LIVE UPDATES
Politike

“S'flas me emër, vijnë tatimet e më gjobisinj/ Fierakët druhen të komentojnë për zgjedhjet, ish-deputeti i PS: Pushteti i lidhur me krimin

Dy kandidatët e opozitës për Bashkinë e Fierit akuzojnë rivalin e tyre socialist për përdorimin e administratës dhe të burimeve publike në fushatën e tij zgjedhore, pretendime ndaj të cilave kryetari aktual, Armando Subashi, nuk ktheu përgjigje.

10 Maj 2023, 16:33 Nga k.m.
“S'flas me emër, vijnë tatimet e më gjobisinj/
Foto ilustruese

FIER- Bashkia e Fierit, e gjashta më e madhja në vend, nuk ka një atmosferë të dukshme zgjedhore, ndonëse e ndajnë pak ditë nga votimi për të zgjedhur kryebashkiakun e ri. Bashkia e Fierit numëron rreth 167 mijë votues, por duket ‘mision i pamundur’ të gjesh dikë që të flasë për zgjedhjet, duke u identifikuar me emrin e tij.

“Nëse do të flas me emër, atëherë nesër më vijnë tatimet këtu e më gjobisin. Ç’më duhet. Për zgjedhjet? Nuk më intereson, kam punën time këtu,”- thotë një tregtar.

Në një tjetër dyqan ku shiten artikuj industrialë, pronari ankohet se po i mbetet malli stok.

“As në kohën e pandemisë nuk ishte kaq keq. Kemi bërë shitje atëherë. Kanë ikur njerëzit dhe nuk kanë më interes të blejnë, se nuk kanë mundësi financiare,”-shton ai.

Politikën e cilëson si zhgënjimin me të madh të qytetarëve gjatë këtyre 30 viteve dhe thotë se nuk do të votojë më 14 maj.

“Më erdhi një zonjë dhe më kërkoi votën. Vetëm se ishte zonjë, por do ta kisha sharë. Për çfarë duhet të vijë tek unë? Unë nuk do të votoj se nuk kam asnjë arsye,”- theksoi tregtari në kushtet e anonimatit.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste për Fierin, Nazmir Bilani i jep një shpjegim refuzimit të qytetarëve të Fierit për të folur me emër.

“E kuptoj se shumë qytetarë i shmangen për shumë arsye, por kryesorja është se pushteti është i lidhur me botën e krimit,” tha ai përmes një bisede telefonike me BIRN. Për postin e kryetarit të Bashkisë Fier garojnë tre kandidatë; Armando Subashi kërkon mandatin e tretë përballë Eriselda Zotaj Çelaj për Partinë Demokratike dhe Evdar Kodhelit për koalicionin “Bashkë Fitojmë”. Të dy kandidatët e opozitës janë ekspertë në fushën e kontabilitetit.

Kandidatët e opozitës e akuzojnë Subashin se po përdor administratën dhe burimet e institucioneve publike në favor të fushatës së tij elektorale. Ata ankohen gjithashtu se qytetarët e Fierit janë të trysnuar për votën.

“Më vjen vërtet shumë keq që qytetarët fierakë në 2023-in janë aq shumë nën presion sa nuk kanë qenë para viteve ’90. Dikush i ruan nga pas. Patronazhisti bën rolin e vetë. Dikujt i kërkojnë kartën e identitetit që nuk e di me çfarë të drejte ia marrin kartën e identitetit fizikisht një qytetari, kur është në kundërshtim me ligjin,”- tha kandidatja e PD-së zyrtare, Eriselda Zotaj Çelaj.

“Në qoftë se ata do ishin komodë dhe nëse qytetarët fierakë e vlerësojë punën që kanë bërë, përse do t’i bënin këto shantazhe,”- shton ajo, ndërsa thekson se disa denoncime nga qytetarët i ka referuar pranë misionit të OSBE/ODIHR.

Ngjashëm ngre petendime edhe kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Evdar Kodheli. Ai akuzon për investime elektorale nga ana e Subashit, ndërkohë që ngre dyshime për burimet e financimit.

“Kur nuk jepet informacion zyrtar se me çfarë lekësh bëhen këto investime, atëherë lindin dyshime se mund të jenë lekët e vetë kryetarit apo të krimit,” tha Kodheli dhe shtoi se për të favorizuar kandidatin socialist janë lidhur kontrata punësimi proviziore, si në sektorin e shërbimeve, ashtu dhe në administratë. Sipas Çelajt dhe Kodhelit, punonjësve të administratës u janë shpërndarë formularë ku u kërkohet që të shënojnë 10 emra votuesisht pro PS-së dhe kandidatit të saj. Kandidati Armando Subashi nuk ishte i disponueshëm për të zhvilluar një intervistë, si dhe nuk iu përgjigj deri në publikimin e këtij shkrimi pyetjeve për koment që BIRN i drejtoi lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij dhe fushatës që drejton. Çelaj dhe Kodheli evidentuan probleme në gjithë punët e kryera nga rivali i tyre gjatë dy mandateve të mëparshme, si dhe për infrastrukturën.

Kandidatja Çelaj premtoi se nëse do të zgjidhet në krye të bashkisë do të jenë pranë qytetarëve, se do të investojnë në infrastrukturën urbane; në atë rrugore; në infrastrukturën e bujqësisë; si dhe për turizmin.

Edhe Kodheli deklaroi se nëse do të jetë ai kryetari i ardhshëm i Bashkisë Fier, ky institucion do të jetë me dyer të hapura për qytetarët. Ai tha se do të investojë në infrastrukturën urbane; se do të mundësojë ujë të pijshëm për të gjitha njësitë administrative; se do të sigurojnë transport falas për fëmijët e shkollave, për invalidët e pensionistët; si dhe se do të hapin dy qendra të reja për fëmijët me aftësi ndryshe.

Ngjashëm me dy kandidatët e opozitës, edhe Bilani vëren se gara është e pabarabartë.

“Është e pabarabartë dhe për faktin se numri i nëpunësve është totalisht në favor të pushtetit. Po përdoret administrata me patronazhistët dhe aktivistët që kërkojnë karta identiteti që t’i paraqesin si mbështetës,”-tha ish-deputeti.

“Kur kjo ndodh në Fier ku dukshëm elektorati është i majtë, përfytyroni se ç’ndodh atje ku ka ekuilibër të elektoratit,”-përfundoi ai./BIRN

fier zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd