LIVE UPDATES
Politike

VIDEO/ Korreshi ‘gozhdon’ dokumentet dhe lë domate për ministrin në shtyllën prej druri të dritave: Ja ku janë pronat e Kolonjës, o Karakaç!

Me tone ironike, ai i drejtohet ministrit të Infrastrukturës dhe Energjitikës, Enea Karakaçi, duke i treguar dokumentet që dëshmojnë të kundërtën e deklaratave publike për mungesë pronash.

18 Maj 2026, 21:05 Nga E. D
VIDEO/ Korreshi ‘gozhdon’ dokumentet dhe lë domate për
Saimir Korreshi

KOLONJË- Deputeti Saimir Korreshi ka publikuar një videomesazh ku hedh akuza për menaxhimin e pronave në Bashkinë Kolonjë, duke theksuar se ekzistojnë dokumente që vërtetojnë regjistrimin e tyre që prej vitit 2010. Me tone ironike, ai i drejtohet ministrit të Infrastrukturës dhe Energjitikës, Enea Karakaçi, duke i treguar dokumentet që dëshmojnë të kundërtën e deklaratave publike për mungesë pronash. Korreshi shfaq dokumentet në video dhe kritikon gjithashtu çështjen e infrastrukturës dhe patronazhimin politik, duke e mbyllur mesazhin me ironi për rritjen e çmimeve të perimeve, kryesisht domateve me 5 mijë lekë/kg.


Video e plotë:

Karakaç, erdha prapë unë. Shiko, te shtylla jote, të çoj selam. Edhe pse denoncove s’e ke bërë ti. Tani, meqë ti ishe hyrë në ca andrralla bukuroshe, unë po të them që ato që nxorre ti sot, urdhëro po i ke listën e pronave të Bashkisë Kolonjë, ish-komunës Kolonjë. Urdhëro, i ke. Shikoje njëçikë datën këtu? Tre protokolli, datë 07.01. 2010. Karakaç, unë nuk kam qenë në punë atëherë unë, por prapë vazhduan regjistrimet. Urdhëro Karakaç. Dhe tani për të gjithë ata që thoshin, nuk paska prona, pooo! Urdhëro Karakaçi! Ja ku ke, titulli i pronësisë, deri në fund. Po dëgjo, që të kesh ti mundësinë me e vizitu', shiko çfarë do të bëjë shoku jot, që ta jap këtë ty. E shikon këtë ti? Ja, ta ngul këtu në dru këtë! Ta ngul shoku jot në dru! Opa! Si do thoshte? Po nuk ngulet gozhda kështu, more Karakaç. Karafil, karafil!

Kape një çikë, kap! Ja ku i ke! Karakaç! O Karakaç! Kur ne regjistronim pronat e hallixhinjve, ti regjistron pronat e Palasës. Ne as nuk ndërtojmë ura që s'i gjejnë atje, as tunele, Karakaç. Edhe dritat, nuk i shesim telin e bakrit me alumin, aluminin për bakër. Shikoji njëçikë ato vaporet që s'punojnë, o Karakaç, se je ministër tani. Unë e di që je me letra. Po thuaji shefave të tu që të kanë bërë letrat dhe atyre të tjerët. Mos u mundo shumë! Se ja ku i ke pronat, unë po t'i lë këtu që t'i shikosh kur të vish, t'ia japësh atyre patronazhistëve të tu. Se nuk ka urista, ka patronazhista. Ata patronazhistët, ja ku i kanë këtu. Ta lexojnë dhe ligjin e ri, se janë me shkollë të lartë ata. 2020-ën. Mos t'ia heqim pronën njerëzve, o të bekuar! Se ja ku i kanë pronat të shkretat ata. I kanë këtu. Edhe një llaf dhe portaleve. Ju dua kaq shumë, po kaq shumë. Na pyesni edhe ne fshatarëve të shkretë se ju japim xhevap. Unë kurrë s'e kam mbyllur telefonin. E kam 23 vite me këtë numër telefoni. Dhe ju them, është Karakaçllik ajo që i ka dalë, o miq, është Karakaçllik.

Po kape shtyllën, ja! Sifoni ju nuk është prej druri. I ngulëm pronat këtu. O, t'i gëzosh, Karakaç! Këtu i ke. Hajde, merri! Karakaçio! Meqë foton ma kishe nxjerrë bukur, me sallator, atje te pronat, edhe unë ta kam gjetur një, a të keqen. I kam dhënë dhe një çikë kolorit dhe t'i hani gëzuar, se vajti 5 mijë lekë kilja e domates. Ja kaloi frutave, ja kaloi ananasit! O Karakaç! Ja po t'i lë vëlla këtu. Kur të vish të ndërrosh shtyllën rrezik jete, të marrësh letrat t'i japësh pronat njerëzve, merri selam dhe këto domatet t’i kesh./Dosja.al

saimir korreshi

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë