LIVE UPDATES
Bota

Pse rrezikohet më fort Gjermania në valën e dytë të COVID-19?

20 Dhjetor 2020, 12:38 Nga DOSJA
Pse rrezikohet më fort Gjermania në valën e dytë të

GJERMANI– Gjermania e kaloi fazën e parë të pandemisë më mirë se shumica e shteteve të tjera. Në këtë valë të re të Covid-19, është nga shtetet më të rrezikuara.

Gjendja në Gjermani nuk është e mirë. Të enjten (17.12.), për herë të parë, pati rreth 1000 të vdekur – brenda 24 orësh. Të premten u raportuan mbi 33 mijë infektime të reja, brenda një dite. Po të kujtosh se në Gjermani, në fazën e parë te pandemisë shifra maskimale e infektimeve ishte 6000 infektime në ditë, del më në pah ndryshimi. Përsa i përket numrit të përgjithshëm të të vdekurve: janë mbi 24.000 të vdekur gjithsej. Pa asnjë dyshim, çdo jetë e humbur është shumë.

Por megjithatë shifrat ende mbeten më të ulëta se në shtetet fqinjë me Gjermaninë. Njëkohësisht: ritmi i shtimit të infektimeve është shqetësues.

Kjo e bëri politikën të shpallë që prej së mërkurës (16.12.), fillimisht për tre javë e gjysmë, një mbyllje të re të jetës publike. Me përjashtim të bizneseve me rëndësi jetësore si p.sh. farmacive, dyqaneve të ushqimeve, postave ose pikave të karburantit, të tjerat janë mbyllur. Por: nuk ka ndalim të përgjithshëm liri-daljeje,  si ka pasur p.sh. në Francë apo në Spanjë. Vetëm Bavaria dhe Saksonia kanë ndaluar lëvizjet natën.

SHKAQET PËR KEQËSIMIN E GJENDJES

Sipas Institutit Robert Koch, shkaqe logjike nuk ka. Ajo që diskutohet është radha e masave që u morën apo duhet të qenë marrë. Konstatohet që shtetet aziatike, me përvojë më të madhe me pandemitë këtë mijëvjeçar, reaguan me masa ekstreme drastike, që në krye.

Në Gjermani diskutohet se mbyllja drastike e jetës publike duhet të ishte bërë një muaj më parë, jo vetëm tani. Atëherë kur nisi rritja eksponenciale, dhe kancelarja Merkel e kërkoi këtë nga rajonet, landet federale.

Por në lande numri i infektimeve ishte i ndryshëm. Kështu që u ra dakord vetëm për një mbyllje të lehtë, që nga shumë njerëz këtu, në fakt, as u ndje si mbyllje. Nga sipërmarrjet po. Me shtimin e aktiviteteve tregtare për festat e fundvitit, u shtuan edhe infektimet.

Një faktor i dytë që ndikoi keqësimin ishte edhe një ndjenjë e gabuar e sigurisë. Shumë njerëz njihnin dikë që e kishte kaluar lehtë Coronan. Por spostonin në mendje ata që kishin ndërruar jetë. Kjo çoi në rritje të infektimeve, më dukshëm kjo u pa në landet lindore të Gjermanisë, që në valën e parë të pandemisë u prekën tepër pak.

Në përgjithësi, në Gjermani, tani incidenca është e lartë. Më shumë raste se Gjermania tani kanë vetëm Italia dhe Britania e Madhe: Gjermania ka pasur së fundi 341 raste për 100.000 banorë për 14 ditë. 428 raste ka pasur Italia, 348 Britania e Madhe. Por Franca ka pasur më pak: 236 raste për 100.000 banorë, brenda 14 ditësh.

KU INFEKTOHEN MË SHUMË NJERËZIT NË GJERMANI?

Një nga vatrat kryesore mbeten ambjentet private. Kjo i ka bërë autoritetet që t’u rekomandojnë njerëzve të mbajnë maskë, edhe kur të takohen për Krishtlindje me njerëz të familjes, me të cilët nuk banojnë zakonisht në një shtëpi.

Burim tjetër i njohur i infektimit janë shtëpitë e përkujdesjes për të sëmurët kronikë, shtëpitë e pleqve. Në dallim nga spitalet, në këto ambjente është më vështirë që të kontrollohen të gjithë ata që hyjnë. Qeveria po mendon të futë teste të detyrueshme për vizitorët. Por për këtë nevojitet më shumë personel sanitar.

PSE NUK I NISI MË PARË VAKSINIMET GJERMANIA?

Në Gjermani vaksinimi pritet të fillojë në datën 27 dhjetor, pasi në datën 21 dhjetor pritet licensimi i vaksinës së Biontechut në BE. Deri në mes të janarit pritet të licensohet, në BE, edhe vaksina e Modernas. Dhe kjo është një rreze shprese në horizont.

Vaksinën e parë kundër Covid-19, me të cilën po kryhen vaksinime në Britaninë e Madhe dhe në SHBA, e krijoi laboratori gjerman Biontech, i cili më vonë mori si partner Pfizer-in amerikan. Po pse nuk e licensoi Gjermania vetë vaksinën e shpikur në Gjermani, të Biontech/Pfizerit? Këtë qeveria gjermane e kishte në dorë ta bënte.

Së pari, për të treguar solidaritet në BE me shtetet e tjera të BE, me numër edhe më të madh viktimash se Gjermania dhe që janë në pritje të vaksinës.  Nëse ka një mendësi të përbashkët në BE, ajo duhet të tregohet në veprime solidare, kur ka kriza, tha ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë, Jens Spahn.

Së dyti, për t’u siguruar për efektet anësore, që vaksina të kalonte një procedurë të rregullt licensimi në BE. Testimet paraprake në SHBA mendohet se nuk janë kaq rrënjësore sa në BE.

Së treti, ndoshta edhe për të mos krijuar përshtypjen se fillimi i vaksinimit do të ishte fundi i pandemisë dhe një sinjal për shkujdesje.

Për momentin, mendohet se personat që do të vaksinohen, vetë do të jenë imunë, për gjashtë muaj të paktën. Mendohet se virusi, ata, nuk do t’i dëmtojë më. Por ende nuk ka të dhëna të mjaftueshme për ata që kanë qenë më parë të infektuar me Covid-19: se po e rimorën virusin ata, a ua përcjellin atë apo jo të tjerëve.

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota situata pandemike vala e dyte ne gjermani situata pandemike vala e dyte ne gjermani

Sondazh

Poll
Bota 20 Dhjetor 2020, 12:07

BRITANIA E MADHE-Planet e udhëtimit të shumë britanikëve janë anuluar, pasi qeveria ka marrë masa për izolimin e vendit, si pasojë e zbulimit të një mutacioni t...

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit