6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Po ashtu, Berisha akuzoi kryetaren e Kuvendit Lindita Nukollën për shkele të rregullores, duke thënë se ajo lejon anëtarët e qeverisë të flasin në emër të të tjerëve.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk i ka lënë mënjanë thumbat në Kuvendin e Shqipërisë. Në fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë, kryedemokrati Sali Berisha e ka quajtur Elisa Spiropalin, ministren papagalle të kryeministrit Edi Rama, madje dhe i ka sugjeruar asaj tij japë fustanin kreut të qeverisë. Po ashtu, Berisha akuzoi kryetaren e Kuvendit Lindita Nukollën për shkele të rregullores, duke thënë se ajo lejon anëtarët e qeverisë të flasin në emër të të tjerëve.
"Më duhet të bëj një sqarim këtu, sepse keqkuptimi malinj i qëllimshëm ndaj kërkesës time për zonjën Spiropali, që ti japë fustanin Edi Ramës, mori interpretime absolutisht që nuk ishin qëllimi im. Nuk kam ndërhyrë dhe nuk ndërhyj në mënyrë kategorike në orientimin seksual të asnjë njeriu dhe nuk kisha atë qëllim. Por do të ju them një gjë, ju zonja kryetare që e drejtoni këtë parlament në kundërshtimet më flagrante me rregullore. Nëse ti lejon të përgjigjet për kryeministrin, të cilin unë e atakoj këtu me fakte e argumente, një person që nuk quhet Edi Rama, ti shkel me të dy këmbët, në një akt servilizmi total, rregulloren e parlamentit. Mua personalisht nuk më lëndon fare ngritja e saj, përkundrazi unë shoh mjerimin e Edi Ramës se kush e mbron atë. Por ti shkel rregulloren dhe ti je bërë shkak për konflikte dhe je bërë shkak për konflikte në këtë parlament, në qoftëse nuk zbaton rregulloren. Asnjë njeri nuk ka të drejtë të flasë në emrin e një tjetri. Kjo është një praktikë, prandaj më mirë ti japë fustanin e vet Edi Ramës, sepse ai nuk është burrë që të vijë e të ballafaqohet këtu.
Atëherë, a nuk kam të drejtë unë për këtë. Çfarë është kjo. Flas unë, menjëherë ngrihet ajo si me qenë papagalli i Edi Ramës. Nuk të lejon rregullorja, mund të jesh papagall, por rregullorja nuk njeh papagallin. Më thoni ju mua, a njeh rregullorja papagallin apo se njeh. Prandaj dhe kjo praktikë duhet të marrë fund,"-tha Berisha.
FJALA E PLOTË:
Më duhet të bëj një sqarim këtu, sepse keqkuptimi malinj i qëllimshëm ndaj kërkesës time për zonjën Spiropali, që ti japë fustanin Edi Ramës, mori interpretime absolutisht që nuk ishin qëllimi im. Nuk kam ndërhyrë dhe nuk ndërhyj në mënyrë kategorike në orientimin seksual të asnjë njeriu dhe nuk kisha atë qëllim. Por do të ju them një gjë, ju zonja kryetare që e drejtoni këtë parlament në kundërshtimet më flagrante me rregullore. Nëse ti lejon të përgjigjet për kryeministrin, të cilin unë e atakoj këtu me fakte e argumente, një person që nuk quhet Edi Rama, ti shkel me të dy këmbët, në një akt servilizmi total, rregulloren e parlamentit. Mua personalisht nuk më lëndon fare ngritja e saj, përkundrazi unë shoh mjerimin e Edi Ramës se kush e mbron atë. Por ti shkel rregulloren dhe ti je bërë shkak për konflikte dhe je bërë shkak për konflikte në këtë parlament, në qoftëse nuk zbaton rregulloren. Asnjë njeri nuk ka të drejtë të flasë në emrin e një tjetri. Kjo është një praktikë, prandaj më mirë ti japë fustanin e vet Edi Ramës, sepse ai nuk është burrë që të vijë e të ballafaqohet këtu.
Atëherë, a nuk kam të drejtë unë për këtë. Çfarë është kjo. Flas unë, menjëherë ngrihet ajo si me qenë papagalli i Edi Ramës. Nuk të lejon rregullorja, mund të jesh papagall, por rregullorja nuk njeh papagallin. Më thoni ju mua, a njeh rregullorja papagallin apo se njeh. Prandaj dhe kjo praktikë duhet të marrë fund.
Problemi që diskutohet sot, është pazgjidhshmërisht i lidhur me një nga aferat më të mëdha korruptive, të Shqipërisë, Ballkanit dhe Europës, me aferën e djegësave, incineratorëve. Shqiptarët duhet ta dinë se në vitin 2012-2013, u shpenzuan 4 mln euro para të taksëpaguesve të qytetarëve të BE-së, për të ndërtuar strategjinë e Shqipërisë ndaj mbetjeve urbane. U përcaktuan të gjitha pikat, ndërhyrjet dhe projekti për trajtimin e tyre.
Në një akt megakorruptiv, Edi Rama në vend që të zbatonte këtë strategji, e cila në një mënyrë rikthehet tani me këtë ligj, shkelmoi atë dhe me urgjencë firmosi kontratat korruptive për inceneratorët. E filloi me Elbasanin duke firmosur në 24 orë, 17 akte administrative. Rekord në historinë e këtij vendi apo një vendi tjetër, sepse duhej krijuar ndërmarrja me të cilën Edi Rama, Erion Veliaj, Arben Ahmetaj duhej të bëheshin milionerë në mënyrë të rrufeshme.
Implikuan apo u implikua vetë këtu Lefter Koka, u përdor si hajduti i dobishëm, po pse e them unë këtë, sepse ai nuk kishte asnjë qindarkë në buxhetin e ministrisë së tij, për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit. Atij pra, atij që vuan tani burgun atje, dhe mirë të ja bëjnë, të ja dyfishojnë përderisa nuk i denoncon, atij i thanë mbylle gojën, merr sa të mundesh këtu, por ne kemi kaq atje. Sa është kjo aferë. Nga 23 mln, me çelësa në dorë kushtoi 11 mln djegësi rrëngallë i Elbasanit, të tjerat u futën në xhep nga Edi Rama, Engjëll Agaçi, Arben Ahmeti.
Vijmë tek djegësi i Fierit. Çfarë thotë tani Faraudin Arapi, njeriu i juaj, thotë se, pas llogaritjeve që bëra, këtu depozitimi kushton 12 euro. Në fakt në kontratën e Tiranës është 11 euro. Kurse djegia kushton, 25 euro, por mungojnë 2.8 mln euro për të vënë në funksion rrangallen që sipas burimeve të mediave, e kanë çmontuar në Konstancë si një vjetrin të pavlerë.
Arapi thotë djegia këtu pra kushton 25 euro. Në kontratën Rama-Veliaj, djegia kushton 29 euro. Por më keq akoma, prej 5 vitesh qytetarët e Tiranës, tarifohen nga Edi Rama dhe Erion Veliaj në kundërshtim flagrant me kontratën, 29 euro për ton. Kanë vjedhur me llogari ditë për ditë, 100 mln euro. Nuk kanë investuar asgjë në djegësin e Tiranës dhe sipas dëshmive, të atyre që kanë qenë pjesë e kësaj sipërmarrje, po lahen pare të Pasdaranit. Po lahen paratë e Pasdaranit nga Bruno Preseci që është defakto sot pronari i 74% i të gjitha aksioneve të djegësit të Tiranës.
SKAP-i i partisë, sigurisht që nuk dëgjon dhe nuk shikon. Prej 5 vitesh Veliaj u merr qytetarëve të Tiranës 29 euro për ton, gjoja për djegie, në një kohë kur të gjitha i depoziton dhe nuk djeg asnjë kilogram. Parlamentit i ka dalë tymi. Tiranës i ka dalë tymi i djegësve. Regjim i kalbësirës së plehrave që vjedh shqiptarët në këtë mënyrë.
Unë e përshëndes rikthimin te strategjia europiane, po ju vazhdoni. Secili prej jush është një Erion Veliaj përderisa e mbroni atë, është një hajdut si Edi Rama përderisa e mbroni atë këtu. Se midis atij që bën, dhe atij që hesht më i keqi është ai që hesht, se ka frikë, nuk ka guxim të mbrojë interesin publik.
Ky ligj është i sabotuar në çdo gjë derisa të vazhdojë vjedhja e tmerrshme me inceneratorët.
Olta Xhaçka TIRANË-Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka folur në parlament në lidhje me s...
Erion Brace TIRANË- Deputeti socialist, Erion Braçe u tregua i drejtëpërdrejtë me kryedemokratin Sali Berisha, d...
Albin Kurti dhe Edi Rama Të martën në mbrëmje, në bibliotekën e qytetit të Gjakovës në Kosov&e...
Jorida Tabaku TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në fjalën e marrë në Kuvend tha se u njohën nga m...
Spiropali ne Kuvend TIRANE- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka hedhur akuza mbi kryetarin e Partis&eu...
Kuvendi TIRANË- Seanca e sotme plenare ka nisur me tensione, por nga 2 ose 3 deputetë. Kjo pasi pjesa tjetër, le të themi më mir&e...
Sali Berisha TIRANË- Jashtë seancës plenare, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se ndërhyrja e kryeministrit Edi Rama në punë...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi nga Foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, kryeministrin Edi Rama se mban anë...
Edmond Spaho TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho e quan turp të madh që Kuvendi i Shqipërisë nuk po debaton s...
Gazment Bardhi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi kërkoi nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla që të merre...