LIVE UPDATES
Aktualitet

Prindërit trafikojnë djemtë adoleshentë në Angli, me ‘bekimin’ e tyre bëhen pjesë e bandave, The Telegraph: R

11 Nëntor 2019, 15:48 Nga DOSJA
Prindërit trafikojnë djemtë adoleshentë në Angli, me

BRITANI E MADHE– “The Telegraph” i ka dedikuar një artikull të rinjëve shqiptarë që nisen ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar për t’ju bashkuar karteleve të drogës.

Në artikull shkruhet, se me bekimin e prindërve, të rinjtë përveçse për një jetë më të mirë nisen për të bërë sa më shumë para pa marrë parasysh rreziqet e përfshirjes në punë ilegale.

Për vetëm 15 mijë paund, adoleshentët të frymëzuar edhe nga grupi “Hellbanianz” mashtrohen nga jeta e luksit që reklamohet në rrjetet sociale dhe marrin përsipër të gjitha rreziqet për të pasur të njëjtin status. E vetmja gjë që marrin parasysh është Policia, e cila ashtu si edhe prindërit e tyre nuk druhet t’i kursejë nga burgu për shkak të moshës.

ARTIKULLI I PLOTË: 

Prindërit në Shqipëri trafikojnë djemtë e tyre adoleshentë në Mbretërinë e Bashkuar për t’u bashkuar me bandat e krimit të organizuar që kontrollojnë pjesë të mëdha të tregut të kokainës në Britani.

Numri i të rinjve shqiptarë që trafikohen në mënyrë të paligjshme në Britani të Madhe me premtimin për të fituar mijëra paund nga shitja e drogës për bandat që operojnë në vend është në rritje.

Procesverbali i gjykatave tregon se shqiptarët adoleshentë, të cilët më së shumti kanë hyrë ilegalisht të fshehur në kamion, janë ndjekur penalisht pasi kapeshin me drogë me vlera më të mëdha se 200,000 paund.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA), Shqipëria është burimi më i madh dhe i vetëm i huaj i trafikimit të njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar me 947 raste referuar asaj në 2018, duke pësuar një rritje me 50 përqind që nga 2015.

“Shumica e djemve dhe të rinjve shqiptarë trafikohen me aprovimin e prindërve të tyre dhe premtimin për shpërblim financiar nga trafikantët,” tha Steve Harvey, një specialist ndërkombëtar i zbatimit të ligjit.

“Familjarët janë afruar me trafikantët dhe janë mjaft të angazhuar me mënyrën se si dhe se sa do të përfitojnë nga marrëveshja. Trafikantët dhe shfrytëzuesit u premtojnë atyre para, shumë para, dhe një punë të mirë kur djemtë të rriten. Bashkë me paratë, ata u premtojnë atyre strehim, ose rroba,”- i tha një burim anonim zyrës së hetimit.

“Në disa raste, anëtarët e familjes ishin drejtpërdrejt përgjegjës për rekrutimin dhe shfrytëzimin e viktimave të trafikimit.”

Gangsterët – veçanërisht bandë rruge e ashtuquajtur Hellbanianz që ka në përbërjen e saj të rinj shqiptarë në jug të Londrës – promovojnë stilin e jetës së tyre tek adoleshentët në vendlindje përmes mediave sociale.

Stephanie Schëandner-Sievers, një specialist shqiptar në Universitetin Bournemouth, tha se shfaqja e mirëqënies është thelbësore: Ata dërgojnë mesazhe në shtëpi  se kanë sukses dhe kanë bollëk parash, makina të shpejta, gra, gjerdan ari dhe ora Rolex.

Sidoqoftë, vihet në dukje se kishte edhe fëmijë të dërguar nga familjet e tyre për të pasur një shans për një arsimim të mirë dhe të ardhme më të shëndritshme se ajo që është në Shqipëri. Kjo sjell më shumë të ardhura për bandat e kontrabandës, të cilat vetëm për një kalim të paligjshëm sigurojnë deri në 15,000 paund.

“Trafikantët kanë rekrutë gati sepse prindërit kanë dëshirë që fëmijët e tyre të shkojnë jashtë vendit dhe kanë dëshirën për t’i dërguar jashtë sa më të rinj,” thuhej në një raport të Zyrës së Brendshme.

Tipik është rasti i Endrit Vishajt, i cili hyri në Angli ilegalisht në moshën 16 vjeçare, i fshehur në një kamion që e solli në Solihull në Midlands. Tani, 18 vjeç, ai po vuan dënimin me katër vjet e katër muaj burg për tregëtim të kokainës.

Ai u kap në një park automjetesh në Bilston duke drejtuar një BMË në të cilën oficerët e policisë gjetën dy qese një kilogramë kokainë të cilësisë së lartë me vlerë 200,000 paund dhe me 55,500 cash para të gatshme – i riu paguhej për punën e tij vetëm 1000 paund.

Një tjetër është Klevis Drazhi, 20 vjeç, i kapur me 11 doza kokainë në Moorgate, Londër, dhe është burgosur për 18 muaj. Në Gjykatë, ai pretentoi se ishte detyruar të furnizonte drogë nga një anëtar i mafies shqiptare, pasi hyri në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar dhe i duhej që të paguante borxhin.

Alfred Hamzaj, 22 vjeç dhe u burgos për tetë muaj pasi u kap me katër kilogramë kanabis. Ai pretendoi se ai kishte rënë pre e rrjetit pasi kishte humbur punën e tij në një lavazh dhe për shkak të statusit të tij si emigrant i paligjshëm nuk kishte asnjë zgjedhje tjetër,

Por ka edhe raste të tjera. Adnani u detyrua që të emigronte që  16 vjeç pasi njerku i tij e kishte nxjerrë nga shtëpia. Ai u nis për në Angli pasi ishte vendi kur dikur kishin jetuar prindërit e tij.

Në kërkesën e tij për azik ai thoshte: Nuk mund të kthehëm në Shqipëri pasi nuk kam njeri. Askush nuk kujdesej për mua. Dua të vazhdoj shkollimin tim. Nëse kthehem do të lihem në rrugë. Nuk e di se si do ta përballoj. ”

Ai humbi të drejtën për të qëndruar në vendin ishullor dhe menjëherë pas mohimit ai u zhduk nga vendi ku edhe mbahej.  16-vjeçari në vend që të jetojë në rrugëve të Shqipërisë, ai tani është një fëmijë pa dokumente që endet në Mbretërinë e Bashkuar.

Përkthyer nga The Telegraph

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet hellbanianz trafikimi i te rinjve ne angli hellbanianz trafikimi i te rinjve ne angli

Sondazh

Poll

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd