Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Mësohet se autoritetet në Kosovë kërkuan ndihmë të ndërsjellë juridike me autoritetet e Bosnjës dhe Hercegovinës. Kjo besohet që kishte të bënte me armët e përdorura në sulmin terrorist në Banjskë.
KOSOVË- Në Zyrën e BE-së në Kosovë janë dërguar tre letra në lidhje me sulmin e sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Në këto letra Kosova kërkoi dorëzimin e organizatorit të sulmit, Milan Radoiçiç ndërsa Serbia po kërkon dokumentat e plota për këtë rast.
Në fillim të korrikut, një letër arriti në zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë. Në këtë letër theksohet se Serbia po kërkonte dokumentacionin e plot për rastin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Kjo pasi Prokuroria e Lartë Publike në Beograd, paralajmëroi ngritjen e një aktakuze për Radoiçiç.
“Në fillim të korrikut, Zyra e BE-së në Kosovë mori një letër nga Ministria e Drejtësisë e Serbisë, e cila dërgoi një kërkesë për ndihmë juridike të ndërsjellë të Prokurorisë së Lartë Publike të Beogradit në lidhje me rastin Banjska. Bazuar në mandatin e tij, PSBE-ja në Kosovë ua përcolli këtë kërkesë autoriteteve të Kosovës dhe më pas ua përcolli korrespondencën përkatëse nga autoritetet e Kosovës autoriteteve serbe”, thuhet nga zyra e BE-së në Kosovë.
E pak kohë më pas, në adresë të kësaj zyre mbërriti edhe kërkesa e dytë. Mësohet se autoritetet në Kosovë kërkuan ndihmë të ndërsjellë juridike me autoritetet e Bosnjës dhe Hercegovinës. Kjo besohet që kishte të bënte me armët e përdorura në sulmin terrorist në Banjskë. Autoritetet e Kosovës thanë se Policia e Kosovës u sulmua me armët që u siguruan nga qyteti Tuzlla i Bosnje Hercegovinës.
“Përfaqësuesit e BE-së në Kosovë, morën gjithashtu një kërkesë për ndihmë të ndërsjellë juridike nga autoritetet e Kosovës për autoritetet e Bosnjës dhe Hercegovinës në lidhje me rastin Banjska. Kërkesa ishte dërguar në Sarajevë dhe tashmë ishte marrë një përgjigje. Përgjigja u është transmetuar me kohë autoriteteve kompetente në Kosovë”, thuhet nga zyra e BE-së në Kosovë.
Nga Bosnja u tha se Administrata Federale e Policisë, është duke e verifikuar këtë informacion. Në tetor, Kosova kërkoi dorëzimin e organizatorit të sulmit në Banjskë, Milan Radoiçiç.
“Për më tepër, Përfaqësuesit e Zyrës së BE-së në Kosovë, ka dërguar në tetor të vitit të kaluar një kërkesë për ndihmë të ndërsjellë juridike nga autoritetet e Kosovës tek autoritetet serbe për të njëjtën çështje. Ende nuk është marrë asnjë përgjigje nga autoritetet serbe. Ne presim që Serbia të bashkëpunojë plotësisht për këto kërkesa përmes kanalit të krijuar të ndihmës së ndërsjellë juridike. Qëllimi i këtij mekanizmi është të sigurojë bashkëpunimin gjyqësor ndërmjet Kosovës dhe vendeve që nuk e njohin atë, përfshirë Serbinë, dhe të lehtësojë qasjen në drejtësi për të gjithë, pavarësisht nga shtetësia apo vendbanimi i tyre”, kanë thënë për Tëvë1 nga zyra e BE-së në Kosovë.
albin kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet të paraqitet paraditen e sotme në Prokuroria Speciale në cilë...
Grenell SHBA- Ish-përfaqësuesi i presidentit Donald Trump për dialogun dhe ish-ambasador i SHBA-së në Gjermani, Ric...
Meloni ITALI- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka mbajtur ditën e sotme fjalën e saj në një event me partinë e saj, "V&e...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kujtuar sot liberalizimin e vizave për shqiptarët,...
foto ilustruese BRUKSEL- Këshilli i Bashkimit Evropian do të mund të deklarojë javën që vjen se do t’i heqë gradua...
millan radoiçiç KOSOVË- Për Kosovën, ish-politikani serb, Millan Radoiçiç, mbetet thelbi i problemeve të si...
pamje nga takimi BRUKSEL- Deputetet e PD, Albana Vokshi dhe Elda Hoti, zhvilluan takime me shqiptarë në Antwerp dhe Bruksel të Belgjikë...
ervin salianji FIER- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka shkruar një letër nga qelia e burgut në Fier, ku shprehet s...
foto ilustruese ITALI- Operacioni ‘BASSO PROFILO’, zbardhi aferat korruptive mes mafias kalabreze e pushtetit në Shqipëri. Gjykata e ...
ilir meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një mesazh nga burgu për drejtuesit, anëta...