LIVE UPDATES
Politike

Zgjedhjet e 11 Majit/ Berisha: Pres çdo ditë socialistë që më thonë se do votojnë PD-në! Mes tyre ka dhe biznesmenë

Berisha më tej bën thirrje për emigrantët që kushdo që nuk është regjistruar, por që e lejon mundësia ekonomike të udhëtojë dhe të vijë ditën e zgjedhjeve për të votuar, do ishte jashtëzakonisht e dobishme.

1 Mars 2025, 16:17 Nga B.Z
Zgjedhjet e 11 Majit/ Berisha: Pres çdo ditë socialistë që
Sali Berisha

TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në takimin virtual që mbajti me emigrantët e diasporës u ndal te zgjedhjet e 11 Majit. Berisha deklaroi se çdo ditë pret në zyrë socialistë që i thonë se do votojnë PD-në. Sipas Berishës mes tyre ka edhe biznesmenë. 

Berisha shton se edhe dje ka pritur një qytetar nga rrethinat e Tiranës i cili i ka thënë që jo vetëm që do votojë, por do punojë me të tjerë për t’i bindur.

Berisha më tej bën thirrje për emigrantët që kushdo që nuk është regjistruar, por që e lejon mundësia ekonomike të udhëtojë dhe të vijë ditën e zgjedhjeve për të votuar, do ishte jashtëzakonisht e dobishme.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Së pari, iu përgëzoj shumë për punën e shkëlqyer që keni bërë në një mori takimesh dhe në zgjerimin e aktiviteteve, krijimin e seksioneve të reja, të cilat unë i kam ndjekur me shumë kënaqësi dhe meritoni përgëzime.
Takimet që keni organizuar për këto regjistrime dhe zgjedhjet janë një kontribut i madh që ju jepni për këto zgjedhje.
Ju siguroj se etapa që vjen pas regjistrimit është jo më pak e rëndësishme.
Dy momente duhet të keni parasysh pas mbylljes së regjistrimeve.
Të punoni me çdo shqiptar që njihni dhe që është regjistruar, në mënyrë që ai të votojë për PD-në, pavarësisht se kush e ka regjistruar, por edhe pavarësisht se çfarë bindjesh mund të ketë pasur.
Unë çdo ditë pres socialistë që vijnë nga zonë të ndryshme, edhe biznesmenë ka prej tyre, dhe më thonë se kemi ardhur për të garantuar se do votojmë kundër kësaj qeveria.
Edhe dje kam pritur një qytetar nga rrethinat e Tiranës. Erdhi e më tha, të lutem më llogarisni, se jo vetëm do votoj, por do punoj me të tjerë për t’i bindur.
Pra, kjo do jetë një detyrë shumë e rëndësishme.
Dhe tjetra, cilido që nuk është regjistruar, por që e lejon mundësia ekonomike të udhëtojë dhe të vijë ditën e zgjedhjeve për të votuar, edhe kjo do ishte jashtëzakonisht e dobishme.
Aq më tepër kur e thatë vetë që ka prej atyre që kanë problematikat e tyre për t’u regjistruar me dokumentet.
Në rast se e kanë emrin në lista, të vijnë në Shqipëri të votojnë.
Athina, ju organizuat një nga mitingjet më madhështore, më frymëzuese.
Dhe, ju falënderoj shumë për atë organizim të shkëlqyer.
Ju ftoj që këto orë që kanë mbetur, këto 72 orë, të bëjmë gjithçka për shumëfishimin e të regjistruarve, veçanërisht në zonat më të largëta, të cilët e kanë të vështirë ardhjen në ditën e zgjedhjeve.
Të bëni gjithçka për të fituar besimin e atyre që janë regjistruar, që të votojnë për PD-në.
Të bëni çdo gjë për të bindur dhe nxitur ata që nuk janë regjistruar, që janë në distanca të mundshme për të ardhur për të votuar, që më datën 11 maj, të mos i mungojnë Shqipërisë, por të vijnë në këtë apel historik për të ndihmuar atë.

sali berisha zgjedhje 11 maj

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen