LIVE UPDATES
Politike

"Sfidë e hapur ndaj Shqipërisë!"/ Hoxha për kandidimin e Belerit si eurodeputet: Mitsotakis do votat e ekstremit të djathtë!

Hoxha tha se Beleri është kandiduar për të marrë votat e ekstremit të djathtë dhe të ultra nacionalistëve

15 Prill 2024, 21:20 Nga I.A
"Sfidë e hapur ndaj Shqipërisë!"/ Hoxha për
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka komentuar kandidimin e Fredi Belerit nga partia Demokracia e Re në Greqi, për të qenë eurodeputet. I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Hoxha tha se Beleri është kandiduar për të marrë votat e ekstremit të djathtë dhe të ultra nacionalistëve. Po ashtu Hoxha e quajti një sfidë të hapur ndaj Shqipërisë këtë kandidaturë pasi Beleri është i dënuar për blerje votash. 

"Duke e ditur se cili ishte qëllimi i Greqisë që kur e promovoi, nuk më çudit. Autoritetet greke e dinë më mirë se ato shqiptare, se çfarë ka bërë Fredi Beleri. Ka qenë i dënuar dhe burgosur në Greqi. Ka qëndruar në Greqi për t’ju shmangur një dënimi në Shqipëri. Padyshim që qëllimi i Belerit nuk ka qenë të zgjidhej dhe të rivendoste vjedhjen e pronave dhe abuzimet me pronat, të rikthente shkeljen e të drejtave të njeriut, këto janë përralla. Në fakt, veprimi i sotëm është në vazhdën e veprimeve që kanë ndodhur prej më shumë se një viti. Nuk di çfarë duhet të bëjë më Greqia?

Kemi përjashtuar të zgjedhur vendorë, deputetë, etj, sepse Greqia i ka kapur për shkelje të kufirit. Nëse ne u kemi ndërprerë karrierën, me ligjin e dekriminalizimit dhe ne e zbatojmë, kurse një vend i BE, i cili ka financuar edhe reformën e drejtësisë, jo vetëm nuk e merr parasysh por promovon figura të tilla. Greqia ka të drejtë për 21 eurodeputetë. Në zgjedhjet e fundit, partia Demokracia e Re, ka marrë vetëm 8 mandate. Në sondazhet e fundit, ajo ka rënë 6% nga zgjedhjet e kaluara. Pra numri mund të jetë edhe më pak se tetë.

Kanë vendosur një kandidat si Beleri, sepse edhe në zgjedhjet që ndodhën përpara, rezultoi që një emër si Beleri u solli vota nga ekstremi i djathtë, si Agimi i Artë, apo parti të tjera me traditë ultra nacionaliste. Emri i Belerit është aty për të sjellë votat e ekstremit të djathtë. Kjo histori i ka sjellë vota Mitsotakisit dhe na ka marrë një të dënuar… I kam nxjerrë të filmuar në Himarë, përfaqësues të Agmit të Artë në ditën e zgjedhjeve në Himarë, me në krye Karathanon. Beleri është përfaqësues i së djathtës ekstreme. Prezantimi i Belerit është bërë si martir që po lufton për Vorio Epirin.

E njëjta gjë me Pirro Dhimën, që doli në TV dhe tha kam lindur në kryeqytet të Vorio Epirit, pra për Himarën. Kur kandidoi për herë të parë ka qenë për PASOK dhe Venizelos e vuri në krye të listës, si sportisti me më shumë trofe në Greqi. Ka fituar mandatin e parë, ka humbur të dytin. Por këtë rradhë kandidon për llogari të ekstremit tjetër. Këtë e kanë zgjedhur sepse merr vota të qendrës. Që të shpallet eurodeputet Beleri, duhet të kapë rreth 200 mijë vota. Beleri reagoi nga burgu dhe falenderoi për kandidimin. A lejohet që një njeri i burgosur të kandidojë? Hapa legjislacionin e BE dhe është e përcaktuar në kapitullin për Greqinë, e ka të përcaktuar, që dënimi i caktuar penal rezulton në humbjen e të drejtave politike nga 2-10 vjet. Kur është me burgim në të paktën një vit, të drejtat politike humbasin nga 1-5 vjet. Pra legjislacioni grek e pengon vetë. Shqipëria është vend që ka aplikuar për të qenë anëtar dhe ka filluar të plotësojë dhe nënshkruajë kapitujt. Është një sfidë e hapur që i bëhet Shqipërisë", tha Hoxha.

artan hoxha fredi beleri

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë