30 Dhjetor 2024, 17:19
Nga M.B
Ermal Mulosmani
KOSOVA- Gazatari Ermal Mulosmani ka bërë një postim në rretet sociale ku thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar mbrëmë në një intervistë se ai guxon të thotë se nuk "vjen", por sipas tij mbetet për tu parë nëse Prokuroria Speciale do të goxojë të shkojë te ai.
Mulosmani thotë se nuk i di arsyet e vërteta të kësaj sfide që e nxjerr Kosovën në nivelin e një parashteti, një lloj bajraku në të cilin prijësi është mbi rregullat apoo ligjet. Gazetari thotë se mundet që Kurti të mendojë se Prokuroria ka bërë një hap politik gjë që nuk është në nderin e saj, ose po bën hetime të njëanshme.
Ai shton se kryeministri duhet të jetë institucional së pari dhe ai duhet të ruajë edhe nderin e institucioneve të Republikës që udhëheq. Mulosmani thotë se kjo deklaratë është skandaloze edhe për një shtet afrikan.
POSTIMI:
Albin Kurti, Kryeministri i Kosovës, është deklaruar mbrëmë në një intervistë me dy apostuj të tij, në lidhje me një këkrkesë që Prokuroria e Kosovës i ka bërë për tu intervistuar:
“Unë guxoj t’iu them që nuk vij! Ta shohim a guxojnë ata të vijnë te unë”
Nuk i di arsyet e vërteta të kësaj sfide që e nxjerr Kosovën në nivelin e një parashteti, një lloj bajraku në të cilin prijësi është mbi rregullat apoo ligjet. Mundet që Kurti të mendojë se Prokuroria ka bërë një hap politik çka nuk është në nderin e saj, ose po bën hetime të njëanshme.
Por nuk është kjo mënyra e reagimit të Kryeminsitrit ndaj një institucioni të Republikës që ti udhëheq. Sepse të gjithë e dimë se figura qendrore e shtetit të Kosovë sot është Kryeministri jo Presidenti.
Nëse këto gjëra janë të vërteta (aludimet për Prokurorinë e kam fjalën), duhet që me mjete ligjore të rregullohen. Republika parlamentare ka ndërtuar instrumente ligjore që rregullojnë mosndërhyrjet e pushteteve. Kryeministri i një Republike të tillë duhet të jetë institucional së pari, ai duhet të ruajë edhe nderin e institucioneve të Republikës që udhëheq. Nëse Kryeministri i thotë Prokurorit: “Në ta mbajtë bytha hajde ti te unë”, si rrugaçët e Tiktokut njëri tjetrit, këtu jemi në nivelet primitive të shtetit.
Nuk arrij ta besoj dot që këtë tekst e ka thënë Kryeministri. Kjo është skandaloze edhe për një shtet afrikan. Një mosseriozitet ekstrem.
ermal mulosmani
Politike
30 Dhjetor 2024, 16:31
ZH.LL
Kurkulaj-Beqaj
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjyk...
Politike
30 Dhjetor 2024, 15:47
E. D
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Ditën e Veteranëve të UÇK-së. Osmani përm...
Politike
30 Dhjetor 2024, 15:34
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama u pyet sot nga gazetarët për vendimet e gjykatave për sekuestrimin e bazës detare t&eu...
Politike
30 Dhjetor 2024, 14:58
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në orën e fundit të konferencës, iu përgjigj edhe disa pyetjeve të gazetarëv...
Politike
30 Dhjetor 2024, 14:45
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët është pyetur lidhur me bisedat e publ...
Politike
30 Dhjetor 2024, 14:28
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është pyetur ditën e sotme në konferencë lidhur me procesin hetimor të SPAK p&eum...
Politike
30 Dhjetor 2024, 14:28
N.F
Blerim Isufaj
KOSOVË- Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të...
Politike
30 Dhjetor 2024, 14:17
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk ka asnjë koment mbi kërkesën e SPAK për t’i lejuar prokurorë...
Politike
30 Dhjetor 2024, 14:09
N.F
Ish-ministri Beqaj
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka marrë vendimin ditën e sotme për të rrëzuar kërkesën e ...
Politike
30 Dhjetor 2024, 14:08
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar partitë e opozitës në vend. Teksa ka ironizuar se këto parti merren me seksin ...