LIVE UPDATES
Bota

Thikat pas shpine 2.0/ Çfarë po ndodh në Ministrinë e Mbrojtjes të Rusisë?

Hetuesit kryesisht nga Shërbimi Federal i Sigurisë apo FSB së bashku me prokurorët dhe autoritetet e Ministrisë së Brendshme kanë shënjestruar në numër në rritje të zëvendësministrave të mbrojtjes, oficerëve të lartë dhe zyrtarëve të lartë civilë nën dyshimet, mes tjerash, për korrupsion, mashtrim dhe përvetësim fondesh.

18 Prill 2026, 09:16 Nga E. D

Thikat pas shpine 2.0/ Çfarë po ndodh në Ministrinë e

RUSI- Gjatë dy vjetëve të fundit, diçka ka ndodhur në komandën e ushtrisë së Rusisë dhe nuk ka qenë e bukur. Që nga maji i vitit 2024, ka pasur një seri hetimesh penale, shkarkimesh nga detyra, rrjedhje komprometuese të informacioneve në media dhe zbulime turpëruese që kanë në epiqendër Ministrinë e Mbrojtjes të Rusisë.

Hetuesit kryesisht nga Shërbimi Federal i Sigurisë apo FSB së bashku me prokurorët dhe autoritetet e Ministrisë së Brendshme kanë shënjestruar në numër në rritje të zëvendësministrave të mbrojtjes, oficerëve të lartë dhe zyrtarëve të lartë civilë nën dyshimet, mes tjerash, për korrupsion, mashtrim dhe përvetësim fondesh.

Thikat pas shpine 2.0: Ministria e Mbrojtjes e Rusisë

Gjatë dy vjetëve të fundit ka ndodhur diçka në komandën ushtarake të Rusisë: hetime që kanë shënjestruar numër në rritje të zëvendësministrave të Mbrojtjes dhe oficerë të lartë, nën dyshimet për korrupsion. Rastet më të njohura, të lidhura me ndërtimin e një parku ushtarak në zonën e Moskës, kanë në shënjestër ish-zëvendësit e Sergei Shoigu, i cili u largua nga posti i ministrit të Mbrojtjes më 2024.

Më 10 prill, një gjykatë ushtarake në Moskë e dënoi zëvendësministrin e Mbrojtjes, Pavel Popov, me 19 vjet burgim nën akuzat për përvetësim fondesh dhe ryshfet.

Sikurse Popovi, shumica nga të shënjestruarit janë bashkëpunëtorë të kamotshëm të Sergei Shoigu, të cilin presidenti rus, Vladimir Putin, e largoi nga posti i ministrit të Mbrojtjes në maj të vitit 2024 në mes të një riformatizimi më të gjerë të Qeverisë. Shoigu, që e njeh Putinin për dekada të tëra, më pas u emërua shef i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, dhe në ministri u zëvendësua nga Andrei Belousov, një teknokrat dhe ekonomist.

Shumë nga zëvendësministrat e mbrojtjes që u vunë në shënjestër u shkarkuan menjëherë pas largimit të Shoigut. Disa janë të lidhur me një kontraktor të madh të Ministrisë së Mbrojtjes, që mbikëqyri ndërtimin e një parku me tematikë ushtarake në Moskë, të quajtur “Parku Patriot”.

Kjo kompani, e quajtur Bamstroyput, ishte një nënkontraktor i madh i Ministrisë për Situata Emergjente. Shoigu e kishte udhëhequr këtë ministri për 21 vjet para se Putini ta vendoste atë në krye të Ministrisë së Mbrojtjes më 2012.

Ka shumë spekulime se çfarë dhe kush qëndron pas këtyre hetimeve dhe këtij pastrimi të gjerë. Një shpjegim lidhet me zhvillimin e luftës në shkallë të gjerë në Ukrainë, e cila shpejt nxori në pah ato që ekspertët thonë se ishin probleme në strukturën komanduese, doktrinën e vjetruar dhe korrupsionin e përhapur si në shkallë të vogël ashtu edhe në të madhe në ushtrinë e Rusisë dhe entitetet civile.

Pjesa më e madhe e kritikave për dështimet e ushtrisë ruse në Ukrainë u përqendrua te Shoigu, si dhe te komandanti më i lartë ushtarak i Rusisë, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Valery Gerasimov.

“Përshtypja ime është se spastrimet kanë buruar nga rivalitetet brenda elitës dhe mes shërbimeve”, tha John Hardie, zëvendësdrejtor i Programit për Rusinë në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive, një institut me seli në Uashington.

“Shoigu e kishte kritikuar industrinë e mbrojtjes… për furnizimet e pamjaftueshme për ushtrinë. Dhe, megjithëse ajo mban një pjesë të madhe të përgjegjësisë për dështimin e fazës fillestare të pushtimit, FSB-ja duket se ka arritur ta zhvendosë fajin te Ministria e Mbrojtjes”, shtoi ai.

Ndër kritikët më të zëshëm të Shoigut ishte Yevgeny Prigozhin, një biznesmen nga Shën Petersburgu, i cili ndërtoi një forcë të fuqishme mercenarësh privatë të quajtur Grupi Wagner, që u bë një nga njësitet më efektive ruse në luftimet në Ukrainë.

Dy muaj pasi Prigozhin organizoi një kryengritje të dështuar në qershor të vitit 2023, vdiq në rrëzimin e aeroplanit me të cilin po udhëtonte, ngjarje që gjerësisht besohet se ishte një atentat.

Rivalët, apo armiqtë e Shoigut, mund të kenë zgjedhur të theksojnë korrupsionin brenda ministrisë nën drejtimin e tij si diçka që dilte jashtë normave, tha Hardie. Rivalët, apo armiqtë e Shoigut, mund të kenë zgjedhur të theksojnë korrupsionin brenda ministrisë nën drejtimin e tij si diçka që dilte jashtë normave, tha Hardie./REL

rusi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet