popullin, sa kryeministrit nuk i ka mbetur më asnjë pikë empatie për deputetin më të vjetër në Partinë Socialiste./Lapsi.al

edi rama

Sondazh

Poll

Revolta kundër qeverisë/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Revolta kundër qeverisë/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rita Ora zbulon aksesorin që nuk e ndan kurrë nga vetja: Si shqiptare jam rritur me bestytni

Momenti kur policia dhe ambulanca shkojnë në vendin e ngjares

Arrestohet 16-vjeçari me mbi 300 doza kokainë dhe cannabis gati për shitje

A do të rikthehet këngëtarja Era Istrefi në skenën muzikore me një projekt të ri?

Rama u shpërndanë "Besën"/ Socialistët vendosin syzet për ta lexuar pa humbur kohë

Rama mban fjalën para grupit parlamentar: Ata janë matësi i standardeve tona

Rama: Besa është metoda që ky cikël të kthehet në një përvojë të re për qytetarët

Rama: Kjo është kthesa e mandatit tonë, vendimet tona mos të përjetohen si prerje në besë

Rama sulmon Administratën: Kanë ‘parkuar’ fytyrën në vend të prapanicës

"Pa të do ishte çështje shqiptare"/ Rama: Emri i Trump, globalizoi protestën

Nëna e moshuar me djalin me spektër autik u sulmua nga policia, Rama: Atë e përdhunuan protestuesit

Rama sulmon qytetarët e protestës së djeshme: Bulevardi u zbraz nga Flamingot

Policia i sulmoi me spraj me piper, i mituri me aftësi ndryshe me nënën e tij me lot në sy

Policia i sulmoi me spraj me piper, i mituri me aftësi ndryshe me nënën e tij me lot në sy

Rama shpërthen nga qytetarëve: Video të deformuara, ndërhyrje brutale nga jashtë

Rama: Askush nuk e kishte imagjinuar që në bulevardin ku vriteshin protestuesit

Rama sulmon protestuesit: Në protestë individë me agjendë politike, përfshi disa eurodeputetë

Rama: Doli në protestë se nuk merrte dot shërbime në poliklinikë

Administrata apo mjekët? Si gënjeu Rama për arsyet që nëna e shokut të tij doli në protestë

Vëllai i viktimës tregon fjalët e autorit: Do të fejohemi sërish ose do ju vras të gjithëve

Padia e Erion Veliajt kundër Ols Dados, kryebashkiaku mbërrin në Gjykatën Administrative

Dita e 54-të e revoltës/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

U tërhoq zvarrë nga policia, lirohet aktivisti Edison Lika: Më i fortë se kur hyra

'The Odyssey' filmi i regjisorit Christopher Nolan arkëtoi 264 milionë dollarë

E paprecedentë/ Momenti kur patronazhistët tentojnë të rrëmbejnë qytetarin në protestë

Berisha: Rama erdhi për të marrë në dorë reformën territoriale, varrosi një punë 1-vjeçare...

Tensione para Parlamentit/ Makinat e deputetëve largohen nga Kuvendi, protestuesit godasin me vezë

Berisha: Rama erdhi që të urdhëronte ndërprerjen e debatit në Kuvend

Berisha: Edi Rama, po bën gjithçka që të manipulojë zgjedhjet

Lagu kryeminstrin Rama me ujë/ Gazment Bardhi përjashtohet nga seanca

Skandal/ Policia tërheq zvarrë aktivistin Edison Lika, i riu po denonconte live

Vatra e zjarrit përhapet pranë banesave në Fermë të Rromsit në Mallakastër, zjarrfikësit në terren

Kryeministri mbërrin në Kuvend, deputetët e presin me thirrjet e protestës: Rama, jepe dorëheqjen

Protestuesit vendosin qese me mbetje pranë kordonit policor, thirrje: Mos i mbroni plehrat

Korreshi në Kuvend: Policët s’kanë uniforma, dalin me rroba me vrima që ua ka ngrënë mola

Berisha-Klosit: Je peng i bixhozit, prandaj bën avokatinë e Edi Ramës

"Duhet vetëpastrim. Ti Sali ke fuqinë të çlirosh opozitën"/ Berisha-Spiropalit: Pëllumbesha në...

Akt qytetar! Protestuesit aksion para Kuvendit, mbledhin mbeturinat

"O çifut"/ Protestuesit "shënjestrojnë" me vezë Ervin Hoxhën dhe Eduard Shalsin: Tradhtarët e kombit

Tensione në Kuvend, PD nuk lejon Maznikun të prezantojë raportin për Reformën Territoriale

“Nuk i shpëtoni dot urrejtjes së qytetarëve”, Redi Muci: Do kërcasë veza edhe në shtator

Qytetarët hedhin vezë,policia përgjigjet ashpër,ujë me presion dhe gaz lotsjellës drejt protestuesve

"Populli nuk i do këta deputetë"/ Qytetarja para Parlametit: Duam largimin e tyre

Protesta para Kuvendit/ Momenti kur qytetari humbet ndjenjat, transportohet me urgjencë në spital

"Ti Taulant ke frikë kostumin e shtrenjtë"/ Bardhi: Të ndalet dhuna e policisë ndaj protestuesve

PD kërkon zgjatjen e afateve për “Territorialen”, Boçi: Puna duhet të vazhdojë

"O kriminele"/ Sara Mile shkon me truprojë në Kuvend, shpërthejnë protestuesit: Deputete e...

Përplasjet para Kuvendit, plagosen dy efektivë policie

Deputetët në seancë plenare, protestuesit shpërthejnë jashtë Kuvendit: PD-PS, këlyshë komunistësh