Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Erion Veliaj pretendon se ka Hoxha ka blerë edhe vota, por edhe vendimin e Kolegjit Zgjedhor për të përsëritur zgjedhjet në Rrogozhinë, e po ashtu nuk i munguan as dozat e ironisë duke e cilësuar kandidatin demokrat si "bixhozxhi" dhe "matrapaz". Madje dhe "mësoi" banorët e Kryevidhit dhe jo vetëm sesi t'i merrnin dhe jo ti denonconin paratë që do t'u jepte në këmbim të votësh. Por në asnjë moment, nuk ka nxjerrë asnjë fakt. Edhe pse kërkoi që të ndërhynte drejtësia.
TIRANË- 3 ditë na ndajnë nga data e zgjedhjeve lokale që do të përsëriten në Rrogozhinë. E duket se kryebashkiaku i Tiranës, njëherazi dhe i deleguari politik i Partisë Socialiste për Qarkun Tiranë, Erion Veliaj do të luftojë me çdo kusht. Në një takim që ka zhvilluar në Kryevidh ka akuzuar kandidatin e Sali Berishës për blerje votash, por edhe blerje të vendimin për përsëritjen e zgjedhjeve, vendim i marrë nga Kolegji Zgjedhor. Në fjalën e tij, Veliaj pretentoi se Shkëlqim Hoxha i kishte dërguar mesazh ku i kërkonte para, për të lënë Partinë Socialiste që të fitonte. Por nuk u ndal me kaq.
Veliaj pretendon se ka Hoxha ka blerë edhe vota, por edhe vendimin e Kolegjit Zgjedhor për të përsëritur zgjedhjet në Rrogozhinë, e po ashtu nuk i munguan as dozat e ironisë duke e cilësuar kandidatin demokrat si "bixhozxhi" dhe "matrapaz". Madje dhe "mësoi" banorët e Kryevidhit dhe jo vetëm sesi t'i merrnin dhe jo ti denonconin paratë që do t'u jepte në këmbim të votësh. Por në asnjë moment, nuk ka nxjerrë asnjë fakt. Edhe pse kërkoi që të ndërhynte drejtësia.
"I kuptoj dinamikat, i kuptoj edhe demokratat që të thonë ky ka lekë. Ore ky që ka lekë, ky i lojrave të fatit, ky ishte ky gjatë tërmetit? Sa shtëpi bëri ky gjatë tërmetit? Pra pyetja nuk është a ka shumë lekë, por a ësh të njëri i mirë? Se lekë kanë plot njerëz që merren me punë të pista. Pse nuk i hodhi për tërmetin? është vetëm një mënyrë për të blerë ca vota. është vetëm një mënyrë për të shkuar në Tiranë e për t'u hap nëpër tavolina duke thënë se ata në Rrogozhinë unë i blej si keca. Për këtë duhen lekët? Kur ishte tërmeti nuk erdhën këta të lojrave të fatit për të na ndihmuar. Këta paskan lekë të madh. Kur dëgjoj që ka harxhuar 3-fishin e buxhetit të Rrogozhinës, pyetja është çfarë bëjnë organet ligjzbatuese? Kjo përsëritje e zgjedhjeve më dha mundësinë që të takoj më shumë njerëz. Unë po vij nga Tirana. Sali Berisha vjen nga Gjiri i Lalzit, bën një konferencë për shtyp dhe ikën prapë atje. Ilir Meta nuk ka dalë më nga Gjiri Lalzit që nga 14 maji. Ia zuri Goni në fyt me humbjen në Shkodër. Këta kanë vetëm hallin e tyre. Në këto pushimesh ne jemi të gjithë në fushatë, ata janë me pushime. Tashi janë përçarë edhe me njëri-tjetrin. Ky që kemi përballë më tha para ca ditësh, kam harxhu shumë lekë në fushatë, po mi kompesuat unë iki vetë. I thashë, unë së pari nuk unë bëj pazar se nuk kam bërë kurrë; së dyti trimat rrinë në luftë deri në fund; së treti unë besoj se do e mundim me një fitore të pastër. Fakti që po kërkon pazar do të thotë që nuk i ka ikur mentaliteti i bixhozxhiut. Çdo bixhozxhi mendon që tek dora e radhës do kompesoj edhe ato që ka humbur. Pra ai thotë humba tek dora e parë, humba në Gjykatë se mendoi se Gjykata do t'ja jepte afrofe. Përgjigjia ime është që ne nuk bëjmë pazar me matrapazët. Përgjigjien po ia jap LIVE. Do ta mundim pastër, bukur dhe pa gabime. O vllai nuk po them...merrja lekët Çimit se lekët e popullit po jep ai, jo lekët e veta. Po votën Edisonit, PS. Nuk jam kundra, nëse ai ka lekë, merrjani se të popullit janë. Por vota është e fshehtë. Votën Edisonit, njëshit tonë, për një fitore. është krim elektoral të shkosh dhe të blesh vota. Jam duke bërë shaka se është krim. Fakti që ka mbërritur për të bërë pazar, do të thotë që punët janë keq. Ne nuk bëjmë pazar me fatin e Rrogozhinës,"-tha Veliaj.
Deri tani, me gjithë këto pretendime që ka, Veliaj nuk ka shkuar në dyert e Gjykatës. Ndoshta do ta bëjë në ditët në vijim...
Frida Krifca Në datën 14, në protokollin e disa institucioneve shqiptare mbërriti një letër nga Drejtoria e Bujqësis&eum...
Mirela Kumbaro TIRANË- Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro pretendon se postimi i bërë prej saj në rrjetin e saj social ...
Flutura Acka TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Edukimit, Flutura Açka i ka dërguar një letër kryetares së Kuvendi...
Taulant Balla TIRANË- Taulant Balla njofton se i ka tërhequr vëmendjen strukturave të Policisë së Shtetit, për lejimin ...
Arben Ahmetaj Të dhënat e dosjes hetimore të Prokurorisë së Posaçme tregojnë se si taksapaguesit shqiptarë financ...
Arben Ahmetaj TIRANË- Ish-zv.kryeministri i vendit Arben Ahmetaj, edhe pse nuk ndodhet në Shqipëri, duket se informohet për çdo ...
Marrëveshja politike jozyrtare PS- PSD për qarkun e Shkodrës, funksionon. Bashkimi i votave në Këshillin e Qarkut Shkodër, ka sj...
Komisioni per shendetesine TIRANË- Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë ka miratuar g...
Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka përmendur 3 emra që sipas tij janë pronarët e inceneratorit të Tiran&e...
Pamje nga Komisioni TIRANË- Debate në Komisionin e Edukimit për projektligjin për studentët e Mjekësisë. Në fjal&eu...