Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Politike
VIDEO- Momenti kur garda rrethon foltoren e Kuvendit, Rama-Nikollës: Të dalin jashtë këta, të përjashtohen
Momenti kur Rama i kërkon Nikollës të përjashtojë nga seanca dy deputetët e Partisë Demokratike.
10 Nëntor 2022, 14:43Nga A.B
Kuvendi
TIRANË- Kryeministri Edi Rama kërkoi nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla që të bëhej përjashtimi i deputetëve Edi Paloka dhe Bujar Leskaj nga Kuvendi. Në momentin e fundit, të seancës maratonë, teksa do votoheshin projektbuxhetet, Paloka shihet se është ende në këmbë e më pas niset drejt vendit të tij.
Në këto momente, garda rrethon foltoren, ndërsa Rama i jep direktiva Nikollës.
“A ka mundësi që këta të dy të dalin jashtë, të përjashtohen?”,- i thotë Rama-Nikollës.
“Një sekondë”- i përgjigjet kryetarja e Kuvendit e cila e mori këtë vendim pas përfundimit të seancës.
Sipas asaj që njoftoi Kuvendi, dy deputetët kishin konsumuar alkool, përdorën fjalor banal si dhe kryen veprime të pahijshme.