Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Ajo thekson se në emisionin "Piranjat" tregohej se si Ulsiu i Drejtësisë ka menduar të “rehatojë” mbesën e tij, Pranvera Manja, e cila e pakënaqur me rrogën që merr në Bashkinë e Tiranës ku rezulton e punësuar së bashku me bashkëshortin e saj që synon ti hyjë biznesit të mbetjeve.
TIRANË- Kryetarja e PD-së Shkodër, Eliona Shkreli ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë për mediat. Gjatë fjalës së saj Shkreli shprehet se kryeministri Edi Rama e përdor pushtetin e tij si çiflig për përfitime personale për veten dhe familjen kjo nuk është ndonjë gjë e re për shqiptarët. Shkreli thekson se një prej tyre është dhe Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, një personazh i famshëm në përgjimet e dosjes 184 të Dibrës teksa premtonte rritje në detyrë për manipuluesit e votave.
Ajo thekson se në emisionin "Piranjat" tregohej se si Ulsiu i Drejtësisë ka menduar të “rehatojë” mbesën e tij, Pranvera Manja, e cila e pakënaqur me rrogën që merr në Bashkinë e Tiranës ku rezulton e punësuar së bashku me bashkëshortin e saj që synon ti hyjë biznesit të mbetjeve. Aipas saj kjo është një skemë abuzimi mjaft me leverdi siç u provua nga skema e inceneratorëve, ku pronarë faktik rezultojnë Edi Rama dhe Erjon Veliaj.
Shkreli shprehet se mbesa e Manjës me bekimin e xhaxhait të saj Ministër kthen sytë nga landfillli i Bushatit që menaxhon mbetjet e e bashkisë Shkodër por dhe asaj të Lezhës ku Ulsiu i drejtësisë është drejtues politik i qarkut për Rilindjen.
DEKLARATA E KRYETARES SE PD SHKODER, ELIONA SHKRELI:
Që Edi Rama e përdor pushtetin e tij si çiflig për përfitime personale për veten dhe familjen kjo nuk është ndonjë gjë e re për Shqiptarët. Por duket se shembullin e tij po e ndjekin me devotshmëri të pazakontë dhe anëtarët e tjerë të qeverisë, që zhvasin ç’të munden dhe përdorin çdo mjet për të abuzuar me taksat e shqiptarëve për veten dhe familjarët e tyre.
Një prej tyre është dhe Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, një personazh i famshëm në përgjimet e dosjes 184 të Dibrës teksa premtonte rritje në detyrë për manipuluesit e votavve. Në emisionin investigativ “Piranja” të datës 7 shkurt, tregohej se si Ulsiu i Drejtësisë ka menduar të “rehatojë” mbesën e tij, Pranvera Manja, e cila e pakënaqur me rrogën që merr në Bashkinë e Tiranës ku rezulton e punësuar së bashku me bashkëshortin e saj synon ti hyjë biznesit të mbetjeve. Një skemë abuzimi mjaft me leverdi siç u provua nga skema e inceneratorëve, ku pronarë faktik rezultojnë Edi Rama dhe Erjon veliaj.
Mbesa e Manjës me bekimin e xhaxhait të saj Ministër kthen sytë nga landfillli i Bushatit që menaxhon mbetjet e e bashkisë Shkodër por dhe asaj të Lezhës ku Ulsiu i drejtësisë është drejtues politik i qarkut për Rilindjen. Për menaxhimin e landfillit Këshilli i Komunës Bushat në vitin 2010 krijoi ndërmarrjen “Ndërkomunale Bushat” sh.a. e cila ngarkohej me mbledhjen, sistemimin dhe riciklimin e mbetjeve urbane të qarkut Shkodër dhe pjesërisht të atij të Lezhës. Po, në qershor të atij viti Këshilli Bashkiak i Komunës Bushat, me propozim të kryetarit të komunës dhe administratorit të ndërmarrjes “Ndërkomunale Bushat”vendos që këtë punë t’ja ngarkojë kompanisë private “Becker Albania”, duke lidhur me të kontratë shfrytëzimi të landfillit për një afat 10 vjeçar.
Në shtator të vitit 2018, pronarë të kompanisë Becker bëhen Renaldo Joanidhi dhe Aldi Zaimi, me nga 40% të kuotave dhe Pranvera Manja me 20% aksioneve. Çmimi i blerjes së kompanisë është 3.5 milion lekë të rinj ose 35 milionë lekë të vjetra. Në vitin 2020 pra dy vjet pasi në lojë kishte hyrë mbesa e Ulsiut, këshilli Bashkiak i vaut të Dejës vendos që të shtojë sipërfaqen e landfillit me plot 23 hektarë, ose 230 mijë metra katrorë pavarësisht se kompania vepronte në kushtet e monopolit dhe nuk merrte përsipër asnjë investim.
Nga ana tjetër, kontrata me Becker e cila duhej të përfundonte në vitin 2020, po me vendim të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Vau i Dejës e cila kontrollohej totalisht nga mazhoranca së bashku me kryetarin, vendos shtyrjen e kontratës me 25 vite të tjera, pa pasur anjë ofertë tjetër dhe pa pasur asnjë kompani në garë. Afati jo vetëm që zgjatet, por tashmë dhe çmimi që bashkitë e qarqeve dhe operatorët privatë do të duhet të paguajnë rritet nga 1000 lekë në 1500 lekë ton mbetje. Një rritje çmimi pa bërë më parë një studim fizibilitieti nga ana e autoritetit që po ndryshon kontratën, për të parë kostot që duhet për përpunimin e mbetjeve, tarifën që del në bazë të këtyre kostove dhe marzhin e fitimit që duhet të ketë kompania që merr përsipër menaxhimin.
Në rast se shohim grafikun e të ardhurave ët Shoqërisë vërejmë se megjithëse në fillimet e saj ka pasur të ardhura të ulta deri në 43 mijë euro në vit pas hyrjes në lojë të fisit Manja, dhe pas rinovimit të kontratës të ardhurat kapin majat. Për shembull vetëm në harkun kohor 2019-2024 nga dy bashkitë në fjalë janë paguar 2 milionë euro.
E gjithë kjo mrekulli financiare vjen me shtesën e kontratës për 25 vjet, zgjerimin e objektit të mbetjeve që depozitohen në landfill dhe me shtrenjtimin e tarifave, e cila çuditërisht koincidon me ardhjen e pronarëve të rinj. Pyetjet që ne i drejtojmë Bashkisë Vau i Dejës por dhe institucioneve të Drejtësisë që duhet të monitorohen nga Ulsi Manja janë: Përse Bashkia e Vaut të Dejës lidhi kontratë pa garë për 25 vjet me firmën “Becker”. A ka pasur ndikim politik për përfshirjen si aksionare të mbesës së Manjës në këtë aferë, apo pronari faktik i landfillit të Bushatit është vetë Ministri, pasi shembulli është dhënë më parë me inceneratorin e Tiranës?
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar ditën e sotme në lidhje me protestën e sotme të paralajmëruar nga opozita pasditen e so...
Franc Nuri TIRANË- Drejtuesi i departamentit të drejtësisë, Franc Nuri ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë për m...
Meta TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij në "Fa...
Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar sot me rubrikën e tij Sy m’sy’ ku i është përgjigjur komentuesve. Rama i ...
Petkoviç KOSOVË- Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç, tha se serbët e zhvendosu...
Tedi Blushi TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka mbajtur ditën e sotme një dek...
Ali Ahmeti MAQEDONI E VERIUT- Kryetari i BDI-së, në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka dhënë një mesazh për qytetar&eum...
Votimi KOSOVË- Qytetarët e Kosovës që jetojnë në diasporë po votojnë të shtunën në përfaqë...
Edi Rama SPANJË- Kryeministri Edi Rama duke folur nga Madridi theksoi përparimet e Shqipërisë në shtetin e së ...
Edi Rama SPANJË- Kryeministri Edi Rama tha nga Madriti pas nënshkrimit të marrëveshjes për organizimin e “World Law Congress...